LSI “braktis” Bashën/ Zbardhet oferta Kryemadhit për Ramën – CNA
Connect with us

Aktualitet

LSI “braktis” Bashën/ Zbardhet oferta Kryemadhit për Ramën

Publikuar

-

Kryetarja e LSI –së, Monika Kryemadhi, është zgjuar, duke u rikthyer sërish në jetën politike.

Nga krahu i Lulzim Bashës, sot është është zgjuar në krah të Edi Ramës, duke pranuar se është e hapur për një bashkëpunim me të.

Ndërsa ka lansuar paketën antivarfëri, Kryemadhi ka dhënë se janë të hapur për çdo bashkëpunim me Qeverinë.

“Taksat e larta kanë çuar drejt mbylljes bizneset. Në dy muaj janë mbyllur 2500 bisneze. Shqipëria ndodhet në varfëri ekstreme.  Breza të tyërë do të largohen nga Shqipëria duke parë ritmet se si po zhvillohet ky vend” ka thënë Kryemadhi në fillim të lansimit të propozimeve të LSI –së.

“Bashkëpunimi ynë kundër varfërisë, në shërbim për një jetë më të mirë për shqiptarët, është i hapur dhe transparent nuk kompleksohemi jemi të gatshëm. Ashtu siç vepruam për ligjin e Vetingut në polici. Edhe rastin e tvsh-së për biznesin e vogël do ta rikthejmë edhe njëherë. Jemi të hapur për të dhëna alternativën tonë. Nuk kemi kompleks që propozimeve tona t’u vihet vula e partisë dhe rilindjes së Edi Ramës”, ka thënë Kryemadhi./CNA.al

Aktualitet

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Publikuar

-

By

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës.

Liderët pjesëmarrës në këtë Samit, miratuan një Deklaratë të përbashkët të inicuar nga Presidenti Trump me titull: “Thirrje Globale për Veprime mbi Problemet Botërore të Drogës”.

Sipas këtij dokumenti, liderët pjesëmarrës në Samit, rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të adresuar dhe luftuar me më shumë efektivitet problemin botëror të drogës, si dhe për të zbatuar konventat për narkotikët e substancat psikotrope dhe të Krimit të Organizuar Transnacional.

Në mënyrë të veçantë, liderët u zotuan që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe parandaluar abuzimin me drogën, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorët e drejtësisë, zbatimit të ligjit e të shëndetësisë.

Presidenti Meta, ashtu si edhe liderët e tjerë të pranishëm në Samit, shprehu mbështetjen ndaj nismës së Presidentit Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Publikuar

-

By

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas  të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë,   kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Njoftimi i policisë:

Policia e Bulqizës kap dhe ndalon 23 vjeçarin  nga Bulqiza si autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen e ndodhur  më datë 22 Shtator  në Bulqizë , për  vjedhje me armë.

Në vijim të hetimeve të pandërprera të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Drejtoria Vendore e Polcisië Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë , për zbardhjen e vjedhjes me armë  ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë,  nga tërësia e veprimeve të kryera duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit , është bërë e mundur kapja  dhe ndalimi i të dyshuarit si autori kryesor i ngjarjes  i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja dhe konkretisht shtetasi:

Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.)

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas  të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë,   kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet  e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte  me masë  dënimi “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas  pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas  ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të  Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje e lehtë”, “Veprime në kundërshtim me Gjykatën” të kryera në bashkëpunim, “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet 140,278, 89, 321, 323, 25, të Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Publikuar

-

By

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë në ditë.

Video është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila tregon radhët e gjata të studentëve të Mjekësisë pranë konviktit.

Për këtë situatë, deputetja e PD-së bën përgjegjëse të drejtpërdrejtë ministrin e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikollën.

Duke iu referuar një mesazhi, i cili i ka ardhur në adresë të saj, deputetja mes tjerash shkruan: “Tmerri i rregjistrimeve per dhoma në konviktet e Universitetit të Mjekësisë. Pershendetje Albana kjo eshte situata e lindita nikolles ne regjistrimin per konviktet e mjeksise qe ne ora 6 ne radh dhe po vazhdojne komisjonet sipas porosis partise.”, shkruan ajo.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Aktualitet22:51 - 24 Shtator, 2018

Basha “shkatërron” audiencën/ E “shqyejnë” gazetarët

Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, i cili...

Aktualitet22:49 - 24 Shtator, 2018

U zgjodh futbollisti më i mirë i vitit/ Këto janë fjalët shumë emocionuese nga Modric

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe...

Trending

Read previous post:
Publikohet video: Enca në momente intime me modelin e njohur

Teksa të gjithë presin që "Dua", videoklipi i ri i Encës të publikohet këtë muaj, këngëtarja e ka shuar pak...

Close