Nga Artan FUGA/ Bravo Zotit! – CNA
Connect with us

Opinione

Nga Artan FUGA/ Bravo Zotit!

Publikuar

-

Sa herë shoh ndonjë lypës të shtrirë në rrugë, pa shtëpi e çati mbi kokë, mbuluar me jorgan, apo ndonjë që lyp i përvuajtur, apo ndokënd të lënë në mëshirë të fatit, ashtu ndofta i përbuzur nga gratë me çanta Luis Vuiton, apo me rroba Givenchy, ose burra me ora swarovski, apo veshje Armani, them me vete : Bravo o Zot!

Ja ke luajtur fenë që gjithë qeniet njerëzore i ke bërë në thelb të barabarta!

Mblidh parà, bëj korrupsion, mashtro, ble vetura të shtrenjta, merr nga pesë a gjashtë apartamente, mbaj pushtete, bëj çfarë të duash!

Je si ai i shtriri në rrugë!

Poaq i hapur ndaj sëmundjeve që nuk i ke në dorë, në fund jeta ka një fund, do të tradhëtojnë një ditë për lekë a pasuri, kurrë nuk gjen rehat, si ai, si ai…Një ditë menopauzat do të vijnë, impotenca do të fitojë mbi ty.

Të gjitha sa ke fituar do t’i humbasësh!

Hahahaha perlë, perlë. Do t’u dhëmbë në palcë!

Bravo Zot, që ua thyen turinjtë kur nuk kanë tru?

Kur do ta kuptojnë një ditë, kur? Të bëhen njerëz! Të mos e harxhojnë jetën e tyre kot, të mos dëmtojnë të tjerët, por as veten!

Psikopatë!

Kryesore

Për edepsëzët që duan të shembin Teatrin!

Publikuar

-

By

Nga Agron GJEKMARKAJ

*Tepër potere, zhurmë, fjalë, projekte, mbledhje e sqarime po harxhon pushteti  i Rilindjes për të justifikuar një hajdutllëk të madh, por të thjeshtë, shembjen e Teatrit Kombëtar, dhënien e truallit të tij dhe tokës përreth në zemër të Tiranës për të ndërtuar kulla. Kjo histori po konsumohet në sy të të gjithëve si një përdhunim publik. Me trishtim duhet pohuar se nëse kjo qeveri ia del ta bëjë këtë, ky do të jetë një rezultat, të cilin ne e meritojmë si shoqëri.

At Zef Pllumi, të cilin për modë Kryeministri Rama pretendon se e kishte mik, përdorte një thënie, e cila me gjasë i plazmohej nga eksperienca dhe dija e tij e thellë, mbi historinë e vendit, “popullit tonë me ia shti opangën në gojë nuk bëzan e në këtë pikë nuk jam dakord me popullin tem”.

Po kaq e duhur tingëllon tjetra sentencë e dalë po prej Fratit të kujtimeve se, “Asht i mjerë ai popull që nuk zotnon bijtë e tij të këqinj”. Shpeshherë, personalisht dua të besoj se ky është një mega truk për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga skandalet në administrimin e Ministrisë së Brendshme prej të ngratëve Tahiri dhe Xhafaj, siç janë ca të tjera me më pak dem si poturet, atletet, leksionet ndaj Europës, bisedat me Tërmetin, muhabeti dhe romuzet ndër livadhe, sepse më duket tepër e rëndë për ta pranuar si akt logjik!

Por i pazakontë mbetet edhe si provokim dhe merret me mend si do të duket nëse kjo ëndërr e keqe, në të cilën kemi rënë kaq keq, do të bëhet realitet! Edi Rama me këtë tendencë sillet si një bahçevan me domatet e veta, të cilat i regj, i bën salcë, sallatë, i shet apo i le të kalben në arë! Mbase pa të drejtë u biem në qafë dy qyqarëve Erjon Velisë dhe Mirela Kumbaros.

Ata nuk e dinë fiks çfarë ka në kokë shefi. Një gjë e dinë mirë, njëri për të marrë të drejtën e rikandidimit në Tiranë dhe tjetra, për të vazhduar që të duket ende si ministre, i duhet bërë hyzmet vullnetit të Ramës pa mëdyshje, pa ndoshta e pa sikur, me nxitim, me zell, me tamah, duke rendur, duke u çapitur, duke u kacavjerrë në çdo qosh, cep, degë, litar që shakaja e fatit u hedh nga lart! Herë mbledhin artiste e here arkitektë, të cilët i kanë nën hyqëm dhe ju kërkojnë të vikasin; poshtë Teatri, rrofshin kullat, poshtë Robert Ndrenika, rroftë Edi Rama, poshtë Mirush Kabashi, rroftë Erjon Veliaj, poshtë Roza Anagnosti, rroftë Mirela Kumbaro…dhe ata nuk zhgënjejnë…me zë të qëruar tundin… urraaa… urraaa… rroftë…rroftë…dhe me ashikllëk këndojnë “bleri kavallit ti, barku em si bilbili që këndon në gem!”

