LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arta Marku: SHBA më ka sjellë të dhëna për Adriatik Llallën

15 Mars 2018, 20:45, Aktualitet CNA
Arta Marku: SHBA më ka sjellë të dhëna për Adriatik

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është treguar e rezervuar të flasë për paraardhësin e saj në këtë detyrë, Adriatik Llalla. Ajo tha se e ka gjetur organin e akuzës me shumë probleme.

?Nuk mund të them se nuk është punuar, por ka pasur gjëra që nuk ecnin. Kam vënë re se në disa çështje duhej të ishte ecur më shumë? ? tha ajo në intervistën për Sokol Ballën në Vizion+.

E pyetur për largimin e krerëve të prokurorive në rrethe të cilët ishin ?të besuar? të Adriatik Llallës, Marku thotë se lëvizjet nuk janë të forta.

?Lëvizjet kanë qenë të menduara mirë. Nuk janë bërë në nxitrim e sipër. Është marrë parasysh edhe opinioni në ato prokurori ku janë bërë lëvizje. Ju garantoj që nuk ka asnjë lidhje të lëvizjeve me paraardhësin tim. Opinion për paraardhësit e mi? E kam një mendim, por nuk është etike të flas për ta. Adriatik Llalla? Kam një opinion edhe për të. Punën e tij e ka vlerësuar publiku. Unë e mbështes publikun? ? tha Marku.

Përsa i përket vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t?i penguar hyrjen Llallës në SHBA dhe duke e akuzuar atë për korrupsion, Marku thotë se ka marrë sqarime nga ambasada e SHBA në Tiranë, por pa specifikuar nëse do të hapë një hetim.

?Për heqjen e vizës nga ana e SHBA, jam ndier shumë keq, të them të drejtën. Është një vendim i rëndë aq më shumë që bëhet fjalë për paraardhësin tim. A po e hetoj Llallën? DASH nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri është treguar i gatshëm të japë bashkëpunim për dhënien e drejtësisë. Edhe në këtë rast ka ofruar bashkëpunim dhe të dhëna. A do të hapet një hetim? Nuk mund të flas më tej për këtë çështje? ? e mbylli Marku këtë temë. /TPZ

Lajmet e fundit nga