Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë? – CNA
Connect with us

Politikë

Braçe irritohet me qeverinë: A ka mundësi të më tregojë njeri pse duhet të shkurtohet kjo rrugë?

Publikuar

-

Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, në një postim në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qeveria e tij që të informohet, përse është vendosur të shkurtohet në Kashar, aksi rrugor Thumanë-Rrogozhinë.

Braçe ka thënë se kjo nuk është e vlefshme, ndërsa ka kërkuar të zbatohet projekti i menduar në vitin 2004.

Statusi i plotë:

“A ka njeri nga qeveria ime te me thote, përse aksi Thumanë-Rrogozhinë duhet të shkurtohet në Kashar?

Nese ndodh kjo, atehere per te shkuar deri ne Rrogozhine duhet te ndalesh ne Kashar, te marresh autostraden e shkaterruar ne drejtim te Durresit, te hipesh ne mbikalim per te kaluar ne unazen qe po shkaterrohet deri ne Plepa, pastaj te marresh rrugen qe po i del asfalti e tashme te rrezikshme per shkak te stacioneve te furnizimit me karburat nga Plepat per ne Rrogozhine!

LEXO EDHE:  Protesta po jep frytet e para/ Qeveria projektvendim për kartën e studentit

Vlen?

Per mua jo nese nuk arrin ne Rrogozhine sic ka qene idea dhe projekti fillestar prej vitit 2004” /CNA.al

 

 

Aktualitet

Studentët/ Rama sot bashkëbisedim në Universitetin e Vlorës

Publikuar

-

By

Një tjetër takim i kryeministrit Rama me studentët parashikohet sot, por në qytetin e Vlorës në Universitetin “Ismail Qemali”.

Atë që kreu i qeverisë  e quan dialog, nisur prej dy ditësh, shumica prej studentëve nuk e pranojnë, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

Kujtojmë se Rama zhvilloi dje bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit.

LEXO EDHE:  Protesta po jep frytet e para/ Qeveria projektvendim për kartën e studentit

Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Ironia e ish-ministrit të LSI-së/ Opozita në kuvend, aty do rrijë edhe për festa

Publikuar

-

By

“Opozita do hyjë në Kuvend të enjten dhe të premten. Biles edhe të shtunën, të dielën e ditët e festave aty do rrijë”. Kështu e komenton ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vendimin e opozitës për t’u kthyer në Kuvend ditën e enjte dhe të premte. Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, ka ironizuar vendimin, ndërsa shton se opozita do të rrijë në Kuvend edhe ditët e festave.

LEXO EDHE:  Protesta po jep frytet e para/ Qeveria projektvendim për kartën e studentit

Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri dje me aleatët. Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka i PDK-së, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha mashtron sërish demokratët/ I shtrin dorën Ramës për bashkëqeverisje

Publikuar

-

By

Opozita ka bojkotuar seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë që prej muajit shtator, me pretendimin se kjo është një shenjë proteste për kriminalitetin në vend.

Në fillim të sesionit parlamentar, opozita çdo të enjte zhvilloi takime paralele me punimet e Kuvendit, në rrethe, ku denoncoi situatën kriminale. Më pas u prezantuan edhe dy platforma, një për çlirimin e ekonomisë nga krimi dhe një për çlirimin e zgjedhjeve.

Më tej, sa për të mbajtur ndezur debatin politik, Basha hodhi edhe një tjetër shkashkë, atë për vettingun në politikë.

Por, ndërkohë që vetë Lulzim Basha në të gjitha daljet mediatike deklaronte se nuk futej në parlament me “qeverinë e krimit”, dje situata ka ndryshuar. Duke gjetur si justifikim çështjen e studentëve, Basha ka vendosur të shpëtojë mandatet dhe në takimin me aleatët dje në selinë blu, ju ka komunikuar atyre se do të rikthehen në parlament.

