LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kush është televizioni më i ndjekur në Shqipëri

13 Mars 2018, 19:15, Aktualitet CNA
Ja kush është televizioni më i ndjekur në Shqipëri

Një studim investigativ me tematikë, “Monitorim i Pronësisë së Medias ? Shqipëri”, i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij, ka zbuluar se cili është televizioni më i ndjekur në Shqipëri.

Sipas studimit të BIRN, duke u bazuar në dy agjenci të matjes së audiencës, përkatësisht, Abacus dhe Telemetrix, është treguar edhe cili prej televizioneve shqiptare është më i ndjekuri.

Abacus, nxjerr si më të ndjekurin televizionin Top Channel, me përkatësisht 16.15% të audiencës, e pas tij Televizionin Klan të Aleksandër Frangajt, me 13.43%.

E kundërta ndodh me Telemetrix, i cili nxjerr televizionin Klan si më të ndjekurin me një avantazh të thellë prej 20% më shumë se Top Channel. Telemetrix tregon se 29.63% e shqiptarëve shohin TV Klan, përkundrejt 9.06% që ndjekin Top Channel. /CNA.al

Lajmet e fundit nga