Arta Marku “ping-pong” me Agron Gjanën/ Prokurori i varur nga paga dhe kredia – CNA
Connect with us

Aktualitet

Arta Marku “ping-pong” me Agron Gjanën/ Prokurori i varur nga paga dhe kredia

Publikuar

-

Njerëzit e drejtësisë, konsiderohen si kategoria më e pasur.  Ky nuk është perceptim, por fakt, nëse kemi parasysh, deklarimet e pasurive, që vërtetojnë se gjyqtarë dhe prokurorë  jetojnë në luks me makina të shtrenjta, me nga disa apartamente dhe pasuri të patundshme, që shkon në miliona euro.

CNA.al do të vijojë me pasqyrimin e pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njerëzve që paguhen me taksat e qytetarëve për të bërë drejtësi dhe jo për të shtuar pasurinë e tyre.

Nuk kanë munguar rastet edhe kur ambasada e SHBA –së në Tiranë, ka reaguar në  lidhje me luksin e njerëzve të gjyqësorit dhe prokurorisë, madje për disa ka ndaluar edhe hyrjen për në SHBA.

Një nga këta emra është ish-kreu i Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana, ndonëse  nuk kishte lidhje me pasurinë.

Në prill të vitit 2016 Ambasada e SHBA në Tiranë i refuzoi prokurorit Gjana, vizën. Në shkresën e ambasadës ishin ngritur dyshime, se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.

Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA.

Gjana së fundmi është lakuar për përplasje me kryeprokuroren Arta Marku.

Kjo e fundit me datë 09.1.2018, firmosi lëvizjen  e tij nga Durrësi në drejtim të Pukës.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Kryeprokurit bëhet me dije se Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Ndërkohë,  në media u raportua se  prokurori i shkarkuar i Durrrësit nuk kishte pranuar të largohej nga detyra, sikurse i kërkoi Arta Marku.

Por, pas rreth dy muajsh, Kryeprokurorja e Arta Marku, sërish e ka lëvizur prokurorin Gjana. Me anë të  një vendimi, Marku e ka emëruar atë prokuror në Tiranë.

Nëse i referohemi pasurisë së tij, prokurori  Agron Gjana, radhitet në mesin prokurorëve që varen nga paga dhe kredia, megjithatë të ardhurat nuk i mungojnë.

LEXO EDHE:  Rama ia thotë copë Arta Markut/ “Letra jote tregon se je e paaftë”

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, në deklarimin fillestar të pasurisë që i përket vitit  2003,  Gjana ka deklaruar se është pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz të blerë me te ardhura personale në shumën 500 000 lekë, pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 88 m2, blerë në vitin 2000 në vlerën 18 000 dollarë, të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 223 560 lekë.

Gjithashtu ai ka deklaruar të ardhurat nga paga e bashkëshortes, si mësuese në shumën 634 144 lekë.

Ndërsa, gjendjen  e kursimeve nga paga e ka deklaruar në vlerën 507 590 lekë si dhe gjendja e kursimeve të bashkëshortes, në shumën 118 138 lekë.

Më tej ka deklaruar, detyrime të papaguara në vlerën 10 176 lekë për kredi bankare me principal 500 000 lekë dhe këst mujor 10 566 lekë, detyrime të papaguara kartë krediti në vlerën 2 000 euro si dhe detyrime te paguara në vlerën -123 739 lekë për kredi bankare me principal 500 000 lekë dhe këst mujor 10 566 lekë.

Ndërsa në deklarimin e pasurisë për vitin 2016, Gjana ka deklaruar se ka gjendje llogarie në shumën 362.595.81 lekë

Ndërsa ka deklaruar se ka kursyer shumën prej 500.000 lekë,  nga shuma prej 1.200.000 lekë, dhuratë nga familjarët në lidhje me lindjen e djalit. Këtë shumë e disponon CASH në banesë.

Gjithashtu, ai ka deklaruar të ardhura nga paga si prokuror, pranë Gjykatës së Shkallës së parë, Durrës, në shumën 1.503.438 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, Tiranë në shumën 422.798 lekë, kartë krediti me euro e hapur me datën 17.09.2015. gjendja e disponueshme në 2.000 euro si dhe një debi në emër të bashkëshortes në shumën e 20.748.79 lekë./CNA.al

 

 

 

 

Aktualitet

Si votuan Messi dhe Ronaldo për njëri-tjetrin/ Do mbeteni të befasuar

Publikuar

-

By

Natyrisht, ata të dy “shkëlqyen” me mungesën e tyre (kështu janë shprehur disa media kryesore europiane) në ceremoninë e FIFA-s, të zhvilluar mbrëmë në Londër. Duke mos e parë veten fitues, të mësuar me këtë në dekadën e fundit; herë njëri e herë tjetri, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi e bojkotuan kurorëzimin e Luka Modric si më i miri në botë.

Portugezi ishte në “podiumin tresh”, në fakt, ndërsa argjentinasi i Barcelonës jo. Ky veprim i tyre është kritikuar nga figura të njohura të futbollit botëror, si Fabio Capello apo Sergio Ramos. Gjithsesi, duke qëndruar te këto dy yje, që kishin vendosur “diktaturën” e tyre në “The Best” dhe “Topi i Artë” në dhjetë vitet e fundit, ia vlen të qëmtojmë votimet e tyre, si kapitenë të kombëtareve respektive.

Sa pikë i kanë dhënë njëri-tjetrit, cilin futbollist kanë votuar për më të mirin? Portugezi, që u transferua kësaj vere te Juventusi, ka bërë një votim të tillë: 5 pikë për Varane, 3 pikë për Modric dhe 1 pikë për Griezmann. Sikurse shihet, ka përzgjedhur dy kampionë bote me Francën dhe “Topin e Artë” të Botërorit të Rusisë.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Dy prej tyre, bashkëlojtarë te Real Madridi deri në fund të sezonit të kaluar. Parimisht, asgjë për t’u kritikuar, por kur vjen puna te Messi, ai mungon në “shijet” e CR7. Tjetër shenjë e egos së madhe të luzitanit për të qenë i pari, mbi të gjithë, edhe pse nuk ka më shumë se pesë “Topa të Artë”, sa edhe Messi.

Krejt e kundërta është në rastin e yllit argjentinas të Barcelonës. Ai nuk e ka injoruar totalisht rivalin portugez (siç ka bërë ky i fundit me të), por i kanë dhënë 1 pikë. Messi ka votuar me 5 pikë Luka Modric, fituesin e “The Best”, si dhe me 3 pikë Kylian Mbappe, i shpallur lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Rusisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Publikuar

-

By

Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nisur një seri kërcënimesh në adresë të kryeministrit Edi Rama.

“Opozita nuk do të hyjë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me Ramën, kryeministër”,-shkruhej e dëgjohej lartë e poshtë në media. Edhe pse ishim mësuar me “aset nën mëngë të Lulit”, filluam ta besonim dhe për pak kohë menduam se ndryshoi rrugë.

Por jo!

Nëse një vit më parë Rama me mund e me shpirt, pas tri muajsh rezistencë të opozitës në çadër, “luftoi” dhe e futi Lulin në zgjedhje, sot kreu i PD-së, si një “kone” i bindet Kryeministrit, por këtë herë larg mediave.

Tashmë skenari dihet nga të dyja palët dhe ai që nuk është në dijeni të tij është vetëm populli. Ai trembet dhe pret lëvizjen e radhës, njësoj sikurse në një shfaqje teatrale.

“Skenari” i Bashës dhe Ramës për vettingun në politkë:

Basha-Ramës: Shiko, do prezantoj platformën e Vettingut në Politikë, por nuk dua të më preken pasuritë e familjarëve. Madje nuk dua të kalojë në sitë as pasuria e gruas sime, për të mos folur për atë të kunatit, e me radhë.

Rama-Bashës: Mos u shqetëso, prezantoje sepse unë do ta refuzoj dhe ajo nuk ka për t’u miratuar. Kështu mund të vazhdojmë sërish para. Po e luan më së miri rolin Lul, bravo.

LEXO EDHE:  Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Jo më larg se dje Luli e lujati më së miri rolin e tij. Dje kur Partia Demokratike prezantoi platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë shqiptare, duke parashtruar edhe strategjitë përkatëse, “me gjasme sa mos të rënë në sy”, pasi situata është bërë kaq bajate dhe fallco.

Familjarëve të tij i dalin faturat dhe llogaritë ku 2 miliardë lekë paguhen nga bizneset e oligarkëve dhe koncesionarët e qeverisë.

Pse more Lul nuk qëndrove burrë i fortë dhe me opozitën e fortë siç pretendon të mbroje Teatrin Kombëtar, pse e drodhe dhe i le artistët me gisht në gojë?

Pse nuk e nis vettingun nga vetja dhe familja jote me miliarda,  lekët e paguara nga oligarkët e tu?

Pse e tradhëtove biznesin e vogël?

E kotë të vazhdojmë, tashmë pse-të e kanë një përgjigje, jemi mësuar me Lulin që tjetër thotë e tjetër bën. Tani është “kone” e Edi Ramës në bahcen e Sorosit.

Askush nuk e vret më mendjen pse Rama nuk preket nga fjalët e Lulit me shokë, sepse ata ose janë në një linjë, ose e ndërrojnë linjën gjatë rrugës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Një nga kënaqësitë më të mëdha/ 12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Publikuar

-

By

Futbolli i rrugëve është futbolli më i shijuar ndonjëherë.

Si fëmijë, të gjithë kemi luajtur dhe shijuar futbollin.

Por cilat ishin rregullat e pashkruara të këtij futbolli?

Ndiqeni videon më poshtë për të kuptuar.

12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Të gjithë i kemi pasur këto rregulla në futboll kur ishim fëmijë 😂TAG miqtë e fëmijërisë

Gepostet von Gazeta Express am Sonntag, 19. November 2017

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:32 - 25 Shtator, 2018

Si votuan Messi dhe Ronaldo për njëri-tjetrin/ Do mbeteni të befasuar

Natyrisht, ata të dy “shkëlqyen” me mungesën e tyre (kështu janë shprehur disa media kryesore europiane) në ceremoninë e FIFA-s,...

Aktualitet11:18 - 25 Shtator, 2018

Pse Rama nuk i trembet kërcënimeve të Lulit, me shokë?!

Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, Opozita ka nisur një seri kërcënimesh në adresë të kryeministrit Edi Rama....

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Një nga kënaqësitë më të mëdha/ 12 rregullat e futbollit kur ishim fëmijë

Futbolli i rrugëve është futbolli më i shijuar ndonjëherë. Si fëmijë, të gjithë kemi luajtur dhe shijuar futbollin. Por cilat...

Aktualitet11:14 - 25 Shtator, 2018

Ligji mbërrin në Presidencë/ Çfarë do të ndodhë me Teatrin?

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit ka mbërritur në Presidencë. Palët janë të ndara...

Aktualitet11:08 - 25 Shtator, 2018

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale,...

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Trending

Read previous post:
Panik në Voskopojë/ Predha të Luftës së Dytë Botërore në mes të rrugës

Banorët e Voskopojës janë përfshirë nga paniku, pasi gjatë punimeve që po bëhen në rrugë, janë zbuluar predha të luftës...

Close