LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Vasili zbardh qëndrimin ndaj Ramës dhe raportet me PD

14 Mars 2018, 13:27, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Vasili zbardh qëndrimin ndaj Ramës dhe raportet me PD

Kreu i grupit parlamentar të LSI në një intervistë ekskluzive për CNA.al (CityNews Albania) ka komentuar deklaratat e djeshme të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, të cilat në media u lakuan si ?dorë e shtrirë ndaj kryeministrit Rama?, qëndrimin e LSI-së ndaj qeverisë si dhe marrëdhënien me PD.

I pyetur nga CNA.al se cili është qëndrimi i LSI-së ndaj Ramës, Vasili tha se ?LSI ka përvijuar rrugën e denoncimit pa asnjë kompromis të qeverisjes së kriminalizuar si dhe të afirmimit të alternativës së opozitës, për një qeverisje të pastër dhe që bie zhvillim. Kjo është shumë e qartë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë.?

Ndërsa në lidhje me raportet me PD, Vasili tha se LSI dhe PD kanë një bashkëpunim politik shumë pozitiv, transparent dhe kjo e rrit shumë besimin e qytetarëve te opozita dhe tek alternativa e saj.

Mediat e kanë komentuar konferencen e djeshme të zonjës Kryemadhi si dorë e shtrirë ndaj kryeministrit Rama. Cili është në fakt qëndrimi i qartë i LSI ndaj Ramës dhe përse ky keqkuptim?

?Qëndrimi dhe aksioni politik opozitar i LSI ?së, është shumë i qartë. Duke qenë së bashku me PD, përbërësit kryesorë të opozitës, LSI ka përvijuar rrugën e denoncimit pa asnjë kompromis të qeverisjes së kriminalizuar si dhe të afirmimit të alternativës së opozitës, për një qeverisje të pastër dhe që bie zhvillim. Kjo është shumë e qartë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë.

Qëndrimi i LSI-së, është edhe një përgjigje për të gjithë kukuvajkat e paguara të Qeverisë që u shqyen së thëni se opozita shqiptare nuk ka alternativë. LSI, por edhe PD në vijimësi kanë demaskuar qeverisjen, por edhe në parlament dhe kudo kanë shpalosur zgjidhjet më të mira, që i mbrojnë qytetarët nga një qeverisje e paaftë dhe e inkriminuar?, ka thënë Vasili.

Ka një distancë me PD pas protestës. Ristani dje tha LSI është e majte dhe secili po shikon rolin e vet në opozitë. Marrëdhënia LSI – PD a ka një krisje dhe çfarë po ndodh mes dy palëve?

?Protesta e 27 janarit e kompaktësoi opozitën shqiptare dhe raportin mes dy forcave kryesore opozitare PD  dhe LSI. ?Bashkëpunimi politik dhe parlamentar është në sinkron të plotë dhe komplementar.  Përpara të keqes së madhe që ka pllakosur vendin nuk ka vend për të diskutuar ndarje ideologjike majtë e djathtë aq më shumë që në këto 27 vite pluralizëm gjatë qeverisjeve të ndryshme instrumentet e përdorura kanë dalë shpesh përtej ideologjive, duke i kthyer ato në dogma me vlerë shumë të kufizuar. Eficenca, ndershmëria lufta ndaj korrupsionit, drogës dhe krimit këto ndajnë sot kampet politike ndaj çdo arsyetim tjetër do të ishte alibi e parazitizmit politik.

LSI dhe PD kanë një bashkëpunim politik shumë pozitiv  transparent dhe kjo e rrit shumë besimin e qytetarëve te opozita dhe tek alternativa e saj?- deklaroi Vasili.

Lajmet e fundit nga