Ca rreshta për Çilin, Bashën dhe nëpunësin e tyre – CNA
Connect with us

Opinione

Ca rreshta për Çilin, Bashën dhe nëpunësin e tyre

Publikuar

-

Nga Dritan Hila

Nuk do të kisha marrë mundimin t’i ktheja përgjigje një nëpunësi të Henri Çilit, i quajtur Besart Kadia, por kur mësova që zotëria në fjalë ishte edhe funksionar i PD-së dhe ishte marrë gjatë me një statust timin në fb, e ndjej për detyrim ndaj lexuesve të mi të djathtë.

Do të ndalem shkurt në çdo argument për faktin se ky zhanër shkrimi është monoton. Gjithë tirada e Kadisë për frymën libertine që mbartka Instituti Pashko, emrat e mëdhenj botërorë që paska qasur në veprimtarinë e tij janë tipike tullumbace që i përdorin ata që nuk duan të thonë asgjë.

Ky vend është shumë i vogël, shumë i prapambetur, shumë klientelist për të qenë objekt i aplikimit të teorive të ekonomistëve të mëdhenj. Ndaj që këtu duket që Instituti i Çilit rreh ujë në havanë. Përmendja e Keynes si komunist, besoj se nuk është injorancë e Besartit por tentativë ti bëjë qejfin Çilit që të kalërojë populizmin që sjell kjo fjalë.

Dikush duhet t’iu thotë se ishte ky mendimtar i ekonomisë që bëri Evropën sociale të pas luftës së dytë botërore që ne ëndërrojmë. Sa për teorite e çunave te Çikagos, këta i ka qejf Çili dhe nëpunësit e tij pasi japin mundësi të plaçkisin pronën publike.

Sa për shembull meqënëse donte të tregonte thellësinë e mendimit të institutit, duhet të kenë parasysh se aplikimi i teorive të tyre në Kilin e Pinoçetit nuk është recetë që mund të zbatohet në vitin 2000 në një vend në mes të Evropës dhe i cili nuk e njeh fare sipërmarrjen e lirë madje nuk ka as traditë pasi ajo që ishte para vendosjes së komunizmit ishte më shumë korporativizëm dhe klientelizëm sesa japitalizëm modern. Por nuk po vazhdoj më shumë të sqaroj njerëz që nuk dallojnë publiken nga publikimi.

Zotëria më përmend si pjesë të qeverisë. Është një mungesë klasike ndershmërie intelektuale.

Nëpunësi i Çilit e di shumë mirë që kam qenë vetëm 15 muaj pjesë e kësaj qeverie në fillimet e saj kur Çili i terrorizuar përpiqej ti gjente anën Ramës i cili në fushatë e tallte për emrin.

Kam qenë kritik i ashpër pas dorëheqjes pikërisht se merrte mend e Çilit në politikat ekonomike dhe pastaj i përfshirë më drejtpërdrejt në ligjin për arsimin që ka prodhuar krizën që përjetojmë dhe me organizmin e administratës që ka bllokuar qeverisjen.

Ka qenë koha kur shefi i Besartit, pavarësisht alergjisë që ngjallte tek shikuesit, argumentonte pse Rama duhet të fitonte edhe një herë, ndërsa unë kam shkuar në çadrën ku ishte ngujuar opozita për të treguar se ky vend nuk mund të bëjë pa opozitën, cilado qoftë ajo.

Dhe e kam bërë si shembull emancipimi, pa asnjë premtim, pa asnjë interes, në ndryshim nga Besarti dhe shokët e tij të cilët varën turinjtë pse Basha nuk i bëri deputetë. Lidhur me praninë e Bashës në sallën e institutit Pashko, kjo ishte një gafë, pasi nëpunësi i PD Kadia nuk duhet t’i këshillonte praninë në një forum ku shefi i PD së pari nuk kupton dhe këtë e ka dëshmuar si kur bën shumëzime publikisht ashtu edhe kur ngatërron sipërmarrës; së dyti programi i PD është thellësisht social dhe nuk ka lidhje me teoritë që përhap instituti i Çilit; sepse është në një fushatë kundër ndërprerjes së ndihmës ekonomike nga qeveria, çka është tipike e majtë; sepse është në vorbullën e akuzave për lidhje me rusët dhe nuk ka as takat dhe as nge ti bëjë suportin Çilit i cili mendon të ndërrojë karrocë; dhe mbi të gjitha sepse prania e Bashës në ambjentet e Çilit nuk është aspak në të mirë të koherencës së tij politike pasi e ka përmendur më shumë se një herë në diskurset e tij të çadrës.

LEXO EDHE:  "Gllabërimi i ekonomisë nga krimi"/ Basha bën publike platformën e opozitës

Kadia duhet të ndajë mendjen se kujt shefi duhet ti japë prioritet. Sa për Pashkon që frymëzoka Çilin dhe Besartin, nuk dua të zgjatem pasi unë kam qenë student i ekonomikut kur degjoja kritikat e tij për kapitalizmin.

Ndërsa Besarti i njeh vetëm fotografinë ndërsa Çili nuk e di çfarë lidhje ka sepse nuk i bashkonte profesioni. Dhe së fundi lidhur me bombën, mos u tremb Besart se amerikanët e çmojnë paranë dhe nuk e çojnë dëm ta hedhin tek sallat e UET.

Shqetësim i im është se mendtë e tua dhe të Çilit mund t’i marrë edhe shefi i opozitës dhe nëse ndonjëherë vjen në fuqi, do na marrë në qafë. Ajo do të jetë bombë dhe çfarë bombe.

Besart Kadia: Instituti “PASHKO” nuk fsheh ideologjinë që ka

Instituti “PASHKO” nuk fsheh ideologjinë që ka e mbështetur mbi traditën e ideve libertariane të vendeve anglosaksone të mishëruara në ideologë të tillë, si Hayek, Von Mises dhe Milton Friedman. Këta koha i vërtetoi se parashikuan në kohë idetë e gabuara Kejnsianiste e komuniste që kishin zënë rrënjë në fund të viteve 1940 kudo në botë.

Falë ideve të tyre në forume vjetore si Mont Pelerin Society u krijua një masë e nevojshme mendimtarësh kudo në botë për të bashkëpunuar e për të analizuar se çfarë duhej të ndryshohej në politikat ekonomike të kohës. Shumë më të vegjël në rëndësi, shumë me më pak kapacitet intelektual se këto figura botërore ne mundohemi të sjellim një format të përshtatshëm për realitetin shqiptar për të diskutuar pikërisht për këto fenomene.

Për ne idetë e shtetit të vogël, ideja e konkurrencës së lirë mes të gjitha enteve që shërbejnë si publike dhe private, ideja e respektimit të ligjeve në mënyrë të barabartë, ideja e taksimit proporcional e jo progresiv, ideja e respektimit të kontratave e liria e individit në kushtet e respektimit të ligjeve e të dinjitetit njerëzor janë shumë të rëndësishme për të garantuar mirëqenie ekonomike e ulje të varfërisë në vend. Këto janë idetë tona! Friedman, Hayek e Von Mises janë simbolet tona! Gramoz Pashko i njihte, i kishte lexuar e i donte për të orientuar debatin publik në Shqipërinë e shkatërruar nga komunizmi të vitit 1991.

Ne mendojmë se idetë e tij me kohën do të rezultojnë të sakta. Idetë e lirisë së tregut e të individit janë idetë më përparimtare që kanë në qendër mirëqenien e njeriut e respektin për jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Aktualitet

Nga Aurel Plasari/ NDËRTESA “FASHISTE”? PO SKËNDERBEU I ROMËS? 

Publikuar

-

By

Nga cikli “Me historinë poshtë nënkresës”

Duke numëruar një më një hilet që është shtrënguar të përdorë pushteti për të kryer aktin vandal të rrënimit të kompleksit kulturor-historik të ndërtesave të ish-fondacionit “SKANDERBEG” (ku sot funksionojnë dy teatrot kombëtarë), hilja e radhës rezulton etiketimi i tyre si ndërtesa “fashiste”. Shpresojnë fort që me këto truke hileqare epitetesh të mund ta përligjin krimin që kanë gatitur.

Prandaj më duhet të vazhdoj ta rrjep skilen, simbas mësimit popullor “Kush bân me hile, rripet si skile”. Afërmendsh që populli e ka fjalën për rrjepje figurative, përndryshe lëkura e skileve me të cilët të duhet të merresh në këtë debat për kujtesën historike nuk vlen as dhe 1 lek.

