LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë: Naftëtarët sërish në protestë

14 Mars 2018, 20:18, Aktualitet CNA
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë: Naftëtarët

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë protestat e naftëtarëve të Uzinës së Ballshit.

Sipas KSSH, kësaj proteste do t’i bashkohen minatorët nga i gjithë vendi, dhe do të zhvillohet tek Ministria e Financave dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Njoftim i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë për mediat:

Nesër e ejnte datë 15.03.2017 ora 09:30 përfaqësues të 1200 naftëtarëve të Uzinës së Ballshit në drejtimin e përfaqësuesve tw Konfederatës së Sindikatave nisin protestën përpara Ministrisë së Financave dhe më pas përballë godinës së Parlamentit.

Protestës së naftëtarëve të Ballshit do ti bashkohen edhe minatorët nga i gjithë vendi, të cilët i bëjnë apel qeverisë dhe Kuvendit të mos e zvarrisë më statusin e minatorit.

Zëdhenësi i zyrës shtypit KSSH, Nikoll Doci /CNA.al

Lajmet e fundit nga