Kush nuk e di që arkitektët punojnë për ndërtuesit që në rresht trokasin në derën e Erion Veliajt për interesat e tyre?! Zjarrfikësit ku e marrin rrogën? Mbi kurrizin plot jel të Teatrit Kombëtar me banali i teatrove po luhet, tragjedia etike publike! Ngjashëm si fenomen kur dënohej elita e kombit në vitet ‘40… nëpër salla këndohej “hakmarrje rini dëshmori thërret”! Edi Rama sot është adhuruesi më i madh i vlerave minimale e po kaq ngutshëm përdoruesi më i suksesshëm i veseve të tranzicionit! Aferim i qoftë!

Burrë i Zoti! Gjynah që nuk e shemb edhe Kryeministrinë, ministritë si të vjetra, se e para është ndërtuar në vitet ’40, ndërsa këto në 1932, 10 vjet para Teatrit po më arkitekt italian dhe t’ia japë firmës “mali”, “deti”, “barku”, “llapa”, “lëbyrja”, “babëzia”, “kazani” e “sahani” për ta zbukuruar këtë vend e nxjerrë në selamet! Si askund tjetër në Shqipëri, prej varfërisë a prej shkaqeve të tjera historike e kulturore, njerëzit me pushtet, që kanë në dorë, kandidimet, karrierat, vendet e punës, tenderat, koncesionet, lejet, trojet etj., kanë vullnet si dreqi për të vjedhur, por e kanë bezdi t’u thuash hajdut, zymtohen po t’ua nënvizosh injorancën, hakmerren po t’ua luftosh arrogancën dhe sidomos kur ju cenon mundësitë për pasurim të mëtejshëm, të sulmojnë egërsisht me fjalët si zhalloga a lëvore lisi, po aq kur në territorin që kanë pushtuar iu vizaton gënjeshtrat, me të cilat na ushqejnë. Kjo është raca e edepsëzëve!

Teatri po bie pre e tyre! Kryeministri ka përgatitur projektligj me çirakët e tij! Nëse do ketë sukses që të na gëzojë tamam të përgatisë edhe një projektligj tjetër, ku në tekstet e shkollës të studiohet “jeta dhe vepra” e Erion Veliajt dhe Mirela Kumbaros, “orbita diellore pas pyllit orbital të Tiranës”, këngët që populli bën për to, të tipit “Moj Mirelë moj lanete, shembe teatrin, na bëre për vete” si dhe urdhër të posaçëm për Ditmir Bushatin, që t’iu shpjegojë europianëve krahas trashëgimisë kulturore si isopolifonia, qeleshet dhe furkat, mendimin bashkëkohor të vetë Ramës, Kumbaros dhe Veliajt si lokomotivë integruese!

Koha për të bërë një krahasim ka ardhur. Nëse kjo batërdi, ndërtimi i kullave dhe shembja e Teatrit do të ndodhte kur Kryeministër ishte Sali Berisha dhe kryetar bashkie Lulzim Basha, a ka ndokush fuqi ta mendojë së çfarë do të punonte propaganda e Ramës me të gjitha instrumentet mbështetëse! Do të akuzoheshin ata dhe familjarët e tyre për barbarë, malokë, dhunues, të lidhur me mafien e shumëçka tjetër. Pas banderolës “Fajin e Ka Saliu”, me mjekër më të gjatë se zakonisht, me zë të rëndë, Rama do të mbante fjalim kundër diktaturës plot me apele zulmëdha popullit për rebelim. Ai do të identifikohej me artin, Saliu me errësirën.