Monumentin në fjalë, për kohën kur u konceptua, u projektua dhe u realizua si një kompleks, nuk kam ngurruar ta përshkruaj edhe vetë të përfunduar së ndërtuari më 1940 “në Shqipërinë e aneksuar në të njëjtën “perandori” me Italinë fashiste”. Sepse ky është fakt historik dhe në atë kontekst politik nuk ndërtoheshin monumente “komuniste”. Të konceptuara, të projektuara e të realizuara në të njëjtin kontekst Tirana nuk ka pak vepra, siç ka edhe Shqipëria aty-këtu, disa syresh me vlera unikale, ndërsa Italia ka me shumicë. Të aktualizosh për to apelativin “fashiste”, si përligjje për rrënimin e tyre, vetëm skileve ordinere mund t’u vejë nëpër mend. Të qe argument ai kontekst historik, le të provojnë ta zbatojnë fjala vjen për monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ngritur në Romë pikërisht gjatë Njëzetvjetshit “fashist”, siç emërtohet ajo ndërkohë në histori.

Për regjimin “fashist” rezulton historikisht një ndërkohë e praktikave për të emërtuar edhe në Itali rrugë me emra shqiptarë, sidomos lokalitetesh shqiptare. Ndër ato praktika bëri pjesë edhe nisma për një monument në kryeqytetin e Italisë “fashiste” kushtuar Skënderbeut tonë dhe të Europës. Në atë që quhet sot në Romë “Archivio del Comune Postunitario”, ku ruhen akte dokumentare të komunës së Romës, gjendet edhe vendimi nr. 2452 i guvernatorit të Romës, i datës 7 korrik 1940: me anë të atij vendimi sheshit “Raudusculana” në Romë i ndërrohej emri në “Piazza Albania”. Ashtu vijon të quhet ende sot. Në atë shesh më 1941 u vendos monumenti ekuestër (kaluar në kalë) kushtuar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Monumenti u realizua si vepër në bronz nga skulptori Romano Romanelli. Po në Arkivin e përmendur, në fondin “Antichità e belle arti”, tok me shumë ilustrime veprash “fashiste”, si qytete universitare, spitale, kisha, ministri, site arkeologjike etj., ruhen edhe skicat dhe fotografitë e monumentit në fjalë (1941, zarfi 186, fashikulli 14).

Nuk mund t’i ikë syrit fakti që ky vendim i prillit 1940 vjen fill mbas dekretligjit të 8 prillit 1940, nr. 114, për krijimin në Shqipëri të Fondacionit “SKANDERBEG”, si ent kombëtar i organizuar në dy seksione autonome: Rrethi italo-shqiptar “SKANDERBEG” dhe “Instituti i Studimeve Shqiptare”.

Monumenti i Skënderbeut në Romë u përurua më 28 tetor 1940. Pavarësisht “shiut të rrëmbyer”, të cilin kanë pasur kujdes ta përshkruajnë pa përjashtim kronikat e kohës, në përurimin e monumentit mori pjesë vetë Benito Mussolini i shoqëruar nga hierarkia “fashiste”.

LEXO EDHE:  Fotolajm- Berisha dhe Rama “thyejnë” Bashën/ Kryeopozitari braktiset nga qytetarët

Romano Romanelli (1882-1968 ose 1969) nuk qe një autor sidokudo. Ishte në atë kohë njëri ndër skulptorët më në zë të Njëzetvjetshit “fashist”: ishte bir dhe nip skulptorësh, kishte studiuar në Paris me emërmadhin Rodin, ishte anëtar i Akademisë Mbretërore të Italisë (1930). Ishte edhe autor shumë i shumë veprave monumentale, ndër to edhe i monumentit në altoreliev të Mussolini-t ekuestër te “Kulla e Revolucionit” në Breshia. Marrja përsipër nga ana e tij e monumentit kushtuar Skënderbeut nuk ngjan të ketë qenë rastësi. Si protagonist i epokës së vet, skulptori ishte edhe ushtarak i dalluar, luftëtar në Luftën e Parë Botërore, i dekoruar për “trimëri ushtarake”. Romanelli jetoi për të marrë pjesë edhe më 1968, në ceremonitë përkujtimore të organizuara nga komuna e Romës te momenti vepër e tij, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Romanelli ishte i njohur për miqësinë e ngushtë me të madhin personalitet ekscentrik të kulturës italiane, njëherësh edhe ushtarak e politikan, Gabriele d’Annunzio (1863-1938), i interesuar posaçërisht ky për kulturën dhe historinë shqiptare. Në pronën e D’Annunzio-s “Il Vittoriale” vizitohet edhe sot studioja e tij, tryeza e punës etj., siç i ka lënë. Dhe mund të vihet re që mes librave mbi tryezën e punës ndodhet edhe një “Fjaluer i Rii i Shcypes”, ai i shoqërisë “Bashkimi” i vitit 1908. Mban kushtimin e Hasan Prishtinës për D’Annunzio-n. Ka qenë vetë D’Annunzio i interesuar për shqipen apo thjesht dhuratë simbolike nga Hasan Prishtina? Por përse e mbante pikërisht mbi tryezën e punës? Edhe ekzemplari i vetëm i tragjedisë “Francesca da Rimini” të arbëreshit Gavril Dara (të Riut) është ruajtur në fondin “D’Annunzio” të bibliotekës në “Il Vittoriale”. Koliqi ka përmendur edhe një foto të formatit të madh, që D’Annunzio ia ka pas dhuruar Fishtës me këtë kushtim: “Al gran poeta della gloriosa gente d’Albania Pater Fishta fratermanente. Gabriele d’Annunzio”. Etj. Është lidhje që mbetet për t’u hulumtuar mes Shqipërisë, Romanelli-t dhe D’Annunzio-s, por jo në këtë shënim.

