LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondisin kirurgët/Gjejnë binjakun e palindur në barkun e djalit 15-vjeçar

13 Mars 2018, 16:00, Lifestyle CNA
Trondisin kirurgët/Gjejnë binjakun e palindur në barkun e djalit

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur kirurgët e një spitali, të cilët panë një fetus në stomakun e një djali 15-vjeçar.

Fetusi i vdekur peshonte 1.6 kg, me gjymtyrë të dëmtuar, dhe ishte ushqyer me gjak.

Ndërhyrja u bë nga kirurgët në spitalin Sultan Abdul Halim, në Sungai Petani, të cilët menduan se djali kishte një masë tumori.

Mjekët gjetën binjakun e palindur të djalit, dhe ushqehej përmes tij. Fetusi i keqformuar kishte flokë të gjatë, zhvillime të organeve gjenetale mashkullore dhe lëkurën që i mbulonte trupin.

Foshnja e palindur u kthye në familje për një varrim privat me kërkesën e nënës, ndërsa djali 15-vjeçar gëzon shëndet të mirë./CNA

Lajmet e fundit nga