Do të dilnin veteranët në mes të vapës, si për reformën në drejtësi, meqenëse në gjirin e tyre si shtresë janë strehuar kriminelët dhe sadistët më të mëdhenj që ka nxjerrë ky komb e janë të ndjeshëm dhe të etur për amshim, siç dolën për të mbrojtur rrethrrotullimin te “Zogu i zi”, ku ndonjë ra edhe dëshmor me pankarta, ku do të shkruhej “Rroftë Cobo Rrapushi!” Do të vinin bujqit e Myzeqesë duke lotuar me ofshamë për këtë kob e tmerr që i kanosej vatanit, duke lënë bereqetin në arë t’u kalbej! Vete Erion Veliaj me biçikletë, bashke me cucat e ‘99-s, do shpërndante proklama derë më derë, në të cilat do të shkruajë: “Mbroni teatrin, mbroni demokracinëkushtrim”!

Disa deputete gra ato me patetiket, do visheshin me të zeza nëpër studio për zezonën ku përgatitej të binte arti. Një enciklike për teatrin do të shkruhej ato ditë nga kardinalet e rrugës se vetme. Heronjtë e heshtur të trashëgimisë e të monumenteve, siç deshën të prangosen në kangjella kur Bujar Nishani qethi gjethet, do të lidheshin mbi çati si Prometeu, duke pritur buldozerët e Saliut e të Lulit për t’u shndërruar në heronj. Tani ata hanë skropin dhe pilafin e hyqymetit dhe bulçinjtë i kanë të zënë e fjala s’u del dot. Gromësijnë qafirët nga yndyra e tasqebapit! Artikuj të shumtë do të digjnin gazetat me zjarrminë e tyre nga titujt e përflakur, me përkufizime si dhunë, barbari, korrupsion e shume gjetje të tjera befasuese.

Tani, falë indokrinimit ideologjik, edhe ata heshtin dhe as u bëhet vonë, “se partia dhe djali tënë” dinë se çfarë bëjnë! Idealistët zhgënjehen gjithmonë dhe batakçinjtë i citojnë gjithmonë në fjalime, siç bëjnë me Fishtën, Konicën, Gurakuqin etj. Kjo karakteristikë është në natyrën e fenomenit. Gjithsesi, ata shpresojnë që nja 10 burra e gra të rebelohen për të thyer rregullin. Do të zhgënjehen, por nuk do përtojnë së thirruri: “fryjeni barkun o edepsëzër, bëjeni lodër e kacek dhe bjerini për të gëzuar këtë milet, që ju meriton e me gazep ju ka!”/ Panorama

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Ilir Levonja/ Shteti ynë i fortë

Publikuar

-

By

Debati mbi teatrin, i ngjan një tenxhereje ku zien qumështi. Mirëpo në vend të asaj ajkës së zakonshme, ka vetëm llum, llum. Dhe sado që kazanxhiu a baxhoxhiu pret të mbledhi ajkën me frikën se mos derdhet, ajo vetëm trashet, fryhet, trashet, fryhet, trashet, shkurt llum. Sidomos kur një moderator thotë po lëre historinë, histori e madhe aty çe pyet etj. Dhe një aktor i lodhur nga konjaku a fërneti ia pret, po çkeni ore, di unë se nga vijnë paratë. Shteti? Ku ka lekë shteti ynë. Po si ore, lekë shteti?! Shteti ka pjerdhur… Në fakt është marria kolektive e radhës, vlimi i qylxhinjëve që nuk e kanë për asgjë t’i bjen shkurt, mjafton tu shkoj e tyrja. Dhe për më tepër kur vjen puna që një vepër kompleks kultural trajtohet si godinë. Megjithëse pasi kthejmë me fund fërnetin, pohojmë, se historia e saj është e artë, lërë është flori çfarë është prodhur aty. Nga ana tjetër një tufë aparaçitnjsh mediokërsh që për hir të militantizmit, qofshin këta të majtë a të djathtë se të jeni të bindur e njëjta gjë do të ndodhte sikur në pushtet të ishte përshembull pd…, socialistët do të protestonin më keq. Do i kishim në rolin e ”demokratëve” si çuni i fahrisë duke mbrojtur institucionin e kulturës. Dhe Nulin duke mbrojtur kauzën e shembjes, atë që po e bën më së miri, Taulanti nga Librazhdi. Ndodhi me riciklimin e plehrave pak muaj më parë, ligjin e çaaprovuar publikisht nga Edi rama, akti i parë i reformës agrare të shakaxhiut të përparimit tonë.

Megjithatë pretendojmë se kemi një shtet të fort, që aderon të bëhet anëtar me të drejta të plota në ekonominë e tregut të përbashkët europian. Nga ana tjetër një tufë aparatçinjsh mediokër që as nuk u skuqet faqja, të deklarojnë se e kanë të pamundur të restaurojnë një kompleks kultural institucion shtetëror i ndërtuar në vitet njëzetë, afro 98 vjeç. Nuk u skuqet e as nuk u nxihet faqja të pohojnë ashtu si ia do qejfi shefit. Megjithëse kanë pesë vjet që po çirren se po restaurojnë kishat mijra vjeçare, po bëjnë një revolucion në rimëkëmbjen e vlerave. Dhe mirë bëjnë. Kurse kur vjen puna tek ky kompleks kultural, korifenjsh me histori të madhe, pëllasin… E tmerrshme, nuk ka ngrohje, nuk ka ajër të kondicionuar, duhet të vish me batanije ose erashkë që të shikosh një shfaqje. Nuk ka shteti lekë të ndërtojë një teatër të ri, prandaj ta rrafshojmë këtë, t’ia japim truallin iks se ka para ai, kështu edhe ai fiton, por edhe ne. Një bajtllëk që kujdo mund t’i shkoj për shtat, por asesi sharmit të një shteti.

Nuk e di se si ndihet një qytetar shqiptar kur dëgjon bajtllëqe të tilla. Dhe nuk e di se si, mund të presi a gjykojë ekzistencën e tij qytetare nga ky shtet që nuk ka fuqi financiare të ndërtojë një teatër të ri, jo më ta mbrojë ta zëm nga raketat bërthamore. Eshtë turp e faqja e zezë të diskutohen kabllot e leketrikut përshembull, se gjoja janë të pazevendësushme. Turp e faqja e zezë për këta rikostruktonista shqipatrë. Këta inxhinjerë, arkitetktë fasulesh partie, kur sot bota po ndërton nën ujë, po kthen shkretëtirën në tokë pjellore, po synon planetët etj. Eshtë turp për ato diploma që mbani kur përmendi pa mundësinë e ngrohjes a ajrimit. Me që përmenda shkretëtirën, po udhëtoja përmes një të tille pak ditë më parë. Në hyrje të shtetit të Arizonës, tokës së zhuritur ose atdheut të kaktuseve, në një tabelë të madhe shkruhej, nga pluhuri në flori. E kisha hasur edhe në Nevada, Las Vegas… një sentencë plot drita, flatronte, nga pluhuri në flori. Kishin të drejtë të krenoheshin, fushat gjithë guralecë, drozhga dhe vapë.

Kodrat që ngjanin me masivet e xeherorëve vullkanik të shuar, janë sot prodhues kampion të energjisë diellore. E komplekseve monumentale të antikitetit a kohëve moderne europiane dhe bota në tërësi, duke e ndjerë veten plotësisht sikur shëtit ta zëmë në rrugët e Venecias së sotshme. A duke jetuar piramidat e Egjiptit, sikur me qënë qytetar katërmijë vjeçar, jo fillim shekullit të bumit të komunikimit social. Ne e kemi të tmerrshme, të pamundur të ndërtojmë gjetkë një teatër të ri. E kemi të tmerrshme, krejt të pamundur të ruajmë atë që kemi dhe atë kopësht ta kthejmë në një kopësht ta zëmë statujash të atyre korifenjve. Të shkojmë t’i takojmë. E kemi të tmerrshme, nuk gjejmë dot dy kondicionerë, nuk reasturojmë dot shurrën e kohës sonë, të gagarelëve të studiove dhe militantëve të partive, ky kancer që po na ha të gjallë si komb. Jemi të fortë. Kemi shtet të fort, ndaj po shitemi copash, pjesësh…, si automjetet për pjesë këmbimi.

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Mblesëri me firmën ‘Fusha’/ Zbulohen prapaskenat me çështjen e Teatrit Kombëtar

Publikuar

-

By

Nga Agim Xhafka

*Po bëhen ditë që artistët protestojnë ndaj qeverisë. Ajo kërkon t’u prishë teatrin e në atë truall të ‘pjellë’ nja 6 kulla e mbase ngelet vend edhe për teatrin tjetër, që quhet i ri, ende pa u kryer pllenimi.

Një makineri e tërë po nduket e po shqyhet që ta nxjerrë lëvizjen e artistëve si një nismë e shtyrë nga opozita, si një grup që nuk di ç’kërkon dhe si një revoltë banale se dëshiron të mbajë në këmbë  një ngrehinë shkatarraqe e aq më keq ndërtuar me abzest që na sillka kancer.