Me këtë shënim desha vetëm të çmontoj hilen e radhës: aktualizimin e etiketës “fashiste” të ndërtesës shumëfish historike si truk i mbrapshtë epitetesh për të përligjur krimin që kanë gatitur. Me po atë arrogancë me të cilën kanë kryer edhe të tjera akte, mund ta kryejnë edhe ndaj saj aktin vandal të ngritjes së kazmës, por e vërteta e hileve të skileve duhet të mbetet e shkruar, e regjistruar dhe e lexuar. Sepse janë po këto skile pushteti që te monumenti i Skënderbeut në Romë, të përuruar më 1940 nga vetë Benito Benito Mussolini, venë e kryejnë “homazhe”, vënë kurora, mbajnë edhe llogje. Më sak: shtiren, bëjnë sikur, duke pandehur se ne që nuk qeverisim qenkëshim budallenj. Le të guxojnë skilet neofashiste “antifashiste” të ndërmarrin detraktimin e Skënderbeut të Romës, duke përdorur për argument epitetin e monumentit “fashist”, apo nuk ua mban pjesa e prapme e trupit në fund të kurrizit?

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Revansh i ri Ballkanik i Rusisë nga Bosnja

Publikuar

-

Nga Shaban Murati

Një arsye shumë e fortë duhet ta ketë shtyrë ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, të ndërmarrë në 21 shtator vizitën në Sarajevë dhe në Banja-Luka të Bosnjë-Hercegovinës, duke bërë një  devijim të zhurmshëm nga norma diplomatike, sipas së cilës diplomacia nuk zhvillon vizita të nivelit të lartë në një shtet, që ndodhet në fushatë elektorale. Dy javë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 7 tetorit në Bosnjë-Hercegovinë shefi i diplomacisë ruse shkon atje në kulmin e fushatës elektorale në një akt ndërhyrje të hapur në procesin elektoral të Bosnjë-Hercegovinës, sepse është e njohur ndërkombëtarisht që Moska është palë me entitetin dhe udhëheqësin separatist të “Serpska republikës”. Moska po manifeston një padurim të madh për ambicjen e beniaminit të saj Milorad Dodik që të fitojë postin e përfaqësuesit presidencial serb në presidencën trepalëshe, që drejton shtetin e Bosnjë Hercegovinës. Nëse Dodik do të bëhet anëtar i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, kjo do të përbënte një fitore të diplomacisë dhe të influencës ruse në shkallë shteti,  sepse bllokimi i funksionimit të shtetit unik do të arrinte shkallën më të lartë, gjë që është objektiv i Rusisë.

Institucionet dhe shërbimet ruse po punojnë me kapacitet të plotë për ta kryer fitoren e Dodikut në postin e anëtarit të presidencës së shtetit. Në funksion të kësaj ministri i jashtëm rus bëri vizitë të posaçme pompoze në Banja-Luka, kryeqendra e “serpska republikës”. Si në një miting elektoral Lavrovi i thuri elozhe publike udhëheqjes së Dodikut dhe kontributit të tij të posaçëm në marrëdhëniet e posaçme midis Rusisë dhe “srpska republikës”, madje formatoi fjalimin sikur ishte në shtetin e pavarur të “serpska republikës”. Në fjalën e mbajtur në konferencën shtypit në Banja-Luka bashkë me Dodikun, Lavrov evokoi “nyjet e miqësisë dhe rrënjët historike e shpirtërore që lidhin dy popujt tanë”, duke sanksionuar statusin e një marrëdhënie midis dy shteteve të pavarura. Në funksion elektoral e filorus ishte lënë qëllimisht që Lavrovi të vendoste gurin e themelit të ndërtimit në qendër të Banja-Lukës të katedrales së madhe ortodokse ruse, e cila do të drejtohet nga priftërij rusë dhe do të jetë  boshti i Qendrës së re të kulturës ruse në Banja-Luka. Në funksion elektoral Moska dërgoi para Lavrovit në Banja-Luka për të mbështetur udhëheqësin separatist serb Dodik presidenten e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvijenko, dhe governatorin e Shën Petërsburgut dhe një nga njerzit më të afërt të presidentit rus, Georgij Polltavçenko. Dhe si për për t’i venë kapakun mbështetjes ruse, pas vizitës së Lavrovit Banja-Luka njoftoi se vetë presidenti Vladimir Putin do të presë Dodikun në Soçi pak ditë para zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Alibeaj përjashton bojkotin

Kjo mbështetje kaq e hapur diplomatike, politike, financiare dhe e shërbimeve sekrete, që Moska po i jep udhëheqësit radikal nacionalist të serbëve të Bosnjës është mbështetje për kursin separatist të tij dhe lidhet me rolin destabilizues, që rusët i kanë caktuar atij për të luajtur kartën destruktive brenda shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, por edhe më gjërë në rajonin e Ballkanit. Kjo shpjegon paradoksin diplomatik që presidenti rus Vladimir Putin e ka takuar tetë herë udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Dodik, që në fund të fundit është drejtues i një entiteti lokal në një shtet të vogël ballkanik, që është shumë larg kufijve rusë. Moska ka interes strategjik që “serpska republika” të shkëputet nga Bosnjë-Hercegovina. Milorad Dodik i ka ofruar zyrtarisht Moskës që të vendosë një bazë ushtarake ruse në territorin  e “serpska republikës”. Jo rastësisht në konferencën e përbashkët me Lavrovin, Dodik u ankua që në Ballkan ka ushtarë perëndimorë, por nuk ka ushtarë rusë. Burime diplomatike bëjnë të ditur se aktualisht po zhvillohen bisedime të fshehta midis Moskës dhe Banja-Lukës për të ndërtuar në “serpska republika” një të ashtuquajtur bazë humanitare ruse si ajo e Nishit në Serbi.

Rëndësinë e veçantë, që Moska po i jep presidentit të “serpska republikës”, e shpjegon qartë gazeta e mirënjohur ruse “Komersant”, e cila në artikullin e saj të datës 22 shtator, kushtuar vizitës së Lavrovit në Banja-Luka, shkruan: “Hyrja e M.Dodikut në presidencën e Bosnjë-Hercegovinës i vjen për shtat Moskës. Zgjedhja e tij faktikisht e bllokon procesin e mëtejshëm të bashkimit të Bosnjë-Hercegovinës me BE dhe me NATO-n”. Gazeta ruse shpjegon pra thelbin e ofensivës dipomatike të Moskës në Banja-Luka. Moska po kalon në një fazë të re të revanshit të saj diplomatik dhe politik në Ballkan për të aktivizuar më fort ushtarët e saj në fushën e shahut gjeopolitik ballkanik dhe ku aktualisht ka mbetur vetëm me dy ushtarë: Banja-Luka dhe Beogradi.

Kaq i dobët është pozicioni diplomatik i Moskës në Ballkan, sa që ministri i jashtëm rus nuk po ruan as etiketat formale të marrëdhënieve ndërshtetërore, por thirri për bisedime në Banja-Luka në 21 shtator edhe zëvëndëskryeministrin dhe ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Domethënia pozitive e kompanive të pasura të kunatit të Lulzim Bashës

Publikuar

-

By

Bilancet e tri kompanive të marketingut të kunatit të Lulzim Bashës, i cili në fakt është menaxheri real i Partisë Demokratike, janë bërë publike në shtypin afër Partisë Demokratike, në përpjekje për t’i konsideruar ato si pjesë e kompromiseve të Bashës me pushtetin.

Në fakt, nuk është ashtu. Fakti që kunati i Lulzim Bashës bën rreth 2 miliardë lekë në vit xhiro në kompanitë e tij të marketingut, është lajm pozitiv për lirinë ekonomike në vend, dhe mbi të gjitha, për faktin që qeveria e Edi Ramës nuk është një qeveri klasore.

