LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po hetohen kontratat e lobimit të Bashës?/ Ja çfarë thotë Arta Marku

15 Mars 2018, 21:44, Aktualitet CNA
A po hetohen kontratat e lobimit të Bashës?/ Ja çfarë

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Vizion Plus, ku ka folur mes të tjerave, edhe për lobimin rus në interes të Lulzim Bashës.

Ajo ka treguar se në dosjet e reja që kanë në duar prokurorët, përfshihet edhe çështja e fundit e kontratave lobiste të PD, që dyshohet se ka shtrirje edhe ndikimi rus.

?Ajo është një nga dosjet e reja që është në hetim?, tha Arta Marku për gazetarin Sokol Balla.

Më tej, duke folur nëse do të shtrihet edhe më gjerë hetimi i Prokurorisë, mbi paqartësitë financiare të partive politike në vend, tha:

“Prokuroria po bën punën e saj me profesionalizëm, është çështje e re, është në hapat e para të hetimit dhe s?është ligjore të flas me të.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga