LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me tenderin e UKT/ Si u favorizua firma me çmimin më të lartë

14 Mars 2018, 18:57, Politikë CNA
Skandali me tenderin e UKT/ Si u favorizua firma me çmimin më

Ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë, ku theksoi se çmimi është i justifikueshëm dhe i ulët, si dhe këshilloi qytetarët që të mbyllin çezmat teksa lajnë dhëmbët.

Sigurisht që janë konsumatorët e kryeqytetit ata që e vuajnë rritjen e çmimit të ujit dhe paguajnë një për një litrat që harxhojnë si dhe taksat e shpërndarjes së tij. Por ndërkohë që nga njëra anë flitet për kursim të këtij uji për të mos u shtrenjtuar çmimi i tij, nga ana tjetër shpenzimet për blerjen e kimikateve të dobishme që i hidhen ujit të pijshëm kapin vlerën e qindra milionave lekë.

Vetëm një javë më parë u mbyll tenderi në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë për blerjen e kimikateve te tilla si Hipoklorit Na, Acid Klorhidrik dhe Poliklorur Alumini.

Në këtë tender kanë marrë pjesë katër subjekte të cilat kanë paraqitur secila ofertën e tyre ekonomike.

Mirëpo rezulton se tenderi është fituar nga subjekti që ka ofruar ofertën më të lartë ekonomike që kap afërsisht shifrën 840 milion lekë (të vjetra) për blerjen e kimikateve për UKT.

Ndërkohë tre subjektet e tjera që kishin paraqitur ofertë ekonomike kapnin përkatësisht vlerat:

460 Milion (të vjetra) operatori i 1

500 Milion (të vjetra) operatori i 2

dhe 560 Milion (të vjetra) operatori i 3.

Ndërkohe dy subjekte të tjera nuk kanë fituar pasi as nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike.

Me një llogari të thjeshtë pa qenë nevoja të jesh një specialist i fushës e kupton se tre subjektet e lartpërmendura janë eleminuar padrejtësisht, ndonëse kanë ofruar shifrën më të ulët për tenderin e kimikateve.

Operatori që e ka fituar është ?W.Center?sh.p.k, i cili ka ofruar shifrën më të lartë pra atë të 840 mln lekëve, sic shihet edhe në fotot e mëposhtme.

I njëjti subjekt ka fituar edhe vitin e kaluar kundrejt disa operatorëve të tjerë duke fituar tenderin për 960 milionë lekë.

Pra ndërkohë që ne duhet të kursejmë ujin dhe të mbyllim çezmat sa herë lajmë dhëmbët, kompanitë që abuzojnë me tenderat fitojnë të paktën 300 milionë lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Një qytetar denoncon në JOQ.al:

Pershendetje! Perpara 1 jave eshte mbyllur tenderi i UKT per blerje Kimikate. Vlera e ketij tenderi ka qene diku tek 900Milion leke, kane marr pjese 4 subjekte, ku 3 te paret jane eliminuar padrejtesisht ose i kane hapur rruge operatorit te 4 per ta fituar operatori i 4 Wash Center! Ky operator e ka fituar dhe vjet me kete vlere tenderin, dhe gjithe ky maskarallek behet vetem per faktin qe te vjedhin Drejtori i Ujesjelles duke marr ryshfet nga subjekti. Rreth 360 Milion vlera e demit qe fusin ne xhep Drejtori i Ujesjellesit te Tiranes dhe ata qe ka siper vetes! Edhe sikur te jene me te drejte eshte nje dem qe i bejne shtetit me 360Milion leke, qe i fusin ne xhep drejtorat me shoke.”

I ftuar në studion e Bashkim Hoxhës, ditën e djeshme Veliaj u pyet për rritjen e faturës së ujit të pijshëm dhe për çudinë e të gjithëve, ai tha se Tirana është qyteti më i lirë në faturën e ujit.

Madje ai shkoi më tej duke thënë:

Sikur 20 sekonda të mbyllet çezma, kompensohet rritja e çmimit të ujit. Psh., je duke larë dhëmbët? Mbylle çezmën teksa i shkumon… e kompenson.”/JOQ.al

Lajmet e fundit nga