Ç’thonë vijat e dorës për ju: Lexojeni vetë pëllëmbën tuaj – CNA
Connect with us

Kuriozitete

Ç’thonë vijat e dorës për ju: Lexojeni vetë pëllëmbën tuaj

Publikuar

-

Leximi i dorës është një teknikë që praktikohet në të gjithë botën. Qëllimi është të përcaktosh karakterin e personit përkatës si dhe të ardhmen e tij thjesht duke lexuar atë çka tregon pëllëmba e dorës.

Nëse jeni të interesuar për ta bërë edhe ju diçka të tillë, do t’ju tregojmë hap pas hapi se si të mësoni ca gjëra më shumë rreth vetes përmes vijave të dorës.

1. Zgjidh dorën

Për të lexuar dorën zgjidhni dorën dominante, atë që përdorni më së shumti (në të tashmen a të shkuarën) ndërkohë që dora më pak dominante është dora e së ardhmes. Kur vija është e hollë do të thotë se nuk keni punuar shumë në një drejtim të caktuar të jetës.

2. Dalloni vijat kryesore

Vijat janë të ndryshme, te disa më të holla, te disa të ndërprera nga ca degëzime të tjera, ama në përgjithësi, minimalisht te pëllëmba e kujtdo gjenden 3 vija kryesore:

1. Vija e zemrës

2. Vija e kokës

3. Vija e jetës

4. Vija e fatit (vetëm disa njerëz e kanë )

3. Interpretoni vijën e zemrës, e cila lidhet me perspektivat tuaja në romancë, stabilitetin emocional, depresionin apo shëndetin kardiak.

Kjo vijë mund të lexohet nga gishti i vogël te gishti tregues dhe anasjelltas. Kështu:

– Nëse vija nis poshtë gishtit tregues do të thotë se jeni të kënaqur me jetën dashurore

– Nëse vija nis poshtë gishtit të mesit, kjo tregon se jeni shumë egoist në një marrëdhënie

– Nëse vija nis poshtë gishtit të unazës, bini lehtë në dashuri

– Kur ajo është e shkurtër dhe e drejtë, atëherë s’jeni fort të interesuar për romancë

– Kur bashkohet me vijën e jetës, zemra juaj lëndohet shumë shpejt

– Nëse është e gjatë dhe e lakuar, për ju nuk është fare problem të shprehni emocionet dhe ndjenjat

– Nëse vjen e drejtë dhe paralele me vijën e kokës, jeni mjeshtër në menaxhimin e emocioneve

– Kur vija është valë- valë do të thotë se e keni të pamundur të krijoni një lidhje serioze afatgjatë, keni shumë histori dashurie, por thjesht kaq ama

– Nëse vija ka një rreth në mes kjo nënkupton dy gjëra: mërzitje dhe depresion

– Vija e shkëputur: traumë emocionale

– Vija të vogla rreth vijës kryesore: traumë emocionale gjithashtu

4. Interpretoni vijën e kokës, vijë që përfaqëson njohuritë, formimin, kreativitetin dhe spontanitetin. 

– Vijë e shkurtër: preferoni arritje fizike më shumë se sa mentale

– Vijë e gjatë, e harkuar: kreativitet

– E shkëputur nga vija e jetës: AVENTURË

– Vijë e valëzuar: fokusim i ulët, shpërqëndrim i lartë

– Vijë e gjatë, e trashë: mendime të qarta

– Vijë e drejtë: mendime realiste

– Rreth ose kryq në vijë: krizë emocionale

– Vijë e thyer: mendime të paqëndrueshme

5. Vija e jetës, që lidhet me shëndetin fizik, mirëqenien, por duhet të dini se gjatësia e saj nuk lidhet me gjatësinë e jetës.

– Gjendet shumë pranë gishtit të madh: shumë shpesh ndiheni të lodhur

– Shumë e lakuar = shumë energji

– E gjatë dhe shumë e theksuar: vitalitet

– E shkurtër dhe e hollë: malipuloheni prej të tjerëve

– Kur ngjason me një gjysmërreth: entuziazëm dhe forcë

– Shumë vija jete = shumë më shumë vitalitet

– Vijë e shkëputur: ndryshim i menjëhershëm në stilin e jetesës

6. Vija e fatit lidhet me rrethana të cilat ndodhin jashtë vullnetit tonë dhe ne nuk kemi mundësi t’i kontrollojmë.

– Vijë e thellë: fuqimisht të kontrolluar nga fati

– Vijë e shkëputur, e cila ndryshon më pas drejtim: ndryshime të mëdha në jetë

– Një vijë e tillë nënkupton që ju jeni origjinal dhe mundohuni medoemos që gjërat t’ju shkojnë sic ju dhe vetëm ju dëshironi

– Nëse bashkohet me vijën e jetës, diku rreth mesit, kjo do të thotë se shpesh interesat tuaja ndryshohen dhe hidhen poshtë nga të të tjerëve

– Nëse vija nis nën gishtin e madh dhe kryqëzohet me vijën e jetës do të thotë se keni një mbështetje të madhe nga familjarët dhe miqtë./CNA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Zbulohet zakoni i Mbretëreshës që mund të jetë sekreti i jetëgjatësisë së saj

Publikuar

-

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II ia ka arritur që të radhisë deri më tani plot 92 vite të pabesueshme duke jetuar një jetë “magjepsëse”.

