“Basti” i humbur i ambasadorit amerikan Donald Lu me Shqipërinë – CNA
Connect with us

Blogu

“Basti” i humbur i ambasadorit amerikan Donald Lu me Shqipërinë

Publikuar

-

Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donald Lu, vendosi “një bast të madh” me Uashingtonin dhe Tiranën, nëse do ta kuptoja kështu, atë shtyrjen e mandatit të tij edhe për gjashtë muaj – deri sa të zënë ato që ai i ka quajtur vet “Peshqit e Medhenjë”.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se mandati i tij përfundonte në janar të vitit 2018, por ai kishte kërkuar që të qëndrojë deri në verën e 2018.

Kjo ndodhi kur Ambasadori i SHBA, tashmë përfaqësuesi diplomatik vendit më i fuqishëm në botë, në Shqipëri, bëri  të ditur se ai do të kërkonte, nga vartësit e tij në Uashington shtyrjen e mandatit të përfunduar.

Dhe, faktikisht, kështu ndodhi, zoti Lu, është në detyrë deri në fund gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

I pyetur nga gazetarët në Shqipëri, për përfundimin e mandatit të tij, Donald Lu, është shprehur se nuk do të largohej në janar të 2018-s, por do të qëndrojë deri në verë, pasi sipas tij duke e argumentuar me atë se ai kishte akoma shumë punë për të bërë!?

Mirëpo, që nga koha kur u rivendosën mbas 45 vjet ndëprerje të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit e Tiranës, pra 26 vjet më parë, kemi pasur 13 ambasadorë që ushtruan detyrën e Ambasadorit, me aq shumë “pushtet” dhe ndoshta për mua shumë pak diplomaci, por jo në mënyrë kaq të hapur, dhe shtyrje të mandatit sa kjo ambasadori i katërmbëdhjet Donald Lu.

Mbasi, ky nuk është vetëm një rast “su generis” në historinë e diplomacisë, së SHBA, ku shtyrja e mandatit të Ambasadorit, mund të matet me “gishtat e dorës”, por një ndryshim i madh për diplomacinë amerikane, mbi Shqipërinë, por edhe prova e fortë se edhe basti 26-vjeçar i SHBA, dhe Perëndimit ndaj Shqipërisë, ka humbur dhe ka dështuar.

Në Shqipëri, sot mbas 26 vjet demokraci e thënë thjesht e trup, janë duke udhëhequr bijt më të devotshëm  të “pjellës” komuniste, duke filluar prej nga Kryeministri i vendit , Edi Rama , Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe deri te Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, që ka qënë dhe anëtar i Byrosë Poliitikë të KQ të Rinisë së Shqipërisë.

Mbrëm, një ish gjykatës i kohës së komunizmit, Avokati dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri, që është në koalicion me Partinë Socialiste, ka bërë disa deklarata të forta gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, si për t’i treguar SHBA, dhe Perendimit se në Shqipëri, me demokratizmin e saj dhe shtetin ligjor, kan deshtuar dhe e kan humbur bastin.

Ai tha se nuk mundesh të bëhesh sot Kryeministër, apo ministër i rëndësishëm në Shqipëri, kryetar paralamenti, apo ambasador pa qenë i lidhur me ndonje pjestar të ish familjeve të ish Byrosë politike, Komitetit Qendror, ish Sigurimin e Shtetit, apo dhe ish strukturat e tjera diplomatike të regjimit të Enver Hoxhës.

Ish Gjykatsi i diktaturës, foli duke marrë si shembull që në 26 vjet demokraci, në Shqipëri, nuk ke qoftë edhe një shembull të vetem “sa për të bër be”, që një ish i presekutuar, nji i vuajtur në burg apo kampet e interrnimit, apo një ish pjestar i familjeve të mëdha, të bëhet deputet,  ministër apo edhe një ambasador i thjesht apo gazetar në ndonjë gazet apo televizion të madh, sidomos me ardhjen e socialistve në pushtet, as qe behet fjale sipas tij.

Bile ai shkojë edhe më larg në teorinë konspirative të këtij fenomeni në Shqipëri, prej kur Ramiz Alia e dorzojë pushtetin, kur tha se ka një “filter” të mistereshëm edhe në përzgjedhjen e Edi Ramës!

“Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafaj ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht, që Edi Rama, do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të “ikë” edhe vetë. Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafa, do jetë Kryeministër”, tha Idajet Beqiri, gjatë emisionit.

Duke treguar madje se ka mik të tij qysh në rini Ministrtin e Brendshem Fatmir Xhafën, ish Gjykatsi i kohes se diktatures Avokati Idajet Beqiri, tregoi se dikur ministri aktual i Brendshëm, ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës, kur Beqiri ishte kryetar i kësaj gjykate dhe Xhafa gjyqtar.

“Kemi qenë të dy gjykatës, por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të. Gjithnjë, ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vleërsuar në punë”, tha Beqiri.

Kështu, që për mendimin tim, nuk ka nevojë për më shumë komnet për të treguar sepse Ambasadori Donald Lu, e ka “humbur” bastin, edhe pa e vënë atë.

Sepse, në çdo vend të rruzullit , mundet të vendosish baste dhe marrësh besë, për gjithçka, por kurrsesi nuk mundet të vendosish bast në Shqipëri, dhe ti zësh besë komunistëve dhe bijëve të tyre.

Pikërisht, atyre që udhëheqin Shqipërinë, sot, ata që janë të lidhur dhe të “dashuruar” kaq shuëm sot me SHBA, kan qenë të këtill me baballarët e tyre, edhe me “Jugosllavinë”, në fillim, pastaj u bënë me Moskën -BRSS, Kinën popullore, e tjera vende komuniste e marksiste leniniste, neper bote, deri sa u lidhen dhe investuan me organizatat e para terroriste nëpër botë, si ato në Palestinë – Hamasin e Al Fatahun.

Dihet se pas rënies domino së regjimeve komuniste, SHBA, dhe Perëndimi, megjithse të fundit e mirëpriti edhe Shqipërinë vendin me diktaturën dhe regjimin më të egër në botë, të hynte edhe ajo në rendin më demokratik botëror.

Udhëheqësit e SHBA, dhe perëndimorë e bën atë ngase besonin se hapja e Shqipërisë, dhe ndryshimi i sistemtit do ta lidhnin Shqipërinë, në sistemin e bazuar në rregulla që u krijuan pas rënëjes së komunizmit në të gjithë Europën jug lindore.

Ata shpresonin se integrimi ekonomik do të inkurajonte Shqipërinë që të evoluojë në një ekonomi tregu dhe se, ndërsa ata u rrisnin ekonomikisht, populli i saj do të përfitonte liritë demokratike, të drejtat dhe sundimin e ligjit.

Dhe, kështu nisi megjithse me shumë vështërsi, sepse ishte e vështirë të shkulej ajo fara e keqe e komunizmit që ishte mbjellur per 45 vjet me Enver Hoxhen, në Shqipëri, por sidoqoftë, vendi që e nisi nga zero, edhe nisi e ndryshojë dicka per të mirë.

Por, një “bast” i humbur me Shqiperine, ishte edhe revolucionin bolshevik, si ai 97’ i cili e shkatërrojë Shqipërinë, ra shteti demokratik i brishte, athere kur u ngritën bijt e komunizmit , të cilët dinë vetëm me revolucion të vijnë në pushtet, ashtu si erdhën edhe pesë vjet më parë me drogën dhe krimin në 2013, me Kryeminister Edvin Kristaq Ramën.

Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Kryeministër, Gramoz Ruçit, Kryetar Parlamenti, Ditimir Bushatit Ministër i Jashtëm dhe Fatmir Xhafës Ministër i Brendshëm, zoti Ambasador, ju ende mund të shikoni se me Shqipërin jo gjashtë muaj shtytje mandati, por edhe 6 vjet të tjera ju grantoj se bastin e keni të humbur, dhe madje simbas meje keni për t’a shpaguar atë.

Mos harro zoti Ambasador, se i ke të freskta premtimet kur Edi Rama, mori pushtetin gjashtë vjet më parë, si e mbushi ai Shqipërinë me premtime dhe premtojë se do bëntë shtet, do të bënte Shqipërinë, një vend të “lulëzuar”, do ta “fuste” ne Europë, dhe se ai do të çonte me në fund këtë vend drejt sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Por sot iluzioni i shqiptarëve është shkatërruar, mbi 50 mijë shqiptar kan aplikuar vetem për vitin e fundit për t’u larguar. Në të vërtetë, Rama, ka drejtuar politikën dhe ekonominë ndaj represionit, kontrollit shtetëror dhe konfrontimit me të gjithë kundërshtarët e tij.

Beqir Sina

Aktualitet

Ndotja e ajrit/ OBSH jep alarmin për fëmijët

Publikuar

-

By

Organizata Botërore të Shëndetësisë ka dhënë alarmin për ndotjen e ajrit.

Sipas një raporti publikuar nga OBSH ndotja e ajrit shkakton çdo vit vdekjen e rreth 600 000 fëmijëve nën 15 vjeç për shkak të infeksioneve të rënda në rrugët e frymëmarrjes.

“Ndotja e ajrit është duhani i ri”, – tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, në selinë e organizatës që është duke organizuar nga

Po sipas këtij raporti tregohet se 1,8 miliardë fëmijë, thithin ajër aq të ndotur sa që vendos në rrezik të rëndë shëndetin dhe zhvillimin e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Simboli i shqiponjës shfaqet në Tokyo/ Ç’ndodhi në Japoni

Publikuar

-

By

Veshjet tradicionale shqiptare kanë shkuar deri në Japoni. E themi këtë, pasi në Tokyo kostumet janë veshur nga një dhëndër shqiptar dhe nusja japoneze.

Por dasma e Arbër Demos dhe Mana Aoki është bërë akoma më e veçantë, në momenti që të gjithë dasmorët kanë bërë simbilin e shqiponjës me duar.

Ka qenë miku i çiftit, Micky Haxhislami, ai që ka shpërndarë fotot e veçanta në profilin e tij në rrjetet sociale, nga dasma e zhvilluar në Tokyo.

E siç duket simboli shqiptar ka fluturuar deri në kontinetin aziatikik, duke na bërë të gjithëve krenar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Telashet nuk kanë fund për ministrin Salvini/ Fyhet nga 17-vjeçarja

Publikuar

-

By

Telashet për ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini nuk kanë fund.

Mediat italiane raportojnë, se pasi u grabit shtëpia ku jetonin dy prindërit e tij të moshuar, Salvini është quajtur racist dhe fashist gjatë një takimi me qytetarët

E ditur bëhet, se ka qenë një 17-vjeçare, ajo që ka bërtitur nga turma për të fyer ministrin, i cili i ka shpallur luftë  bandave kriminale.

Ministri Salvini e ka kaluar me qetësi këtë pjesë, pasi është shprehur se, ata që mendojnë ndryshe duhet të trajtohen mirë.

“Unë ofroj një birrë për atë vajzë, sepse ne trajtojmë mirë ata që nuk mendojnë si ne”,- ka qenë reagimi i plotë i Salvinit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:25 - 19 Dhjetor, 2018

Mblidhen liderat e Ballkanit Perëndimor/ Ja çfarë do të diskutohet

Zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutohen sot në Bruksel. Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri...

Aktualitet10:13 - 19 Dhjetor, 2018

Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi

Një shqiptar vuri në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar 20 fëmijë! Fidan Bejtani me origjinë nga Kosova, u...

Aktualitet20:26 - 18 Dhjetor, 2018

Ndërron jetë aktorja me famë botërore, ja shkaku

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane Penny Marshall. Lajmin e ka...

Aktualitet19:31 - 18 Dhjetor, 2018

Mashtroi FBI-në/ Shtyhet dënimi për ish-gjeneralin Flynn

Në SHBA, gjykata e shtyu dhënien e dënimit për ish këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili pranoi fajësinë...

Aktualitet18:35 - 18 Dhjetor, 2018

Gjendet i mbytur një burrë në Sarandë/ Dyshimet e para

Trupi i një personi pajetë është gjendur në një kanal në Vrion të bashkisë Finiq, mbrëmjen e sotme. Mësohet se...

Aktualitet18:17 - 18 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët dhe drejtuesit e Ekonomikut dalin me 12 vendime

Studentët dhe drejtuesit e Fakultetit Ekonomik të Tiranës kanë zhvilluar një takim ku karë rënë dakord për marrjen e disa...

Aktualitet17:55 - 18 Dhjetor, 2018

Studentët sërish nesër në protestë/ Zbulohet skenari

Studentët vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e tetë pikave të kërkesës dhe deri kur të arrihet plotësimi i saj të rinjtëparalajmërojnë...

Aktualitet17:43 - 18 Dhjetor, 2018

Gazetari tallet me Ylli Rakipin/ U bën thirrje kërcënuesve

Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një shkrim ironizues ndaj moderatorit Ylli Rakipi, pas  bërjes publike se ky i fundit ka...

Aktualitet17:28 - 18 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë arrestimin e fajtorëve

Ka filluar edhe për sot protesta kundër prishjes së banesave te zona e Astirit ku do të ndërtohet Unaza e...

Aktualitet17:00 - 18 Dhjetor, 2018

Trump letër Thaçit/ Çfarë kërkon ai?

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që të ketë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse...

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Trending

Read previous post:
Lëvizja për Bashkim denoncon: Lista Serbe dhe Beogradi mbajnë peng  Trepçën

Nëpërmjet një komunikate të shpërndarë pas dorëheqjes së djeshme të drejtorit të kompleksit industrial, ku përfshihen minierat e shumënjohura për...

Close