Nëse do të kthejmë kokën mbrapa, jo shumë larg, por në vitin 2009, dhe të shleftojmë gazetat e kohës, do të shikojmë se si fokusin kryesor të luftës politike, Sali Berisha e kishte tek një grup biznesmenësh që shkonin gjithësej deri në dhjetë, të cilët ai dyshonte se ishin mbështetës financiarë të Edi Ramës, dhe i masakroi. I masakroi verbalisht, me lloj- lloj nofkash, që nga Artan Dondollaku (për Artan Dulakun), e deri tek konotacione seksuale, kur përmendte Koço Kokëdhimën.

Por i masakroi edhe shtetërisht. Njërit i çoi gjobën 11 milionë euro, pastaj i çoi sekser dhe ja bëri 2 milionë euro, Dulakëve ua çoi gjobën 6 milionë euro, pastja u çoi fjalë se ku ishte problemi, një tjetri gjobën 7 milionë euro, dhe natyrisht sekserin se çfarë duhet të bënte, e kështu me radhë.

Qëndrimi tejet agresiv ndaj tyre, vetëm pse i konsideronte si të dyshuar që ishin të afërt me liderin e opozitës, ishte mekanizimi i vetëm që ai kishte në mendje për të gjunjëzuar kundërshtarin.

Me strategjinë që çdo biznesmen duhej shantazhuar që t’i rrinte larg liderit të opozitës dhe çdo media duhej goditur, që të mos e mbështeste opozitën, Sali Berisha ndërtoi praktikisht një shtet klasor të neveritshëm, që jo vetëm i dështoi dhe e zuri brenda, por produktet e tij, u kthyen në shërbëtorë të pushtetit të radhës.

Për fat të mire, Edi Rama nuk e ka këtë strategji. Ai ka lënë të lirë dhe i ka bërë pjesë të tepsisë së tij, fillimisht ata që ishin pjesë e pushtetit të Berishës.

LEXO EDHE:  Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

E shikoni si tallet në Kuvend me Lulin, kur i thotë më thuaj kush janë oligarkët e mij, dhe Luli që bën grimasa aktori, se s’ka asnjë emër për të përmendur, pasi janë ata që ai ka pasur dhe ka në borderot e kunatit.

E keni parë se sa pushtet ka Frangaj në qeverinë “Rama”, i njëjti që ishte strateg i pushtetit klasor të Berishës, ku çdo biznesmen afër Ramës duhej gjobitur, dhe çdo media që nuk ishte me të, duhej shkatërruar.

Por mbi të gjitha, e shikoni inatin e Lulzim Bashës që bën 2 milardë lekë xhiro nga 300 kompanitë kryesore në vend, të cilat paguajnë tek ai “haraçin” e opozitës.

Deri këtu ky është një zhvillim pozitiv për qeverinë.

Ajo ka vendosur të mos bëjë shtet klasor. Por ky nuk është një zhvillim pozitiv për PD-në, dhe sidomos për PD-në e mësuar me strategjinë e Berishës.

PD e Berishës nuk ka pasur ndonjë arkë private për gjoba, as kur ishte në opozitë, as kur ishte në pushtet. Ajo kishte një mijë e një marrëzi, por i bënte për të grumbulluar pushtet për Berishën.

PD e Bashës, ndryshe nga e Berishës, nuk është shumë e interesuar për pushtetin politik, por për atë financiar. Dhe atë e ka zgjidhur duke prerë gjoba që arkëtohen në kompanitë e kunatit të Bashës.

Kjo është opozita më luksoze në botë, e cila e përdor emrin dhe liçensën e partisë opozitare, për të bërë lekë e jo vota.

Dhe Edi Rama duket që jo vetëm nuk është i shqetësuar për këtë gjë, por ndjehet mirë që ja ka gjetur lodrën që t’i lërë në duar për të lozur Lulzim Bashës.

Si ata kalamajtë që kur i mbarojnë karamelet, qajnë se duan tjetër. Dhe tani që Basha po qan, po mendoj se me çfarë do ta qetësojë pushteti.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Trending

Read previous post:
Kanabisi, heroina dhe kokaina/Rrugët e drogës nga Shqipëria në Evropë

Korridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lindja dhe shqiptarët janë pjesë e bandave kriminale të trafikimit të...

Close