Rreth shëndetit të saj të mirë dhe jetëgjatësisë ka pasur teori të shumta, ndërsa tani ka dalë në sipërfaqe “zbulimi”i radhës.

Vetëm së fundmi,është zbuluar një sjellje e çuditshme sekrete që mund të jetë arsyeja për jetëgjatësinë e saj.

Rezulton se Madhëria e saj shkon rregullisht në një zgavër lisi të moçëm dhe aty shijon disa gota whiskey. Si duket, këtë “ritual”mbretëresha e bën gjithmonë pas një dite të gjatë të shpenzuar për gjueti. Të paktën kështu pretendon Lord Tollemache, pronar i Helmingham Hall në Suffolk.

Tollemache ka deklaruar për The Times:

Mbretëresha e ka pasur zakon të shkonte çdo dimër për gjueti në Helmingham Park. Dhe pema ku Mbretëresha “fshihej”, ishte në pemë e vjetër lisi. Këto pemë krijojnë një zgavër të madhe në trung në momentin që fillojnë të vjetërsohen.”
Duke qenë se personi më i vjetër i Britanisë, i cili është 112 vjeç, kohët e fundit zbuloi se sekreti i një jete të gjatë është uiski – ndoshta kjo shpjegon jetëgjatësinë e Mbretëreshës.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Pas dyerve të haremit, ja si është jeta e vërtetë e grave të arabëve

Publikuar

-

Burra që ju lejohet të martohen me disa gra, hareme, mungesa e arsimimit, diamante dhe shami që shkëlqejnë – jeta e grave arabe është steoitipizuar shumë në sytë e të huajve.

Ky steriotipizim, që është krijuar më shumë nga filmat, e ka bërë shumë të vështirë dallimin mes të vërtetave dhe miteve sa i përket jetës që bëjnë femrat në Lindje.

Kështu, ne po ju tregojmë më poshtë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo rreth femrave të botës arabe.

Martesa të rregulluara nga prindërit

Gjysma e martesave në vendet arabe janë ende të rregulluara sipas vullnetit të prindërve. Por, në qoftë se nusja nuk e pëlqen dhëndrin, martesa nuk bëhet. Nënshkrimi i kontratës së martesës është i detyrueshëm. Mosha minimale e martesës është 18-vjeç.

Ceremonitë e dasmave

Në vendet arabe, nusja dhe dhëndri bëjnë dasma të ndara në ditë të ndryshme. Dasma e nuses bëhet e thjeshtë ndërsa ajo e dhëndrit sa më luksoze aq më mirë. Konsumimi i çdo lloji alkooli është i ndaluar.

Poligamia

Shumica e martesave në Arabi janë monogame, jo të gjithë burrat kanë mundësi financiare të mbajnë më shumë se një grua. Martesa e parë është më e rëndësishmja dhe gruaja e parë është më e rëndësishme. Nëse do, një burrë arab mund të marrë një grua tjetër, por ajo duhet të aprovohet fillimisht nga gratë e tjera.

Divorci

Sipas traditës së vjetër, një burrë i gatshëm të divorcojë gruan e tij duhet ta përsërisë frazën “Unë të jap divorcin” 3 herë. Pas ndarjes gruaja duhet të qëndrojë për disa ditë në shtëpi që të sigurohet që nuk është shtatzënë. Një grua mund të aplikojë për divorc vetëm nëse një burrë nuk e mban me gjithë të mirat, në të kundër gjykatësi do të mbajë anën e burrit.

Të drejtat e grave

Gratë arabe ishin ndër të parët që morën të drejtën për t’u martuar sipas dëshirës së tyre, për nisur divorcin dhe për të pasur pronën e tyre. Një herë në javë, të gjitha plazhet, pishinat dhe sallonet e bukurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të hapura vetëm për gratë. Gjithsesi, gruaja e një myslimani mund të bëjë gjithçka, por me lejen e burrit.

Veshja

Gratë duhet të fshehin trupin e tyre nën rroba të lirshme. Ata mund të veshin çfarë të duan nën këto rroba të lirshme: minifundet, xhinse dhe pantallona të shkurtra. Kjo sepse bukuria e saj është vetëm për burrin e saj dhe burrat e tjerë nuk duhet ta shohin atë. Kuvajti është i vetmi vend arab ku gratë mbajnë rroba evropiane jashtë shtëpive.

