LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moto-bomba ndaj Kullës/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarve

14 Mars 2018, 08:55, Kronika CNA
Moto-bomba ndaj Kullës/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarve

Ngjarja që tronditi Shkodrën pikërisht në përvjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ku Lulzim Kullës ju vendos një moto-bombë, nuk është pranuar në asnjë moment nga tre të arrestuarit.

Endri Çopja dhe dy personat e tjerë të arrestuar për atentatin e dështuar kundër Lul Kullës, teksa janë marrë në pyetje, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit.

Secili prej tyre, para policisë ka ndërtuar një alibi, duke filluar nga blerja e 20 kg drogë e deri tek padijenia e çelësave të makinës ?ËV Cady? që janë gjetur në banesë, makinë më të cilën prokuroria dyshon se autorët kanë transportuar moto-bombën dhe më pas janë larguar.

Çopja ka pohuar se ditën e krimit ka qenë në Shkodër dhe se në këtë qytet i ka blerë një personi me emrin ?Toni?, një sasi prej 20 kg hashash. Por këtë person, ai nuk ka qënë në gjëndje të njihte dhe ta identifikonte plotësisht, pasi nuk ia dinte mbiemrin.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerës nr.1, në orën 90:33, gati në mes të rrugës, sapo futesh nga rrethrrotullimi i lagjes ?Rus? për në vendngjarje, në pamje të videos duket nga mesi e poshtë një person, i cili ka në dorë një motor dhe përshkruan rrugën nga ana e djathtë kur i rri përballë dhe kalon në krahun e majtë.

Nga tërësia e hetimeve të kryera është arritur në përfundimin se shtetasi Endri Çopja është një nga autorët dhe bashkëpunëtorët e dyshuar të veprave penale, për të cilat parashikohet një dënim jo më i ulët në maksimum se katër vjet.

Në këto rrethana mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkodrës, ka caktuar masën e sigurimit ?arrest në burg?. Në datën 7 shkurt 2017, është nxjerrë urdhri i ekzekutimit përkatës dhe i është dërguar Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për ekzekutim, ku në datën 8 shkurt 2018, në orën 13:00, është bërë ekzekutimi i vendimit për të dyshuarin Endri Çopja,i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ?vrasjes në rrethana të tjera cilësuese? e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, ?shkatërrimi i pronës me eksploziv? e kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?.

Çopja:I bleva Tonit 20 kg hashash

I pyetur për faktin që i ngarkohet, Endri Çopja ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ai ka marrë dhe drejtuar disa herë mjetin ?Volsvagen Cady?, me ngjyrë të bardhë, me targë AA 801 RP, të cilin ia ka marrë pronarit të mjetit që e ka shok dhe e thërret Nertil, shtetasin Stiliano Gjyla, i cili është edhe shok me Argel Lulaj. Në një nga rastet ka shkuar me këtë mjet në Tiranë para vitit të ri ku edhe është gjobitur nga policia.

Në Shkodër ka qenë disa herë dhe ka ardhur për të blerë hashash te një djalë që banon në fshat dhe e thërret Toni, por nuk ia di emrin e plotë dhe banesën. Në Shkodër ka ardhur edhe në datën 13 janar 2018 dhe është ndalur në unazë dhe ka takuar Tonin dhe aty ka parkuar edhe mjetin ?Volsvagen Cady?.

Më pas, Toni e ka çuar në një vend ku i ka shitur 20 kg hashash dhe ka shkuar me mjetin e Tonit deri në Elbasan. Të nesërmen pasdite, në datën 14 janar 2018 ka ardhur nga Elbasani me shokun e tij Argel Lulaj me mjetin e tij ?Volsvagen Golf?, me ngjyrë gri, me targë që nuk ia mban mend, ku ka ardhur në Shkodër dhe ka marrë mjetin ?Volsvagen Cady? dhe janë kthyer në Elbasan, raporton shqiptarja.com

Aty ka vënë re se i kishin thyer një nga xhamat e pasmë të mjetit dhe është ndaluar në Tiranë për ta rregulluar, por nuk ka arritur dhe më pas ia ka dhënë mjetin Argelit për t?i rregulluar xhamat dhe i ka rregulluar në një ditë tjetër. Ai nuk mban mend se çfarë numri telefoni ka pasur vetë dhe as Argeli apo Toni.

Dëshmia e Argel Lulaj

Është pyetur Argel Lulaj, i cili ka deklaruar se jeton vetëm në banesë pasi familjarët i ka në Itali. Ai ka në pronësi një mjet ?Volsvagen Golf 5?, me ngjyrë gri, me targë AA 975 KU. Më pas nuk ka dhënë asnjë deklarim në lidhje me pyetjet që i janë bërë. Më parë ai kishte deklaruar se nuk ka qenë në Shkodër prej shumë kohësh dhe se shtetasin Endri Çopja e ka shok dhe e ka njohur nga vëllai i tij Kledjan Çopja me të cilin ka qenë në shkollë.

