Publikohet lista/ Ja kë do përjashtojë Basha nga Këshilli Kombëtar – CNA
Connect with us

Lajm i Rekomanduar

Publikohet lista/ Ja kë do përjashtojë Basha nga Këshilli Kombëtar

Publikuar

-

Nuk është e papritur, publikimi i një liste të gjatë emrash në gazetën e Carlo Bollinos, ku thuhet se cilët janë personat që Basha do të largojë nga Këshilli Kombëtar.

Një listë e gjatë me emra që po i sjellim më poshtë, ku përfshihen figura të rëndësishme të PD, ish-deputetë, personalitete dhe intelektualë të ndryshëm, por që nuk do të jenë pjesë e institucioneve të PD-së pasi kanë kritikuar Lulzim Bashën.

Basha ka zgjedhur një gazetë pro qeveritare, që shpesh i bën çoka dhe i mbulon skandale. Lista është servirur nga deputetë mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët ashtu si dhe vetë kryetari i tyre punojnë pa ndalim për të ndarë PD-në, për të larguar sa më shumë figura me peshë, të cilët mund ti pengonin ata në garë.

Jo pa qëllim është zgjedhur gazeta anti-Berishë dhe anti-PD për të shpallur një listë “armiqsh” të cilët nuk do jenë pjesë e strukturave të larta të PD-së, por do të largohen për ti hapur rrugën klientelës së Lulzim Bashës dhe servilëve që i vijnë vërdallë.

Në shkrimin e sotëm te Shqiptarja.com thuhet se në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar thjeshtë do të formalizohet ndryshimi i përbërjes së forumeve të larta të PD. Sipas të njëjtit shkrim, prurjet e reja diktohen edhe nga situata para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Më tej përmendet edhe statuti i PD-së, se shumë nga kritikët e Bashës, të cilët kanë humbur mandatin e deputetit, ngelen jashtë Këshillit Kombëtar për shkak të këtij fakti, por hileqari i paradhomës së Bashës që ka nxjerrë listën, harron të theksojë se anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjidhen dhe nuk është e thënë me çdo kusht duhet të jesh deputet apo të kesh një funksion që të jesh anëtar i Këshillit Kombëtar.

LEXO EDHE:  Para droge me “Toyota Yaris”?/ Balla zbulon emrat e deputetëve që udhëtuan drejt Berlinit

Një listë e nxjerrë në mënyrë të qëllimshme, e cila tregon strategjinë e Lulzim Bashës për të çuar në një copëtim të pandalshëm PD-në.

Më poshtë po sjellim listën e plotë të emrave që Shqiptarja.com pretendon se do të largohen nga Këshilli Kombëtar në Kuvendin e 28-29 prillit, duke e bërë fakt të kryer largimin e tyre thjeshtë dhe vetëm sepse nuk janë deputetë.

Më poshtë lista e plotë e publikuar nga media e Carlo Bollinos, klientit të kryeministrit Rama, mbështetësit të Lulzim Bashës, dhe prej 25 vitesh një nga anti-Berishët më të tërbuar në Shqipëri, megjithëse nuk është shqiptar.

Figurat që largohen nga forumet e larta të PD sipas gazetës së Carlo Bollinos:

Genc Ruli, ish-deputet

Astrit Patozi, ish-deputet

Asllan Dogjani, ish-deputet

Jozefina Topalli, ish-deputet

Majlinda Bregu, ish-deputet

Eduard Selami, ish-deputet

Ridvan Bode, ish-deputet

Arben Imami, ish-deputet

Keltis Kruja, ish-deputet

Kastriot Islami, ish-deputet

Myqerem Tafaj, ish-deputet

Bedri Hoxha, ish-deputet

Roland Keta, ish-deputet

Igli Cara, ish-deputet

Kozma Dashi, ish-deputet

Bedri Mihaj, ish-deputet

Arbiola Halimi, ish-deputet

Eleina Qirici, ish-deputet

Gjergji Papa, ish-deputet

Mimoza Hajdarmataj, ish-deputet

Albina Deda, ish-deputet

Gjovalin Bzhetaj, ish-deputet

Irma Kopliku, ish-deputet

Liljana Elmazi, ish-deputet

Besni Aliaj, ish-koordinator i politikave të territorit në PD

Tomor Alizoti, ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike.

Aktualitet

Vjollca “ecën” vetë?!

Publikuar

-

By

Ka disa ditë që televizioni kombëtar Top Channel, me urdhër verbal të aksioneres në minorancë Vjollca Hoxha ka filluar një sulm frontal ndaj një gjykatësi të caktuar, pra ndaj një individi të vetëm.

Në plan të parë duket sikur në kuadër të Reformës në drejtësi, “TOP-i” po kërkon të gjuajë fort me top korrupsionin, por në fakt duket të jetë një lojë e Vjollca Hoxhës, për shkak se gjyqtari i cili po sulmohet, nga të dhënat që ka siguruar CNA.al është pjesë e trupës që do të shqyrtojë pronësinë e aksioneve të Top Channel në Gjykatën e Lartë.

Një kalvar gjyqesh, filluar vite më parë, në shkallën e parë u fitua nga aksionerët e shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baci, ndërkohë në gjykatën e Apelit dhe çfarë u tha në atë kohë kur u shpall vendimi, me ndërhyrje të forta politike, gjyqësore por edhe lobing nga pjesë e stafit pranë Vjollca Hoxhës, u përmbys gjithçka.

Në Gjykatën e Lartë, Vjollca Hoxha duket se tashmë e ka të vështirë të kontrollojë padrejtësisht shumicën e aksioneve, të cilat janë në fakt në pronësinë e dy ortakëve të saj, me të cilët bashkëpunoi për të paktën 10 vite ajo vetë dhe për shumë vite të tjera ish-presidenti i ndjerë i Top Medias, Dritan Hoxha.

Shkëlzen Selimi është gjykatësi i cili u sulmua së fundi. Dje gjoja me “21 janarin”, pardje gjoja me pronësinë e kështu me radhë. Përditë gjendet një sebep që Vjollca Hoxha të sulmojë një gjykatës që nuk i nënshtrohet, ashtu sikurse sulmoi edhe ndonjë ministër të caktuar po për të njëjten arsye dhe këtë e kupton lehtësisht.

Për të kuptuar se me kë e ka mirë Vjollca Hoxha mjafton të shikojmë lajmet në Top Channel, i cili nga televizioni kombëtar i shqiptarëve është kthyer në televizion të interesave personale të Vjollca Hoxhës.

Nuk ka asnjë kritikë dhe asnjë reagim për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pasi Vjollca është peng i kioskave të kryeqytetit, të raportuara shpesh në media se janë në pronësi të saj apo bashkëpunëtorëve dhe servilëve të saj.

Pas sulmit të djeshëm, apo një pseudo-protesta para gjykatës, shikohet sesa poshtë ka rënë media dhe cili është niveli që po drejton televizionin kombëtar Top Channel, që në fakt prej disa kohësh ka ndezur llampën e kuqe të emergjencës për shkak të audiencës së dobët në sondazhe apo monitorimet që bëhen nga kompanitë private.

LEXO EDHE:  Basha “fundos” opozitën/ Anëtarja e kryesisë së PD zbulon skenarin

Në Top Channel prej kohësh ka rënë një hije gri, Vjollca Hoxha duket në panik, e trembur se do të humbasë gjyqin e aksioneve ushtron presion verbal ndaj gjykatësve.

Përdor edicionet e lajmeve për të sulmuar dhe nga ana tjetër dje në mënyrë qesharake ka përdorur të gjithë arsenalin e mundshëm për të protestuar kundër një gjykatësi të vetëm dhe këtë e bëri Vjollca, e cila ndoshta ka filluar të “ecë” vetë.

Nga një vlerësim që mund t’ju bësh filmimeve të edicionit të lajmeve të orës 15:30 të ditës së djeshme në Top Channel, të atyre të orës 17:30 dhe atyre të orës 19:30, ka ndryshime të mëdha në kronikën që transmeton Top Channel.

