LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Ja sa kushton vendi i punës për një mësuese në Vlorë

14 Mars 2018, 11:11, Denoncim CNA
Denoncimi/ Ja sa kushton vendi i punës për një mësuese

Vijojnë denoncimet në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetareje, në profesion mësuese, e cila shkruan se drejtoresha e DAR Vlorë, Albana Hodaj është duke bërë korrupsion me përzgjedhjen e mësueseve, pasi 5 mijë euro merr për vendin e punës që jep në qytet dhe 4 mijë euro në fshat.

Postimi i plotë:  

Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shnderroi ne sistem ne arsimin shqiptar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores. sb

?Pershendetje Doktor!
Ju falenderoj qe jeni zeri jone,zeri i njerzve te thjeshte.
Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores,terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.
Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore,u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana.
Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5mije ? vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije ?.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes.? /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga