LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohet video: Enca në momente intime me modelin e njohur

13 Mars 2018, 10:40, Aktualitet CNA
Publikohet video: Enca në momente intime me modelin e njohur

Teksa të gjithë presin që “Dua”, videoklipi i ri i Encës të publikohet këtë muaj, këngëtarja e ka shuar pak kureshtjen duke postuar një sekuencë.

Siç duket Enca dhe modeli me famë botërore Pierluigi Fracassi do të shfaqen në skena shumë të nxehta.

Në videon e publikuar nga këngëtarja ata shihen duke u puthur me pasion.

Enca e veshur vetëm me të brendshme shfaqet duke zhveshur Pierluigin teksa kamera fokusohet tek trupi i tij.

Nga kaq pak sekonda video kuptuam sa “hot” do jetë videoklipi i këngës “Dua” i cili do e rikthejë Encën pas 8 muajsh që nga “Ciao” që pati shumë sukses.

Lajmet e fundit nga