Te kronika e parë, te edicioni i lajmeve të orës 15:30 dukej nipi i Vjollca Hoxhës që organizonte protestën dhe kjo është raportuar edhe nga disa media të tjera.

Ndërkohë ne, bëmë një investigim të mëtejshëm. Thjeshtë duke e parë videon në televizor, konstatojmë se disa nga njerëzit të cilët qëndrojnë si spektatorë në emisionin “Top Show” apo në emisione të tjera, janë pjesë e protestës dhe pas tyre qëndrojnë nipi dhe shoferi personal i Vjollca Hoxhës.

Nipi i Vjollca Hoxhes

Shoferi i Vjollca Hoxhës

Pra nga një vlerësim i thjeshtë rezulton se e gjithë protesta e organizuar dje kundër një gjyqtari ishte organizuar nga administratorja aktuale e “Top Medias”, Vjollca Hoxha.

Pra, një presion krejtësisht klientelist dhe me të drejtë, Rama më pas i quan mediat kazan.

“Kazani” i Vjollcës po zien për aksionet dhe ajo i ka dhënë shumë dru zjarrit, ndoshta duke e djegur fare “kazanin”, sidomos me protestën e turpshme të ditës së djeshme, ku me 10 apo 15 veta protestonin kundër një gjykatësi, për një kauzë ku ata nuk ishin përfshirë aspak.

Për shembull protestohej për “21 Janarin”, kur në protestë nuk kishte asnjë socialist apo familjar dhe të afërm të personave të vrarë me 21 janar. Dhe këtë mund ta bëjë apo ta realizojë vetëm Vjollca Hoxha, e cila për interesat e saj personale, në një mënyrë totalisht qesharake e kthen televionin kombëtar Top Channel në veglën e saj të keqpërdorur duke e shkatërruar edhe më tej audiencën dhe duke e kthyer nga një media kombëtare në një kioskë personale për interesa krejtësisht klienteliste./ CNA.al

 

Blushi çon LIBRA-n në protestë të heqë Gjyqtarin

Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështon Kryemadhi/ Deputetët braktisin LSI?

Publikuar

-

By

LSI  sa vjen dhe “dobësohet” për të mos thënë se po shkërmoqet fare. Monika Kryemadhi vijon të bëjë kryetaren, por anëtarët çdo ditë e më shumë po largohen.

Pas largimit të një sërë këshilltarëve në rrethe të ndryshme të vendit, një “goditje” Kryemadhit i erdhi dhe nga ardhët e deputetëve.

Deputeti Robert Bitri ka braktisur LSI –së, ndërkaq, në Parlament janë vërejturshenja rebelizmi edhe tek dy deputetë të tjerë të LSI.

Deputetët Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço, në disa senaca e kanë treguar hapur se janë kundër vendimeve të Kryemadhit. Pati zëra dhe për largimin e tyre nga LSI dhe të gjtiha gjasat tregojnë se veprimi i Bitrit do të tërheqë nga pas dhe  të tjerë deputetë.

Largimi i Bitrit nga LSI ka ardhur,pasi i ka kundërshtuar hapur vendimet e Kryemadhit, duke e treguar atë me pjesëmarrjen në seancat parlamentare dhe duke bashkuar votën me Partinë Socialiste.

Pasi doli kundër mosbindjes civile të Kryemadhit, më 18 prill 2018, deputeti, Robert Bitri ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i LSI Fier.

LEXO EDHE:  Basha “fundos” opozitën/ Anëtarja e kryesisë së PD zbulon skenarin

Nisur nga fakti se këshilltarët LSI –së, pasi kanë braktisur Kryemadhin i janë bashkuar PS –së, pati zëra se edhe deputeti tashmë i pavarur Robert Bitri, do t’i  bashkohet PS.

CNA.al ka kontaktuar me deputetin Bitri, por ai ka refuzuar të flas për arsye që ai i di. “Nuk dua të flas”. Kjo ka qenë përgjigjja Bitrit.

Më herët, deputeti Robert Bitri, nëse do të bashkohet me PS, por ai ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk i bashkohem PS. Qëndrova në seancë se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI”, ka thënë Bitri më herët, para se të largohej zyrtarisht nga LSI.