Edukimi dhe punësimi

Nëse një grua dëshiron të arsimohet, askush nuk e ndalon. Shumë vajza madje shkojnë jashtë për të studiuar. Në Jordani, vetëm 14% e grave janë analfabete, madje shumë prej tyre bëjnë karrierë. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, 2% e drejtuesve janë gra, 20% e pozicioneve administrative janë të zëna nga gratë, dhe 35% e forcave të punës në vend janë gra.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dalin në dritë fakte shokuese për Marilyn Monroe/50 dollarë për foto nudo dhe…

Publikuar

-

Marilyn e kaloi shumicën e fëmijërisë së saj në jetimore, sepse nëna e saj ishte e mbyllur në një institucion të të sëmurëve mendor. Më vonë, ajo jetoi me mikeshën më të mirë të nënës së saj, Grace McKee, dhe familjen e saj.

Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur McKee nuk mund të kujdesej më për të, Marilyn u martua vetëm që të mos kthehej më në jetimore.

Sipas burrit të saj të parë, James Dougherty, ajo kishte një dashuri të madhe për kafshët dhe të pastrehët. Një herë, ajo u përpoq që të sjellë një lopë në shtëpinë e tyre vetëm sepse nuk donte që ajo të lagej në shi. Marilyn gjatë jetës së saj ka pasur shumë qen.

Marilyn nuk ishte emri i saj origjinal. Të enjten, më 23 shkurt 1956, ajo ndryshoi ligjërisht emrin e saj të lindjes. Norma Jeane Mortenson u bë Marilyn Monroe.

Monroe belbëzonte, një fakt i njohur nga pak njerëz dhe që u mbulua lehtësisht falë trajnerëve të zërit në studiot e filmave që i bënë asaj një sërë kursesh vokale.

Marilyn nuk ishte e arsimuar mirë dhe nuk e mbaroi shkollën e mesme. Për pasojë, ajo nuk dinte si të shkruante emrin e saj. Herën e parë që ajo nënshkroi autograf si Marilyn Monroe, iu desh të pyeste se si ta shkruante atë.

Sidoqoftë ajo u mor seriozisht me edukimin e vetes dhe biblioteka e saj personale, në fund të jetës së saj, përmbante mbi katërqind libra mbi tema që varionin nga arti në histori, nga psikologjia në filozofi, nga letërsia në fe, nga poezia në kopshtari.

Monroe pohoi se disa burra të ndryshëm kishin abuzuar seksualisht me të gjatë kohës që jetonte në jetimore dhe familje të ndryshme e merrnin për birësim.

Ajo zotëronte vetëm një shtëpi, shtëpinë ku vdiq.

Agjenti i saj, Johnny Hyde, thuhet se e ka bindur atë të bëjë dy operacione plastike. Flitet se Marilyn ka operuar kërcin në majë të hundës së saj dhe mjekrën.

Ajo njihej e përshkruhej si një bjonde budallaqe, fakt ky që Marilyn e urrente. Në të vërtetë Marilyn ishte tepër inteligjente, kishte një IQ prej 168 pikësh.

Edhe pse këndoi “Diamantet janë mikja më e mirë e një vajze”, Monroe nuk ishte e prirur drejt tyre. Të gjitha bizhuteritë që ajo zotëronte ishin ekonomike. Ajo zotëronte vetëm një unazë diamanti dhuruar nga bashkëshorti i saj i dytë, Joe DiMaggio.

Ajo ishte një kuzhiniere e shkëlqyer!

Në kulmin e famës së saj, Monroe shkroi autobiografinë e saj “My Story”. Libri nuk u botua deri në një dekadë pas vdekjes së saj.

Marilyn Monroe u pagua vetëm 50 dollarë për fotografitë e njohura lakuriq. Ato u shfaqën në kopertinën e parë të Playboy Magazine, në vitin 1953.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:36 - 25 Shtator, 2018

Akuza për përdhunim/ Ja si e mashtroi prifti murgeshën

Një murgeshë ka denoncuar peshkopin Giovanni Salonia, për përdhunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit të shkuar, kur Salonia,...

Aktualitet11:35 - 25 Shtator, 2018

Të premten do të luhet derbi më i madh në Superligë/ Publikohen çmimet e biletave

Pas një viti “agjërim”, për shkak se Tirana ishte në Kategorinë e Parë, rikthehet derbi i madh i kryeqytetit. Tifozët...

Aktualitet11:18 - 25 Shtator, 2018

Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nisur një seri kërcënimesh në adresë të kryeministrit Edi Rama....

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Një nga kënaqësitë më të mëdha/ 12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Futbolli i rrugëve është futbolli më i shijuar ndonjëherë. Si fëmijë, të gjithë kemi luajtur dhe shijuar futbollin. Por cilat...

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë. Palët janë të ndara...

Aktualitet11:08 - 25 Shtator, 2018

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale,...

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Trending

Read previous post:
Reshjet e shiut në Shkodër/ Mbi 2050 ha tokë nën ujë

I gjithë territori iu vendit është izoluar nga shirat e shumtë të cilat kanë rënë orët e fundit. Nga të...

Close