Si të mos mjaftonin këto sulme javën e fundit e ka marrë stafetën e përgojimit vetë Erion Veliaj. Por jo me letra tip Griselda, por me dëgjesa në hotele luksoze mbushur me aparatçikë që edhe kur i pyet se si ta quajnë fëmijën ai nuk përgjigjet po mos i japë leje shefi, fol, por shkurt. Si qëmoti kur turmat bërtisnin para atyre që gjoja iu bënin gjyqin: ‘Në litar, në litar!’, tani ulërasin   ‘Të prishet, të prishet!’

Askush nuk i shkon thellë problemit. Rama do ta prishë se i prish punë për kullat. Erioni do ta shembë se shembet vetë nga Rama. Ja, kaq e thjeshtë e aparati i propagandës nis thurjet e fabulave, tani jo me bebe që iu shkulen nënave nga barku,por me artistë që do vdesin nga kanceri dhe se qyteti atë zonë nuk e lejon të jetë ferrishte.

Komikja vazhdon kur Erioni përmend sukses te tij sheshin ‘Skënderbej’ që tani verës ai që rri atje dy minuta merr titullin Hero,Pazarin e Ri që e nisi Basha dhe Bulevardin e Ri që e nisi po Luli.

Harron se ‘shtatzënë’ këto vepra i la Basha dhe ai thirret baba i tyre, o Erion!

Mendoj se çështja e Teatrit është si çështja e dashurisë së një vajze. Në këtë rast ajo do që të martohet me një djalë që do vijë nga buxheti i shtetit,ose nga një djalosh që do dalë pas njohjes së shumë të tillëve që zonjusha Teatër do ketë mundësi t’i intervistojë nëpër kohëra.

Por Rama e Erioni ia kanë gjetur burrin.

Quhet firma ‘Fusha’.

Nuk pyesin në se ky është më simpatik se të tjerët, është i ri apo i vjetër në moshë, i punon apo nuk i punon dyfeku, bën apo s’bën fëmijë. Shkurt do martohesh me këtë dhe pikë. Epo këtë mblesëri artistët nuk e përtypin, andaj po luftojnë.

Jo për hesap të tyre, por të të gjithëve. Se ai që do marrë truallin duhet të konkurrojë. Jemi në kapitalizëm, Lali!

Ikën motet kur Enveri hidhte kapelen në Fier e në vendin ku binte ajo thuhej:

‘Urgjent të shpojnë atje sondat! Enveri e zbuloi naftën që na fshehën armiqtë.’

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:50 - 21 June, 2018

Rreshjet e shiut përmbytin Prishtinën

Gjatë ditës së sotme Prishtina është përmbytur nga reshjet e shtuara të shiut, që kanë lënë pasoja të mëdha. Sikurse raporton “Zeri.Info”,përveç...

Aktualitet17:49 - 21 June, 2018

PD nuk ndalet/ Deputeti demokrat lë në “ethe” Qeverinë

Pas publikimit të skandalit “Xhafaj”, Partia Demokratike ka paralajmëruar nxjerrjen e provave të reja për eksponentë të Qeverisë. Kjo gjë...

Aktualitet17:42 - 21 June, 2018

Franca gjen golin/ Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Kombëtarja e Francës më në fund arriti të kalojë mbrojtjen e Perusë, e cila u mbajt mirë deri në 34’....

Aktualitet17:41 - 21 June, 2018

Albin Kurti sulmon kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi

Kryetari i lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti, në një konferencë për media nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Ramush Haradinaj...

Aktualitet17:33 - 21 June, 2018

Spaho “tradhëton” Bashën/ Nxjerr zbuluar punën e PD për zgjedhjet

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ndërsa ka komentuar situatën...

Aktualitet17:24 - 21 June, 2018

Vrau burrin përdhunues, u dënua me vdekje/ 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

Rasti i Noura Hussein, e cila është dënuar për vdekje për vrasjen e bashkëshortit të saj, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar....

Aktualitet17:16 - 21 June, 2018

Holanda ngre alarmin/ Zbulohen arsyet pse janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është vënë në pikëpyetje nga Holanda. Në një raportim të medies vendase...

Aktualitet17:15 - 21 June, 2018

BE kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagave/ Ja çfarë sugjeron

Shefja e zyrës së BE-së, si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin...

Aktualitet17:02 - 21 June, 2018

Presidenti Ivanov mund ta lërë pezull Marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të...

Aktualitet16:51 - 21 June, 2018

Të dënuar me burg për disa vepra penale/ Ekstradohen shtetasit shqiptarë

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe atë të Greqisë kanë bërë ekstradimin e dy shtetasve. Policia bën me...

