LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi tregon pse nuk e votoi Partia Demokratike Vettingun në polici

14 Mars 2018, 20:40, Politikë CNA
Kryemadhi tregon pse nuk e votoi Partia Demokratike Vettingun në polici

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe, është e ftuar në studion e emisionit “Repolitix” të gazetarit Denis Minga.

Teksa ka komentuar aktualitetin politik në vend, ka shpjeguar edhe arsyen përse Partia Demokratike nuk e votoi Vettingun në Polici, siç e bëri LSI.

“PD abstenoi, edhe ajo e donte, por zgjodhi një taktikë tjetër. PD bëri edhe një herë shpjegim. Të shikojmë me cfarë hapash do të ecë Xhafaj dhe policia për të bërë ndoshta më vonë edhe një amendim të këtij ligji.”, – tha Kryemadhi.

Më tej ajo i ka kthyer përgjigje pyetjes së gazetarit Minga, nëse LSI është munduar të negociojë me PD-në apo jo.

“Ne kemi diskutuar, por ishin më shumë të fokusuar te ligji për rregulloren. Kjo ishte një lloj ndarje, ne ishim përgjegjës për Vettingun ata (PD) për rregulloren, e cila duhet të kalojë me konsensus. Në të kundërt, po kur të mos jetë PS në pushtet dhe ta bëjë rregulloren si i do kokrra e qejfit.”, – deklaroi Kryemadhi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga