LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autorja e projektit të vjedhur të Teatrit Kombëtar do të hedhë në gjyq Bashkinë e Tiranës

13 Mars 2018, 20:57, Aktualitet CNA
Autorja e projektit të vjedhur të Teatrit Kombëtar do të

Pas publikimit të lajmit se projekti për Teatrin Kombëtar, i prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, është i vjedhur, autorja e këtij projekti, Ira Miroshnykova, e kontaktuar nga Dorand Vokaj, një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt me Bashkinë e Tiranës, lidhur me projektin.

Ky lajm është bërë publik nga vetë Dorand Vojka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe përgjigjen e znj. Miroshnykova.

Në postimin e tij, Dorand Vojka shkruan:

“Znj. Miroshnikova nuk eshte kontaktuar nga Bashkia e Tiranes per ndonje projekt dhe po behet gati te hedhe ne gjyq Bashkine e Tiranes per vjedhjen e projektit!!”

Më tej ai shkruan se për këtë arsye, “Miliona dollare nga taksat tuaja do shkojne dem!! Erjon Veliaj duhet te hetohet nga prokuroria per kete!! Me poshte komunikimi im me Znj Miroshnikova.

Dear Dorand, thank you for your attention. Nobody from Tirana municipality didn?t contacted with us. Now we discussing with our lawyers next steps.” /CNA.al

Ja ku e vodhi Rama projektin e Teatrit Kombëtar

Lajmet e fundit nga