Lëvizja për Bashkim denoncon: Lista Serbe dhe Beogradi mbajnë peng  Trepçën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Lëvizja për Bashkim denoncon: Lista Serbe dhe Beogradi mbajnë peng  Trepçën

Publikuar

-

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë pas dorëheqjes së djeshme të drejtorit të kompleksit industrial, ku përfshihen minierat e shumënjohura për pasuritë e arit, Lëvizja për Bashkim(LB) shprehet se po i përcjellë me shqetësim ngjarjet rreth fatit tragjik të ndërmarrjes Trepça. Në komunikatën e sjell nga “Zeri.Info”, ndër të tjera citohet:

“Fatkeqësisht, po vazhdon situata e moszbatimit të Ligjit për Trepçën, e cila në radhë të parë po reflektohet në mosthemelimin e Bordit Mbikëqyrës të ndërmarrjes Trepça, e rrjedhimisht edhe me mosthemelimin e sh.a. Trepça”.

Sipas LB-së, kjo situatë po e dëmton ekonomikisht dhe financiarisht Trepçën, po e bën qeverisjen e saj të vështirë, po bën që kompetencat në mes të dikastereve të ndryshme qeveritare dhe AKP-së të ngatërrohen dhe, rrjedhimisht, është duke e bërë jofunksional kreun e saj menaxherial.

“Dorëheqja e djeshme e drejtorit të Trepçës është edhe një alarm për këtë situatë tejet të rëndë”, thuhet në komunikatën e LB-së.

Sipas të cilës, nëse Qeveria e kaluar e ka pasur klimën shumë më të përshtatshme për të bërë hapa konkretë drejt jetësimit të Ligjit për Trepçën dhe nuk e ka bërë, Qeveria e tanishme është edhe më e pafuqishme.

“Ndër të tjera, ajo është e kurthuar këmbë e krye edhe nga Lista Serbe. Një prej arsyeve kryesore pse kohëve të fundit po zvarritet themelimi i Bordit mbikëqyrës të Trepçës janë shantazhet e Listës Serbe ndaj qeverisë aktuale, e cila po e shfrytëzon raportin politik të forcave, për t’i çuar përpara interesat e veta dhe të Beogradit, në mënyrë që Kosovën ta bëjë shtet sa më jofunksional”, konstaton LB.

Sipas kësaj partie, përkundër faktit se janë plotësuar kushtet që i kërkon Ligji dhe kanë konkurruar katër përfaqësues të komunitetit serb për shtatë vendet që i takojnë qeverisë si aksionare, Lista Serbe nuk po i konsideron ata si përfaqësues të interesave të tyre, duke e kontestuar kështu institucionin e konkursit dhe duke kërkuar që anëtarët serbë të këtij bordi të caktohen vetëm  nga përfaqësues të interesave të kësaj liste.

Për më tepër, sipas tyre, ky subjekt po kërkon që komuniteti serb t’i ketë tre anëtarë në këtë bord (një si përfaqësues i punëtorëve dhe dy nga pjesa e qeverisë si aksionare), përkundër pajtueshmërisë së institucioneve të Kosovës që ky komunitet t’i ketë dy anëtarë në këtë bord prej nëntë anëtarëve.

“Këto shantazhe përveçqë po e dëmtojnë Kosovën politikisht, po e vështirësojnë edhe mëkëmbjen e saj ekonomike, kurse zbatimin e ligjit në Kosovë po e shndërrojnë  në arenë të negocimit të vazhdueshëm me Listën Serbe”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja për Bashkim shprehet se që para krijimit të kësaj qeverie ka paralajmëruar për rrezikun që kemi nga një qeveri e varur nga votat e Listës Serbe e cila është direkt e ndikuar nga Beogradi.

Lëvizja për Bashkim kërkon nga qeveria e Kosovës që urgjentisht të procedojë me zbatimin e Ligjit për Trepçën: me themelimin e Bordit mbikëqyrës, e rrjedhimisht edhe të Sh.A. “Trepça”, e të mos bjerë pre e shantazheve të Listës Serbe.

“Në këtë drejtim, kërkojmë që të gjitha forcat politike shqiptare të veprojnë me unitet të plotë, në mënyrë që ta minimizojnë ndikimin politik të Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar në dëmtimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në fund të komunikatës./CAN.al

Aktualitet

Gjobë për ndërtim pa leje/ 42 vjeçari kërcënon me hedhje nga shtylla

Publikuar

-

By

Një 42 vjeçar nga në fshatin Tapi të Kuçovës ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Bëhet fjalë për shtetasin Andon Ziu, i cili ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë  dhe ndodhet aty prej një ore.

Shkak për ngjarjen është bërë një gjobë prej 5 milion lekësh nga bashkia, për ndërtim pa leje.

Sipas Ziut gjoba ndaj tij është vënë në mënyrë të padrejtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si votuan Messi dhe Ronaldo për njëri-tjetrin/ Do mbeteni të befasuar

Publikuar

-

By

Natyrisht, ata të dy “shkëlqyen” me mungesën e tyre (kështu janë shprehur disa media kryesore europiane) në ceremoninë e FIFA-s, të zhvilluar mbrëmë në Londër. Duke mos e parë veten fitues, të mësuar me këtë në dekadën e fundit; herë njëri e herë tjetri, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi e bojkotuan kurorëzimin e Luka Modric si më i miri në botë.

Portugezi ishte në “podiumin tresh”, në fakt, ndërsa argjentinasi i Barcelonës jo. Ky veprim i tyre është kritikuar nga figura të njohura të futbollit botëror, si Fabio Capello apo Sergio Ramos. Gjithsesi, duke qëndruar te këto dy yje, që kishin vendosur “diktaturën” e tyre në “The Best” dhe “Topi i Artë” në dhjetë vitet e fundit, ia vlen të qëmtojmë votimet e tyre, si kapitenë të kombëtareve respektive.

Sa pikë i kanë dhënë njëri-tjetrit, cilin futbollist kanë votuar për më të mirin? Portugezi, që u transferua kësaj vere te Juventusi, ka bërë një votim të tillë: 5 pikë për Varane, 3 pikë për Modric dhe 1 pikë për Griezmann. Sikurse shihet, ka përzgjedhur dy kampionë bote me Francën dhe “Topin e Artë” të Botërorit të Rusisë.

Dy prej tyre, bashkëlojtarë te Real Madridi deri në fund të sezonit të kaluar. Parimisht, asgjë për t’u kritikuar, por kur vjen puna te Messi, ai mungon në “shijet” e CR7. Tjetër shenjë e egos së madhe të luzitanit për të qenë i pari, mbi të gjithë, edhe pse nuk ka më shumë se pesë “Topa të Artë”, sa edhe Messi.

Krejt e kundërta është në rastin e yllit argjentinas të Barcelonës. Ai nuk e ka injoruar totalisht rivalin portugez (siç ka bërë ky i fundit me të), por i kanë dhënë 1 pikë. Messi ka votuar me 5 pikë Luka Modric, fituesin e “The Best”, si dhe me 3 pikë Kylian Mbappe, i shpallur lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Rusisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuza për përdhunim/ Ja si e mashtroi prifti murgeshën

Publikuar

-

By

Një murgeshë ka denoncuar peshkopin Giovanni Salonia, për përdhunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit të shkuar, kur Salonia, 71 vjeç, u emërua peshkop në kishë e Palermos.

Sipas mediave italiane, murgesha kishte shkuar tek Salonia, për të kryer një psiok-terapi. Ky i fundit, duke përfituar nga gjëndja e saj e rënduar e ka mashtruar duke i thënë se seksi është kura e duhur për ta shpëtuar.

Giovanni Salonia është një docent i njohur në Itali, autor i shumë librave, si dhe profesionist në fushën e psikologjisë dhe psiko-terapisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:48 - 25 Shtator, 2018

Gjobë për ndërtim pa leje/ 42 vjeçari kërcënon me hedhje nga shtylla

Një 42 vjeçar nga në fshatin Tapi të Kuçovës ka kërcënuar se do të vrasë veten. Bëhet fjalë për shtetasin...

Aktualitet11:47 - 25 Shtator, 2018

Si votuan Messi dhe Ronaldo për njëri-tjetrin/ Do mbeteni të befasuar

Natyrisht, ata të dy “shkëlqyen” me mungesën e tyre (kështu janë shprehur disa media kryesore europiane) në ceremoninë e FIFA-s,...

Aktualitet11:36 - 25 Shtator, 2018

Akuza për përdhunim/ Ja si e mashtroi prifti murgeshën

Një murgeshë ka denoncuar peshkopin Giovanni Salonia, për përdhunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit të shkuar, kur Salonia,...

Aktualitet11:35 - 25 Shtator, 2018

Të premten do të luhet derbi më i madh në Superligë/ Publikohen çmimet e biletave

Pas një viti “agjërim”, për shkak se Tirana ishte në Kategorinë e Parë, rikthehet derbi i madh i kryeqytetit. Tifozët...

Aktualitet11:18 - 25 Shtator, 2018

Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nisur një seri kërcënimesh në adresë të kryeministrit Edi Rama....

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Një nga kënaqësitë më të mëdha/ 12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Futbolli i rrugëve është futbolli më i shijuar ndonjëherë. Si fëmijë, të gjithë kemi luajtur dhe shijuar futbollin. Por cilat...

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë. Palët janë të ndara...

Aktualitet11:08 - 25 Shtator, 2018

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale,...

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Trending

Read previous post:
Lubonja e thotë hapur: Kjo qeveri banditësh duhet të tërhiqet zvarrë

Analisti Fatos Lubonja, ka shpërthyer ndaj qeverisë aktuale, për çka tha se është e kapur nga banditë që duhen nxjerrë...

Close