LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Monika kryemadhi sulmon Ramën dhe i "lëpihet" Bashës

14 Mars 2018, 21:36, Politikë CNA
Monika kryemadhi sulmon Ramën dhe i "lëpihet" Bashës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë e pranishme në studion e televizionit News24, ku ka folur rreth një prej temave më të debatuara të ditëve të fundit, atë të lobimit rus të Lulzim Bashës, në SHBA.

Monika Kryemadhi, teksa mori në mbrojtje Lulzim Bashën, tha se shkrime si ai i “MotherJones”, nuk është hera e parë që bëhen, dhe se sot kundrejt pagesës, është shumë e lehtë të bëhen shkrime në dëm të një partie apo një tjetre.

Ajo u shpreh se personalisht ishte kundër kompanive lobuese, pasi ato janë të shtrenjta.

“Po investigimet që kemi dëgjuar dhe lexuar ne për Edi Ramën, nuk kemi parë që të flitet kaq shumë minuta për trafikun e drogës, për bandat, për krimin e organizuar në Evropë, i cili drejtohet nga Shqipëria. Me sa kam kuptuar me aq kohë sa jam në politikë, sot me pak dollarë mund të hedhësh shkrime në çdo gazetë dhe në çdo media po të jetë fjala për të sharë dhe për të sulmuar. Ajo çka dua të them është se kompanitë lobiste nuk ka ndonjë rëndësi, nëse janë ruse, gjermane, amerikane, hebre apo italiane. Unë vetë si Monikë jam kundër kompanive lobiste. Përveçse janë shumë të shtrenjta, janë dhe kompani që funksionojnë me një lloj strategjie të të bëj pak pis sot, që nesër të të pastrojë. Dhe tjetra, ajo çka dua të them, është se unë jam shumë e hapur që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rruga më e mirë për të bërë lobizmin dhe për të qenë institucional është Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht marrëdhënieve që mund të kenë parti të caktuara, apo individë të caktuar me ambasadën, me stafin e ambasadës, me stafin lokal të ambasadës, sepse ka dhe staf lokal të ambasadës, të cilët janë shqiptarë, kanë interesat e tyre, kanë familjarë të tyre që punojnë, kanë bizneset e tyre dhe mund të kenë konflikt interesi, pavarësisht nga kjo në fund të ditës ata janë të detyruar që çdo parti politike që kërkon të bëj një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e detyruar që t?i drejtohet Ambasadës së SHBA dhe ata t?i marrin përsipër axhendën. Nga ana tjetër, kompanitë lobiste në Shqipëri nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe, sepse për momentin Shqipëria sot ka nevojë për të nxjerrë vendin nga varfëria, për të luftuar krimin dhe drogën, gjë që të cilat nuk i bëjnë kompanitë lobiste. Kompanitë lobiste mund të sigurojnë dy fotografi, një takim apo një kafe, gjëra të cilat për mua nuk janë asgjë. Nuk janë të nevojshme dhe nuk janë të rëndësishme absolutisht.”, – tha Kryemadhit.

Më tej ajo është shprehur se kompanitë lobiste për foto janë kot, por kompanitë që janë për të prodhuar të mira, është diçka tjetër.

“Po jo kompani lobiste për të bërë fotografi dhe as për të takuar, por kompani lobiste për të prodhuar. Pra ashtu, sikurse Partia Demokratike ka bërë një program fantastik për zgjedhjet e 2017-ës, unë nuk e kam lexuar për hir të së vërtetës, por nga shumë miq të mi që janë të huaj, më kanë thënë, që edhe ata nuk është se kanë punuar me kompani lobiste, kanë punuar me strukturat e CDU më duket, të cilët kanë një pasur ekonomik jashtëzakonisht të mirë dhe është një program shumë i mirë për të nxjerrë dhe për të kaluar këtë situatë të tmerrshme ekonomike që po kalon Shqipëria në një fazë tjetër, për sa i përket rritjes së investimeve të huaja.”, – theksoi Kryemadhi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga