LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti socialist: Luli me Ramën takohen fshehurazi

14 Mars 2018, 17:37, Aktualitet CNA
Ish-deputeti socialist: Luli me Ramën takohen fshehurazi

Ish-deputeti socialist, lëshoi deklarata të forta për një ?bashkëpunim të fshehtë? apo ?takime të fshehta? midis dy liderëve Basha dhe Rama, të njohur si dy ?armiq të betuar? në politikë.

I ftuar në studion e ?Ditë e Re? Eduart Ndocaj tha: ?Basha dhe Rama duken si binjakë se janë edhe të dy të gjatë. Ata do dalin bashkë këto zgjedhje. Ndaj nuk besoj të bëj aleancë me asnjërin. Kujtoni se ata nuk bëjnë edhe takime të fshehta?! Si dashuria me shikim të parë janë të dy që kur ishte Luli në çadër. Iu dhimbs Ramës atëherë kur ishte luli në çadër dhe kanë nisur bashkëpunimin. Nga ana tjetër opozita nuk po bën rolin e saj por bashkëpunon me qeverinë. Një djalë nga Fushëkuqja u arrestua vetëm se po rregullonte avllinë.  U quajt ?ndërtim pa leje.  Mund ta gjobisësh, por jo ta arrestosh se nuk ka bërë krim?.

Ndocaj thotë se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore për kryetar bashkie në Lezhë dhe shpreson të fitojë./CNA.al

Lajmet e fundit nga