Aktualitet16:19 - 21 June, 2018

Kreu i OSBE-së “shuplakë” politikës shqiptare

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ka qenë i ftuar në emisionin “7 pa 5”, në “Vizion Plus”,...

Aktualitet16:02 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Nuk ka fitues mes Danimarkës dhe Australisë

 Edhe pse ndeshja mes Australisë dhe Danimarkës nisi praktikisht me avantazhin e këtyre të fundit, fitues nuk ka pasur. Eriksen...

Aktualitet15:58 - 21 June, 2018

Listat/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë. Të vlerësuar me notën...

Aktualitet15:53 - 21 June, 2018

Talenti shqiptar i bashkohet Gurit tek Oostende

Pas transferimit të sulmuesit Sindrit Guri tek Oostende, klubi belg ka arritur të transferojë edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet...

Kryesore15:52 - 21 June, 2018

Çelja e negociatave me Shqipërinë/ Çfarë kushtesh ka Gjermania?

Gjatë fjalës së tij në parlament, kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e...

Aktualitet15:43 - 21 June, 2018

Tifozeria daneze në fokus/ Fotoja e tyre po bën bujë në internet

Nuk iu ka shpëtuar fotografëve të FIFA-s një detaj shumë i veçantë, shumë i bukur, por i ekzagjeruar. Dy tifozë...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Zbulohen prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas refugjatëve

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka komentuar lajmin për ardhjen e 600 mijë refugjatëve. I ftuar në studion e “Opinion”...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Ish-ministri “shuplakë” Bashës/ Del në krah të Ramës ?

Ish-ministri i Rendit Publik në qeverinë e vitit 1992, Bashkim Kopliku ka reaguar në lidhje me debatet e fundit, për...

Kryesore15:10 - 21 June, 2018

Zbardhen debatet në parlament/ Holanda i “ngrin buzëqeshjen” Shqipërisë?

Ditën e sotme në Komisionin për Çështjen e Europës në Parlamentin e Holandës  është diskutuar çështja e hapjes së negociatave...

Aktualitet15:04 - 21 June, 2018

Skandal te Krimet e Rënda/ “Degjeneron” situata, avokati fyen gjyqtaren

Fadil Kasemi, ish burri i gjyqtares së vrarë, Fildeze Hafizi, është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës për...

Kronika15:01 - 21 June, 2018

Policia spanjolle prangos “skifterët” shqiptarë

Policia e Spanjës ka arrestuar një grup shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Sipas mediave iberike, ky grup brenda...

Aktualitet14:49 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Barazpeshë totale mes Danimarkës dhe Australisë

Janë mbyllur 45 minutat e para të sfidës së parë për ditën e sotme, mes Danimarkës dhe Australisë. Nordikët e...

Aktualitet14:43 - 21 June, 2018

Australinë e “shpëton” VAR / Vjen barazimi në “Cosmos Arena”

 Ka barazuar Australia me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga kapiteni Milos Jerdinak. Në minutën e 38’,...

Politikë14:30 - 21 June, 2018

Gjermania kundër negociatave ?/Reagon ministri Bushati

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Dimir Bushati, ka falenderuar qeverinë gjermane dhe kancelaren Angela Merkel për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Në...

Aktualitet14:25 - 21 June, 2018

Video / Një “perlë” e Eriksen bën diferencën 20 minutat e para

Nuk mund të mungonte ylli i Tottenham Chritian Eriksen dhe golat e tij spektakolar në këtë botëror. Mesfushori i Danimarkës...

Kryesore14:16 - 21 June, 2018

“Skandali Xhafaj”/ Basha “vret” Babalen  

Pak kohë më parë, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj....

Kryesore14:05 - 21 June, 2018

Para droge me “Toyota Yaris”?/ Balla zbulon emrat e deputetëve që udhëtuan drejt Berlinit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë...

Aktualitet14:04 - 21 June, 2018

Zhduket shqiptarja në Itali/ Nënë e dy fëmijëve

Mediat italiane kanë publikuar lajmin e zhdukjes së një shqiptareje në Itali. Rasti u bë i njohur në emisionin “Chi...

Trending

Read previous post:
Nishani kritikon Bashën: Alternativa qeverisëse vjen nëpërmjet bashkimit, risill Patozin…

Në një prononcim të dhënë për televizionin Klan, ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka treguar se kthimi në alternativë qeverisëse...

Close