Por, vetëm pak ditë më parë, në media u publikuan foto, të deputetit Bitri në krah të kryeministrit Edi Rama, gjatë turit të llogaridhënies në Fier e Lushnje./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandal,“tronditet” drejtësia / Zbulohet grup i strukturuar kriminal në prokurori

Publikuar

-

By

Institucioni i organit të akuzës ka degraduar. Faktet po e vërtetojnë çdo ditë e më shumë.

Së fundmi, opinioni publik është shokuar, pasi flitet për një grup të strukturuar kriminal brenda prokurorisë.

Kjo u zbulua nga Komisioni i Vettingut, gjatë seancës dëgjimore për Prokurorin e Apelit, Gentjan Trenova.

Ky i fundit, ka amnistuar hetimet për një prokuror, i cili ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjithçka  ishte zbuluar nga një përgjim.

Prokuroria pretendohet se është institucioni që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, por  kjo duket se është vetëm në deklarata. Pasi realisht  është krijuar një aleancë mes prokurorëve të korruptuar dhe të inkriminuar që mbrojnë një tjetrin.

Ndryshe kjo aleancë me gjuhën e prokurorëve quhet grup  i strukturuar kriminal. Vërtet në skenë ka dalë prokurori A.K, por edhe sa të tjerë janë në këtë zinixhir nuk dihet.

 Zbulimi i frikshëm i KPK -së

Prokurori Gentjan Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës.

V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës.

Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin.

LEXO EDHE:  Përçahet zyrtarisht opozita?/ LSI “sulmon” Bashën

Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror. Sipas KPK –s,  Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim.

Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo çështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë.

Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pasi gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën.

Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën.

Por, këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:42 - 21 June, 2018

Franca gjen golin/ Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Kombëtarja e Francës më në fund arriti të kalojë mbrojtjen e Perusë, e cila u mbajt mirë deri në 34’....

Aktualitet17:41 - 21 June, 2018

Albin Kurti sulmon kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi

Kryetari i lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti, në një konferencë për media nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Ramush Haradinaj...

Aktualitet17:33 - 21 June, 2018

Spaho “tradhëton” Bashën/ Nxjerr zbuluar punën e PD për zgjedhjet

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ndërsa ka komentuar situatën...

Aktualitet17:24 - 21 June, 2018

Vrau burrin përdhunues, u dënua me vdekje/ 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

Rasti i Noura Hussein, e cila është dënuar për vdekje për vrasjen e bashkëshortit të saj, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar....

Aktualitet17:16 - 21 June, 2018

Holanda ngre alarmin/ Zbulohen arsyet pse janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është vënë në pikëpyetje nga Holanda. Në një raportim të medies vendase...

Aktualitet17:15 - 21 June, 2018

BE kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagave/ Ja çfarë sugjeron

Shefja e zyrës së BE-së, si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin...

Aktualitet17:02 - 21 June, 2018

Presidenti Ivanov mund ta lërë pezull Marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të...

Aktualitet16:51 - 21 June, 2018

Të dënuar me burg për disa vepra penale/ Ekstradohen shtetasit shqiptarë

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe atë të Greqisë kanë bërë ekstradimin e dy shtetasve. Policia bën me...

Aktualitet16:19 - 21 June, 2018

Kreu i OSBE-së “shuplakë” politikës shqiptare

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ka qenë i ftuar në emisionin “7 pa 5”, në “Vizion Plus”,...

Aktualitet16:02 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Nuk ka fitues mes Danimarkës dhe Australisë

 Edhe pse ndeshja mes Australisë dhe Danimarkës nisi praktikisht me avantazhin e këtyre të fundit, fitues nuk ka pasur. Eriksen...

Aktualitet15:58 - 21 June, 2018

Listat/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë. Të vlerësuar me notën...

Aktualitet15:53 - 21 June, 2018

Talenti shqiptar i bashkohet Gurit tek Oostende

Pas transferimit të sulmuesit Sindrit Guri tek Oostende, klubi belg ka arritur të transferojë edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet...

