LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita në qelinë e Aldo Bares një shantazh/ Gjonaj shpërthen ndaj Flamur Nokës

13 Mars 2018, 18:49, Aktualitet CNA
Vizita në qelinë e Aldo Bares një shantazh/ Gjonaj shpërthen

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas sulmit të bërë ndaj saj nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me vizitën e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, dhe vizitën në qelinë e Aldo Bares.

Gjonaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet: “Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.”

Sipas ministres Gjonaj, vizita është bërë brenda normalitetit të detyrës si ministre e Drejtësisë.

“Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshir? edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.”, – shkruan Gjonaj.

Në përmbyllje të reagimit të saj, ministrja shprehet: “Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga