Edhe Ducja dhe Hitleri do qanin për Ramën – CNA
Connect with us

Kryesore

Edhe Ducja dhe Hitleri do qanin për Ramën

Publikuar

-

Kryeministri i vendit dje mori gjithë audiencën e publikut shqiptar, fatkeqësisht për dy orë duke mos thënë asgjë. Rama qau Live për akuzat politike të hedhura ndaj tij, ndoshta diku edhe të tepruara, por nuk është se ai nuk bën të njëjten gjë, personalisht apo me ushtrinë e tij.

Politika shqiptare shahen nga nëna, motra, gruaja fëmijët nga mëngjesi deri në darkë. Këtu nuk bën përjashtim as kryeministri, i cili përdor mjeshtërinë e fjalës në media si Ducja dikur, por ka një makinë propagande në kryeministri më të madhe se Hitleri dhe më brutale se e tij.

Kryeministri në vend të Show-t si Ducja që moti, duke luajtur me mjeshtërinë e fjalës, më mirë do të ishte të thoshte se çfarë po bën për ekonominë shqiptare, për të papunët, për uljen e taksave, për forcimin e rendit dhe sigurisë publike, sesa ta përdorte ushtrinë e tij “hitleriane” në kryeministri për të nxjerrë informacione dhe servirur publikut broçkulla që ndoshta vetë Rama i beson.

Me mjeshtërinë e fjalës si të Duces dhe me ushtrinë e propagandës së Hitlerit, Rama dje mori edhe rolin e “gjynahqarit”, a thua se po i digjej barku për Shqipërinë se opozita po e shante nëpër Europë.

Po a nuk ishte ky Edi Ramë që vendosi çadër përpara kryeministrisë?

A nuk ishte ky Ramë në opozitë që nuk linte fjalë pa thënë për Shqipërinë rrugëve të Europës?

A nuk ishte ky Ramë dhe Veliaj i tij që shpërndanë e-mailin e famshëm në kancelaritë europiane për Griseldën e Elvis Roshit, që i kishin çarë barkun dhe hequr fëmijën?

LEXO EDHE:  Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Në kohën kur Edi Rama ishte kreu i PS-së në opozitë, dyerve të Europës dhe kancelarive të saj çdo ditë shkonin informacione, sulme dhe akuza kundër Shqipërisë. Ashtu si ndoshta po akuzon opozita sot, të njëjtën gjë bënte Edi Rama dje, ndoshta edhe më ashpër, por edhe më i dhunshëm.

Vështirë se harrohen aksionet e egra politike të socialistëve që përfunduan me ardhjen në pushtet pesë vite më parë, por që nga pas kanë edhe gjakun e katër viktimave të 21 janarit, kanë edhe gjakun dhe dhunën ndaj uniformave blu në po atë ditë. Pra, Edi Rama vulën më të madhe kundër Shqipërisë, e ka me provë në 21 janar, pa folur për të tjerat me radhë.

Sot, Edi Rama është në një tjetër pozicion dhe bën rolin e të përulurit, të pikëlluarit pse po i sulmohej Shqipëria, ndërkohë qe çfarë nuk i ka bërë asaj. Ndoshta edhe Hitleri, ndoshta edhe Ducja do të qanin me oiii për “dhimbjen” e madhe të Ramës të stisur nga mjeshtëria e fjalës dhe makina e propagandës, të cilat së bashku me zërin e tij, ai kërkon ti çojë në një tjetër stad, është gati ti shpallë si të vetmet instrumenta të së vërtetës në Shqipëri, megjithëse nuk i beson më askush./ CNA.al

Aktualitet

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Publikuar

-

By

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë.

Palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë të rikthejë dy herë ligjin për teatrin.
Partia Socialiste e konsideron ligj të njëjtë pasi mban të njëjtin numër me të vjetrin, ndërsa PD e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit.
Stafi juridik i presidentit ka nisur shqyrtimin e dokumenteve të përcjella nga Kuvendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale, se nesër do të ketë një komunikim me video-live në orën 10:00.

Rama ka shkruar më tej se pagat në arsim, shëndetësi dhe ushtri janë rritur.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019 Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por komentuesit nuk janë aspak të bindur nga ajo që ka shpalosur Rama dhe kanë vërshuar një lumë kritikash ndaj tij, ku nuk kanë munguar ofendimet si mashtrues apo legen.

“Qeveri e kriminalizuar, se kuptoj çfarë flisni kur mblidheni. Një farsë e ndyrë”, shkruan njëri prej komentuesve.

Ndërkohë një qytetar e ka akuzuar kryeministrin, se po bën padrejtësi, duke u rritur rrogat vetëm mësuesve dhe policëve, ndërsa pjesën tjetër të popullsisë po e lë të vdesë.

LEXO EDHE:  Fotolajm- Berisha dhe Rama “thyejnë” Bashën/ Kryeopozitari braktiset nga qytetarët

“Jepu mësusve dhe policave se pak marin nënë dorë o shtet legen dhe leri të tjerët të vdesin”, shkruan qytetari.

Një komentues tjetër shkruan se kryeministri ka filluar sërish avazin e premtimeve, pasi po afrojnë zgjedhjet.

“Po vijnë zgjedhjet ? Po ashtu edhe premtimet e tuaja të famshme  si 300 mijë vende pune, ulja e çmimit të energjisë elektrike, drejtësia, legalizimet, ndëshkimi i korrupsionit dhe drogës, bravo edo je super mashtrues”, shkruan qytetari.

Ndërsa një qytetar tjetër, ka akuzuar Ramën se çdo gjë po e bën për publicitet, pasi në fabrika punëtorët vazhdojnë të paguhen me 6000 lekë të vjetra në ditë.

“O shtet ti e ke në terezi o byrazer, i fut një publicitet dhe je në rregull. Hap pak sytë nga populli fukara, që po punon në fabrika për 6000 lekë të vjetra në ditë. Je në 2018 dhe është gjynaf, me rrogat e vitit 2000”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e ushtri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash. Por shefi i qeverisë thekson se do të ketë dhe një politikë të re sociale dhe se detajet do t’i japë nesër.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Alibeaj përjashton bojkotin

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019👍Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/tëitter/insta live😉”, shkruan kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:36 - 25 Shtator, 2018

Akuza për përdhunim/ Ja si e mashtroi prifti murgeshën

Një murgeshë ka denoncuar peshkopin Giovanni Salonia, për përdhunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit të shkuar, kur Salonia,...

Aktualitet11:35 - 25 Shtator, 2018

Të premten do të luhet derbi më i madh në Superligë/ Publikohen çmimet e biletave

Pas një viti “agjërim”, për shkak se Tirana ishte në Kategorinë e Parë, rikthehet derbi i madh i kryeqytetit. Tifozët...

Aktualitet11:18 - 25 Shtator, 2018

Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nisur një seri kërcënimesh në adresë të kryeministrit Edi Rama....

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Një nga kënaqësitë më të mëdha/ 12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Futbolli i rrugëve është futbolli më i shijuar ndonjëherë. Si fëmijë, të gjithë kemi luajtur dhe shijuar futbollin. Por cilat...

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë. Palët janë të ndara...

Aktualitet11:08 - 25 Shtator, 2018

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale,...

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Trending

Read previous post:
Korupsioni “çon” në burgun e Peqinit, ministren Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka rinisur inspektimin në burgje. Sot ajo është ndalur në Burgun e Peqinit, ku ka...

Close