Dëshmia e Serxhio Tetës

Shtetasi Serxhio Teta, ka deklaruar se shtetasin Argel Lulaj e ka djalë teze, ndërsa Endri Çopja e ka shok. Ai ka në pronësi një mjet BMË seria 1 dhe më parë ka pasur një ?Golf 4? por e ka shitur. Në lidhje me çelësat e mjetit ?Cady? të gjetura në banesë, ai ka deklaruar se nuk janë të atij mjeti dhe se nuk e ka parë asnjëherë atë mjet dhe nuk ia ka parë duke e përdorur as Argelit por janë të mjetit që ka pasur Golf 4.

Ai nuk ka qenë në Shkodër ndërsa në Tiranë ka shkuar shpesh dhe se në datën 18janar 2018 ka qenë në Tiranë dhe është takuar rastësisht me Argelin dhe kanë pirë kafe te një lokal para një servisi dhe nuk e di se me çfarë makine ka qenë Argeli.

Gjetja e furgonit dhe municionet

Është pyetur shtetasja Marga Gjyla, e cila ka deklaruar se djali i saj Stiliano Gjyla ndodhet prej kohësh në Itali dhe nuk ka pasur asnjëherë makinë në pronësi dhe as Volsvagen me ngjyrë të bardhë. Ai i ka marrë shokëve mjetin kur i duhej dhe kryesisht një mjet me ngjyrë të zezë.

Ajo nuk i njeh shokët e Stilianos.Në lidhje me ngjarjen janë pyetur edhe shtetasit Bruno Hazizolli, Martin Kosumaj, Gazmir Teta, Fabjol Teta etj., të cilët kanë dhënë sqarime për ngjarjen.

Ndërkohë në zbatim të vendimeve të gjykatës janë kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndryshme dhe në banesën e shtetasit Serxhio Teta janë gjetur një paketë kartoni me 53 fishekë pistolete dhe një fishek automatiku dhe çelësi i mjetit ?Volsvagen Cady?, me targë AA 801 RP.

Çfarë u gjet në vendin e shpërthimit

Gjatë hetimit rezultoi e provuar se në datën 13 janar 2018, ku në orën 10:30 në rrugën ?Pogej? të lagjes ?Partizani?, pranë vendit të quajtur markata ?Rus?, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka qenë e vendosur në një motoçikletë ?Piaggio?. Lënda plasëse ka shpërthyer pak momente pasi në vendngjarje është parkuar automjeti me targë AA 444 PX, e cila ishte në drejtim të shtetasit Lulzim Ademi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar objekti dykatësh, objektet përreth, automjete si dhe kanë mbetur të dëmtuar disa persona dhe konkretisht shtetasit Lulzim Ademi (Kulla), Gentian Suca, Ditmir Myftija, Pjetër Dakaj, Pjetër Arra, Arolta Gjonaj, Rajka Gardasevic dhe Merita Canaj. Në vijim të hetimeve është bërë këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes ku janë sekuestruar një sërë sendesh dhe provash materiale.

Gjatë këqyrjes konstatohen dëmtime të ndërtesës dykatëshe, të fasadave të xhamit, dëmtime të objekteve përreth. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë marrë në cilësinë e provës materiale një automjet tip ?Toyota? me targë AA 444 PX, e përdorur nga i dëmtuari për të ardhur nga banesa e tij deri në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu është gjetur dhe fiksuar një motoçikletë, model ?Piaggio?, pa targa e dëmtuar thuajse plotësisht, një aparat telefoni celular model Iphone, një portofol brenda të cilit gjenden një sasi parash dhe dokumente identifikuese të shtetasit Lulzim Ademi, një pult makine, një pult i dëmtuar, copa të ndryshme metalike dhe sintetike. Ngjarja ka ndodhur në një orar ku fluksi i njerëzve në këtë zonë është i madh për shkak edhe të tregut që ndodhet aty pranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, provat e administruara, nga pamjet filmike dhe deklarimet e dëshmitarëve rezulton se shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur pikërisht në vendin ku ndodhej e fiksuar motoçikleta e vogël, pa targa, e cila ka pësuar dëmtime sidomos në pjesën fundore të saj. Në lidhje me këtë fakt është përpiluar akti i ekspertimit tekniko-xhenier dhe i është dhënë ekspertëve në vendin e ngjarjes ku për shkak të rrethanave nuk është përfunduar akti i ekspertimit xhenier.

 

 

Lajmet e fundit nga