LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA: Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj profesionale

14 Mars 2018, 16:37, Aktualitet CNA
SHBA: Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, i cili po qëndron në Beograd në kuadër të një vizite në rajon  nxiti reagime të pushtetit në Serbi edhe me takimin me partitë opozitare serbe.

Takimi u bë të mërkurën në Beograd, raportojnë mediat serbe dhe ato kosovare, dhe midis të tjerave Mitchell tha se askush nuk mund të vërë veto ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet tyre.

“Tash është koha për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve”, tha ai pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Mitchell tha se SHBA besojnë që pikëpamja për një Serbi të lirë e të përparuar në paqe më fqinjët dhe e integruar në perëndim, është qëllim i përbashkët.

SHBA mbështesin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa theksoi se Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake që nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe në vazhdojmë të themi se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla”, tha ai, citon ?Zeri.Info?.

Kosova synon shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kërkojnë që kjo të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, gjë që është pamundësuar për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi mospajtimin me ngritjen e ushtrisë ndërsa tha se Serbia është e gatshme për kompromis por jo edhe si u shpreh, “përuljen e popullit serb”.

Ai tha se Serbia ka përmbushur marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe akuzoi Kosovës që nuk ka themeluar asociacionin e e komunave me shumicë serbe. /CAN.al

Lajmet e fundit nga