Basha pa ofertë për kritikët – CNA
Connect with us

Kryesore

Basha pa ofertë për kritikët

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dje për herë të parë i ftuar në News 24 foli për takimet që kishte pasur me kritikët e Bashës.

Ristani tha se ishte ulur me ta në tryezë për të biseduar rreth rrugëve të bashkëpunimit, pas debateve të forta që kanë plasur në PD menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD humbi keqazi për shkak të një liste korruptive dhe klienteliste të Lulzim Bashës dhe personalizimit prej tij të fushatës elektorale, pas një pazari me Edi Ramën.

Lulzim Basha dje ka nxjerrë sekretarin e tij të flasë pasi ditë më parë theksoi se nuk do ulej me asnjë prej kritikëve, por do e çonte PD-në drejt Kuvendit Kombëtar. Ashtu si zakonisht, Luli tjetër thotë dhe tjetër bën. Ristani ndoshta po merr kostot e Bashës për shkak të gënjeshtrave publike për gjoja një ofertë bashkëpunimi, e cila nuk ekziston.

Basha nuk ka asnjë ofertë publike apo konfidenciale për bashkimin e PD-së apo në detaje për tu ulur me kritikët e tij për të ndalur një ndarje të mundshme të PD-së.

Arben Ristani po sakrifikon ende më tej me Bashën, ndoshta për karrigen e tij, por dalja e djeshme publike ishte një fyerje publike për elitën e PD-së dhe demokratët në veçanti.

Në media duke përdorur Ristanin, Luli kërkon të shesë imazhin e politikanit me dorë të shtrirë dhe me ofertë. Në fakt nuk ka as njëren as tjetrën. Thjeshtë po përdor një drejtues për të shpëtuar nga problematikat e momentit dhe më pas ashtu siç ndodhi dhe me listat e kandidatëve për deputet ta marrë dhe ta hedhë në kosh të plehrave.

LEXO EDHE:  Investigimi i CNA.al/ Kompania e familjarëve të Bashës zbret në Parlament

Basha gënjen në publik, kërkon të shitet, kërkon të shesë dorën e tij të shtrirë, e cila si dhe në rastin e Ristanit, është dora e mashtrimit të radhës, vetëm për konsum publik, pasi Basha ende nuk ka kthyer një përgjigje publike apo zyrtare për platformat dhe propozimet që i janë shtruar në tavolinë 6 muaj më parë.

Tani pa asnjë platformë, pa asnjë ide bën keqpërdorimin e radhës të sekretarit të tij, të cilin në fakt e përdor këto momente, jo sepse e do, por sepse i duhet përkohësisht. Më pas Ristani do të vazhdojë të quhet një nga viktimat e radhës të Lulzim Bashës, edhe pse tani bashkë me disa sekretarë të tjerë të PD-së po përpiqen të ruajnë karrigen me shpresë se Luli ka ndryshuar. Në fakt asgjë nuk ka ndodhur, ai është i njëjti dhe çuditërisht Ristanin me shokë po i gënjen më shumë se një herë.

PD nuk e bashkon dot Arben Ristani me kafe dhe dëgjesa, pasi gjithçka duhet të kalojë nëpërmjet një platforme dhe propozimi konkret që Bashës i mungon, jo se nuk di, por se nuk do që PD të bashkohet./ CNA.al

Aktualitet

Gjobë për ndërtim pa leje/ 42 vjeçari kërcënon me hedhje nga shtylla

Publikuar

-

By

Një 42 vjeçar nga në fshatin Tapi të Kuçovës ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Bëhet fjalë për shtetasin Andon Ziu, i cili ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë  dhe ndodhet aty prej një ore.

Shkak për ngjarjen është bërë një gjobë prej 5 milion lekësh nga bashkia, për ndërtim pa leje.

LEXO EDHE:  Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Sipas Ziut gjoba ndaj tij është vënë në mënyrë të padrejtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Publikuar

-

By

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë.

Palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë të rikthejë dy herë ligjin për teatrin.
Partia Socialiste e konsideron ligj të njëjtë pasi mban të njëjtin numër me të vjetrin, ndërsa PD e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit.
Stafi juridik i presidentit ka nisur shqyrtimin e dokumenteve të përcjella nga Kuvendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale, se nesër do të ketë një komunikim me video-live në orën 10:00.

Rama ka shkruar më tej se pagat në arsim, shëndetësi dhe ushtri janë rritur.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019 Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por komentuesit nuk janë aspak të bindur nga ajo që ka shpalosur Rama dhe kanë vërshuar një lumë kritikash ndaj tij, ku nuk kanë munguar ofendimet si mashtrues apo legen.

“Qeveri e kriminalizuar, se kuptoj çfarë flisni kur mblidheni. Një farsë e ndyrë”, shkruan njëri prej komentuesve.

Ndërkohë një qytetar e ka akuzuar kryeministrin, se po bën padrejtësi, duke u rritur rrogat vetëm mësuesve dhe policëve, ndërsa pjesën tjetër të popullsisë po e lë të vdesë.

LEXO EDHE:  Koncesionet në Shqipëri/ Banka Botërore jep alarmin

“Jepu mësusve dhe policave se pak marin nënë dorë o shtet legen dhe leri të tjerët të vdesin”, shkruan qytetari.

Një komentues tjetër shkruan se kryeministri ka filluar sërish avazin e premtimeve, pasi po afrojnë zgjedhjet.

“Po vijnë zgjedhjet ? Po ashtu edhe premtimet e tuaja të famshme  si 300 mijë vende pune, ulja e çmimit të energjisë elektrike, drejtësia, legalizimet, ndëshkimi i korrupsionit dhe drogës, bravo edo je super mashtrues”, shkruan qytetari.

Ndërsa një qytetar tjetër, ka akuzuar Ramën se çdo gjë po e bën për publicitet, pasi në fabrika punëtorët vazhdojnë të paguhen me 6000 lekë të vjetra në ditë.

“O shtet ti e ke në terezi o byrazer, i fut një publicitet dhe je në rregull. Hap pak sytë nga populli fukara, që po punon në fabrika për 6000 lekë të vjetra në ditë. Je në 2018 dhe është gjynaf, me rrogat e vitit 2000”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:48 - 25 Shtator, 2018

Gjobë për ndërtim pa leje/ 42 vjeçari kërcënon me hedhje nga shtylla

Një 42 vjeçar nga në fshatin Tapi të Kuçovës ka kërcënuar se do të vrasë veten. Bëhet fjalë për shtetasin...

Aktualitet11:47 - 25 Shtator, 2018

Si votuan Messi dhe Ronaldo për njëri-tjetrin/ Do mbeteni të befasuar

Natyrisht, ata të dy “shkëlqyen” me mungesën e tyre (kështu janë shprehur disa media kryesore europiane) në ceremoninë e FIFA-s,...

Aktualitet11:36 - 25 Shtator, 2018

Akuza për përdhunim/ Ja si e mashtroi prifti murgeshën

Një murgeshë ka denoncuar peshkopin Giovanni Salonia, për përdhunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit të shkuar, kur Salonia,...

Aktualitet11:35 - 25 Shtator, 2018

Të premten do të luhet derbi më i madh në Superligë/ Publikohen çmimet e biletave

Pas një viti “agjërim”, për shkak se Tirana ishte në Kategorinë e Parë, rikthehet derbi i madh i kryeqytetit. Tifozët...

Aktualitet11:18 - 25 Shtator, 2018

Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nisur një seri kërcënimesh në adresë të kryeministrit Edi Rama....

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Një nga kënaqësitë më të mëdha/ 12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Futbolli i rrugëve është futbolli më i shijuar ndonjëherë. Si fëmijë, të gjithë kemi luajtur dhe shijuar futbollin. Por cilat...

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë. Palët janë të ndara...

Aktualitet11:08 - 25 Shtator, 2018

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale,...

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Trending

Read previous post:
Ndryshon skema për pensionet/ Ja, sa kontribute do paguhen

Grupi i punës në Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, kanë gati ndryshimet në ligjin 7703/1993, për skemën...

Close