Por, mesa duket gjithcka Luli e ka farsë dhe e bën për interesa personale. Bojkoti i tij nuk ishte kundër qeverisë, por sepse Basha kërkon të futet në qeveri me Ramën. Një gjë të tillë e konfirmoi dje edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

LEXO EDHE:  Protesta po jep frytet e para/ Qeveria projektvendim për kartën e studentit

Spaho, gjatë një interviste në ABC News, ndër të tjera pranoi se Luli kërkon jo të rrëzojë Ramën, por të bashkëqeverisë me të.

“Çdo gjë është e mundur situata është shumë inkadeshente. Në varësi të situatës ditët e ardhme do planifikojmë edhe hapat tanë. Nuk habitem që në 21 janar të votojmë një qeveri tjetër jo të Edi Ramës. Të gjitha opsionet janë të mundshme, sa ndryshimet mund të jenë shumë të shpejta.”-tha Spaho.

Sikurse rasti i çadrës, ku Lulzim Basha mashtroi demokratët dhe pastaj bëri marrëveshje dhe u fut në bashkëqeverisje me Ramën, e njëjta situatë duket të jetë edhe në lidhje me bojkotin parlamentar. Basha çdo gjë e ka në interesin e tij personal dhe nuk i intereson nëse PD-ja pëson të tjera humbje të turpshme, si ajo e 25 qershorit 2017. Mjafton që Luli të mbajë karrigen e kreut të PD-së, apo të marrë “shpërblimin” nga Rama, sikurse ndodhi me 16 milion eurot e pallatit të vjehrrit në Vlorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:25 - 19 Dhjetor, 2018

Mblidhen liderat e Ballkanit Perëndimor/ Ja çfarë do të diskutohet

Zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutohen sot në Bruksel. Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri...

Aktualitet10:13 - 19 Dhjetor, 2018

Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi

Një shqiptar vuri në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar 20 fëmijë! Fidan Bejtani me origjinë nga Kosova, u...

Aktualitet20:26 - 18 Dhjetor, 2018

Ndërron jetë aktorja me famë botërore, ja shkaku

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane Penny Marshall. Lajmin e ka...

Aktualitet19:31 - 18 Dhjetor, 2018

Mashtroi FBI-në/ Shtyhet dënimi për ish-gjeneralin Flynn

Në SHBA, gjykata e shtyu dhënien e dënimit për ish këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili pranoi fajësinë...

Aktualitet18:35 - 18 Dhjetor, 2018

Gjendet i mbytur një burrë në Sarandë/ Dyshimet e para

Trupi i një personi pajetë është gjendur në një kanal në Vrion të bashkisë Finiq, mbrëmjen e sotme. Mësohet se...

Aktualitet18:17 - 18 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët dhe drejtuesit e Ekonomikut dalin me 12 vendime

Studentët dhe drejtuesit e Fakultetit Ekonomik të Tiranës kanë zhvilluar një takim ku karë rënë dakord për marrjen e disa...

Aktualitet17:55 - 18 Dhjetor, 2018

Studentët sërish nesër në protestë/ Zbulohet skenari

Studentët vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e tetë pikave të kërkesës dhe deri kur të arrihet plotësimi i saj të rinjtëparalajmërojnë...

Aktualitet17:43 - 18 Dhjetor, 2018

Gazetari tallet me Ylli Rakipin/ U bën thirrje kërcënuesve

Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një shkrim ironizues ndaj moderatorit Ylli Rakipi, pas  bërjes publike se ky i fundit ka...

Aktualitet17:28 - 18 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë arrestimin e fajtorëve

Ka filluar edhe për sot protesta kundër prishjes së banesave te zona e Astirit ku do të ndërtohet Unaza e...

Aktualitet17:00 - 18 Dhjetor, 2018

Trump letër Thaçit/ Çfarë kërkon ai?

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që të ketë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse...

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Trending

Read previous post:
Lëvizja për Bashkim denoncon: Lista Serbe dhe Beogradi mbajnë peng  Trepçën

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë pas dorëheqjes së djeshme të drejtorit të kompleksit industrial, ku përfshihen minierat e shumënjohura për...

Close