Connect with Us

Dha leje për hotel/ Pezullohet nga detyra Shefi i Urbanistikës në Durrës

Politikë

Dha leje për hotel/ Pezullohet nga detyra Shefi i Urbanistikës në Durrës

Publikuar

-

Është pezulluar nga detyra shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me lejen për ndërtimin e një hoteli në zonën e Urës së Dajlanit.

Vendimin për pezullimin e tij e ka marrë gjykata pas kërkesës së Prokurorisë së Durrësit.

Po ashtu gjykata ka vendosur dhe masën sekuestro preventive për objektin në ndërtim deri në përfundim të hetimeve të nisura për këtë rast.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se Qehajaj si shef i Urbanistikës dhe zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit është i përfshirë në dhënien e lejes për objektin në një zonë të rëndësisë së veçantë, ku është i ndaluar ndërtimi.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës miratoi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për të vendosur caktim të masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të detyrës” së Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, për shtetasin Adhurim Qehajaj, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Kërkesa e mësipërme vjen pas hetimit mbi dhënien e një lejeje zhvillimi dhe ndërtimi nga Bashkia Durrës për objektin në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi që ndodhet ndërmjet rrugës Kombëtare tek “Ura e Dajlanit”  dhe bregut të Detit.

Prokuroria arriti në përfundimin se leja e dhënë nga Bashkia Durrës është në kundërshtim me kriteret e ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, dhe VKM nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” i ndryshuar.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali/Si mashtroi selia blu për pjesëmarrjen në Durrës

Objekti me sipërfaqe 1516.8 m2 ndodhet brenda kufirit kufizues të përcaktuar si Zonë me Rëndësi Kombëtare, në pjesën e Brezit Bregdetar.

Gjithashtu Gjykata në Durrës vendosi caktimin e  masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:

-Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, lagje nr. 13, Plazh, Durrës.

-Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurisë në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi.

Prokuroria saktësoi se leja e zhvillimit dhe ndërtimit është dhënë për një zonë të përcaktuar si të Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organ kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit për zona të rëndësisë kombëtare. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Ju gjet një pajisje e dyshimtë/ Ndalohet italiani në Durrës

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Skandali/Si mashtroi selia blu për pjesëmarrjen në Durrës

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Ju gjet një pajisje e dyshimtë/ Ndalohet italiani në Durrës

LEXO EDHE:  7 objekteve të rrezikuara në Durrës/ Grida Duma publikon fotot: Mungojnë ekspertët

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Ju gjet një pajisje e dyshimtë/ Ndalohet italiani në Durrës

LEXO EDHE:  Kultivonte bimë narkotike/ Arrestohet 25 vjeçari

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE