LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimi rus për PD në SHBA/ Artan Fuga ka një mesazh për Bashën

13 Mars 2018, 11:07, Opinione CNA
Lobimi rus për PD në SHBA/ Artan Fuga ka një mesazh për

*Lobimi i gabuar dhe logjika naive.

Si e braktis politika logjikën!

Duke ndjekur debatin politik konstatohet lehtësisht që vazhdon e njejta logjikë që në mos qoftë naive, kur bëhet me qëllim është mashtruese.

Lidhur me paratë e lobimit për një foto me presidentin Trump të kreut të partisë demokratike, z. Lulzim Basha.

Disa i thonë qeverisë : lëreni këtë çështje mos mbuloni korrupsionin dhe trafikun e narkotikëve në Shqipëri! Qeveria të mos mbulojë diellin me shoshë.

Kanë shumë të drejtë. Kur qeveria dhe propaganduesit e saj kërkojnë transparencë te lobimi i gabuar, më parë të shohin mungesën e trasparencës në mijra gjëra që po u kushtojnë shqiptarëve shkatërrimin e jetës.

Jemi një vend minimalist. Për një copë bukë jetojmë!

Pse është bërë lobimi i gabuar, kjo nuk mjafton për të fshehur katastrofën dhe prapambetjen ku jeton vendi dhe përgjegjësinë për këtë e ka partia në pushtet.

Por, nga ana tjetër, kur qeveria ka kusure plot, nuk mjafton që për ta lënë mënjanë çështjen e lobimit të gabuar, t’i drejtosh gishtin qeverisë për kusuret e saj.

Shpjegoni zotërinj të opozitës ku janë gjetur burimet e atyre parave që janë harxhuar për atë fotografi me presidentin amerikan?

Edhe unë dua shumë të bëj një fotografi me zotin Trump, por nuk e kam mundësinë financiare. Dhe nuk e bëj! Ul kokën dhe shoh punën time.

Shpjegoni zotërinj, a bëni kujdes për përzgjedhjen e agjencive të konsultimit dhe a i verifikoni ato?

Dhe mbi të gjitha çfarë shërbeu ajo fotografi për shqiptarët? Cila ishte impakti i saj mbi politikën shqiptare?

Kaq naivë jeni sa mendoni se një resme mjafton për zëvendësuar veprimin opozitar përgjatë zgjedhjeve në Shqipëri!!!

Ishte thjesht një fotografi, një resme, apo edhe u bisedua diçka? Cfarë konkretisht?

Pa sqaruar këto, çdo kritikë ndaj qeverisë për të anashkaluar çështjen nuk është e mjaftueshme. Mos u ankoni pastaj se përse njerëzit janë të mërzitur e megjithatë nuk u a japin votën juve!

Po kritikët e z. Lulzim Basha?

Drejt që denoncojnë një lobim të gabuar. Por, kjo nuk mjafton për t’i legjitmuar si opozitarë.

Keni një platformë apo jo?
Kush jeni?
Cfarë fuqie mobilizuese keni?

Të shash z. Lulzim Basha sot është gjëja më e lehtë në botë.

“Unë legjitimoj deklarimet e mia duke gjetur gabimet te tjetri!”

Kjo është logjika që sundon politikën prej kohësh. Por, ne qytetarët nuk duhet t’a hamë këtë kokërr ulliri!

Eshtë logjikë naive kur bëhet gabimisht, dhe mashtruese kur bëhet me qëllim.

Politika ka humbur logjikën.

09:14 Opinione

Një komb i dhunuar

Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...

Lajmet e fundit nga