Kryesore15:52 - 21 June, 2018

Çelja e negociatave me Shqipërinë/ Çfarë kushtesh ka Gjermania?

Gjatë fjalës së tij në parlament, kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e...

Aktualitet15:43 - 21 June, 2018

Tifozeria daneze në fokus/ Fotoja e tyre po bën bujë në internet

Nuk iu ka shpëtuar fotografëve të FIFA-s një detaj shumë i veçantë, shumë i bukur, por i ekzagjeruar. Dy tifozë...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Zbulohen prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas refugjatëve

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka komentuar lajmin për ardhjen e 600 mijë refugjatëve. I ftuar në studion e “Opinion”...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Ish-ministri “shuplakë” Bashës/ Del në krah të Ramës ?

Ish-ministri i Rendit Publik në qeverinë e vitit 1992, Bashkim Kopliku ka reaguar në lidhje me debatet e fundit, për...

Kryesore15:10 - 21 June, 2018

Zbardhen debatet në parlament/ Holanda i “ngrin buzëqeshjen” Shqipërisë?

Ditën e sotme në Komisionin për Çështjen e Europës në Parlamentin e Holandës  është diskutuar çështja e hapjes së negociatave...

Aktualitet15:04 - 21 June, 2018

Skandal te Krimet e Rënda/ “Degjeneron” situata, avokati fyen gjyqtaren

Fadil Kasemi, ish burri i gjyqtares së vrarë, Fildeze Hafizi, është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës për...

Kronika15:01 - 21 June, 2018

Policia spanjolle prangos “skifterët” shqiptarë

Policia e Spanjës ka arrestuar një grup shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Sipas mediave iberike, ky grup brenda...

Aktualitet14:49 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Barazpeshë totale mes Danimarkës dhe Australisë

Janë mbyllur 45 minutat e para të sfidës së parë për ditën e sotme, mes Danimarkës dhe Australisë. Nordikët e...

Aktualitet14:43 - 21 June, 2018

Australinë e “shpëton” VAR / Vjen barazimi në “Cosmos Arena”

 Ka barazuar Australia me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga kapiteni Milos Jerdinak. Në minutën e 38’,...

Politikë14:30 - 21 June, 2018

Gjermania kundër negociatave ?/Reagon ministri Bushati

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Dimir Bushati, ka falenderuar qeverinë gjermane dhe kancelaren Angela Merkel për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Në...

Aktualitet14:25 - 21 June, 2018

Video / Një “perlë” e Eriksen bën diferencën 20 minutat e para

Nuk mund të mungonte ylli i Tottenham Chritian Eriksen dhe golat e tij spektakolar në këtë botëror. Mesfushori i Danimarkës...

Kryesore14:16 - 21 June, 2018

“Skandali Xhafaj”/ Basha “vret” Babalen  

Pak kohë më parë, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj....

Kryesore14:05 - 21 June, 2018

Para droge me “Toyota Yaris”?/ Balla zbulon emrat e deputetëve që udhëtuan drejt Berlinit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë...

Aktualitet14:04 - 21 June, 2018

Zhduket shqiptarja në Itali/ Nënë e dy fëmijëve

Mediat italiane kanë publikuar lajmin e zhdukjes së një shqiptareje në Itali. Rasti u bë i njohur në emisionin “Chi...

Aktualitet13:47 - 21 June, 2018

Formacionet zyrtare / Danimarka gati për triumf kundër Australisë

 Danimarka do të synojë me doemos triumfin përballë Australisë, në mënyrë që të sigurojë kalimin në fazën me eliminim direkt....

Aktualitet13:43 - 21 June, 2018

Kritika të shumta për Ozil / Fotoja me Erdoğan shkakton zhurmë

Tifozët e Gjermanisë janë shumë të rreptë kur vjen puna tek himni i kombëtares dhe Mesut Ozil nuk ka preferuar...

Trending

Read previous post:
Ndryshon qarkullimi i mjeteve/Ja çfarë do të ndodhë në kryeqytet nesër

Tirana do të presë nesër Ditën e Verës. Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, janë ato që do...

Close