LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka ftohje me Bashën?/ Flet Monika Kryemadhi

14 Mars 2018, 21:08, Politikë CNA
A ka ftohje me Bashën?/ Flet Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zhvilluar sot një intervistë për televizionin, News24, ku u ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve, nëse ka një ftohje mes saj dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ajo ka mohuar të gjitha zërat, ndërsa është shprehur: “Nuk ka asnjë lloj ftohje, kam folur me z. Basha sot prapë, kemi pasur komunikim.”

Më tej ajo është shprehur se, “Po ne nuk do kërcejmë Napolonin bashkë që të kuptojnë njerëzit që jemi të lumtur. Z. Basha është kryetari i Partisë Demokratike, unë jam Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Të dy së bashku përfaqësojmë grupet tona politike dhe detyra jonë është që, përveçse të përfaqësojmë këto grupime politike, mbi të gjitha është që të mos cenojmë në asnjë moment dhe të luftojmë dhe të punojmë për interesat e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike. Unë nuk jam vartësja e z. Basha dhe as z. Basha nuk është vartësi im dhe kjo bën që secili nga ne, jo vetëm të ruajë identitetin dhe integritetin e partisë së tij, por ajo çka është e rëndësishme është që ne duam të sjellim edhe një lloj sjellje të re në politikën shqiptare, ku asnjëri nga ne nuk duhet të sillet në formën e një vasali.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga