LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati: Ku ngjan foto e Bashës me Trump, me atë të Ramës me Obamën?

13 Mars 2018, 12:02, Opinione CNA
Andi Bushati: Ku ngjan foto e Bashës me Trump, me atë të

Po t?a dëgjoje Edi Ramën të hënën në mbëmje në ?Studio e hapur?, nuk e kishte të vështirë të bindeshe. Duke folur për skandalin e financimeve të panjohura të PD të rihapur së fundi nga revista amerikane ?Mother Jones? ai dukej gati gati normal. Kishte hequr dorë nga histeria e rëndomtë që ka kapluar këto ditë socialistët kundër Rusisë dhe pranonte se historia me agjentë të Kremlinit ngrinte vetëm dyshime. Po aq me këmbë në tokë ngjante kur pohonte se, përderisa kishte një përzjere ruse dhe se më parë elementë të tillë kishin shfaqur tentativa për destabilizimin e shteteve fqinje, kësaj afere i duhej shkuar deri në fund.

Në plot 23 minuta që u mor më këtë çështje kryeministri ngriti pyetjet e duhura: Kush i kishte paguar ato para (675 mijë USD)? Pse ato nuk qenë deklaruar pranë institucioneve shqiptare ashtu sikurse e kërkon ligji ? Dhe në fund, si për t?i qëndruar besnik tipit të tij, nuk i kurseu batutat humoristike me Lulzim Bashën, i cili nuk ka turp të deklarojë se nuk e di se kush ka dashur t?i falë PD-së 500 mijë dollarë.

Pra, për atë gati gjysëm ore, kur zgjodhi të argumentonte mëkatet e kundërshtarit, Edi Rama dukej si një politikan normal, bindës dhe me këmbë në tokë.

Por gjithçka ndryshoi kur moderatorja Eni Vasili kaloi në historinë e tij. Mjaftoi një pyetje e thjeshtë: ?Po ju a nuk keni paguar për një foto me presidentin Obama?, për të përmbysur gjithçka.

Nga i qetë, argumentues dhe logjik, Edi Rama u shndërrua në konfuz, ambig dhe i paqartë. Ai tha se ajo ishte një histori tashmë e mbyllur me gjykim në ShBA, ku ai që kishte kryer ?krimin?, taksisti Bilal Shehu, e kishte marrë përsipër fajin, madje edhe qe dënuar për të. Por, Ramës i?u mbyll goja për të thënë se nga vinin ato para, që duheshin për një foto të tij me Obamën dhe që gjykata e Nju Xhersit kishte vërtetuar se ishin futur në Amerikë nga jashtë. Kryeministri e anashkaloi turpshëm kleçkën thelbësore, se me ato para të nisura nga Shqipëria ishte shkelur ligji elektoral amerikan, që nuk lejon financimin e fushatës nga vende të treta. Ai u vu në pozicionin identik për të cilin pak minuta më parë ishte tallur me Bashën duke thënë : ?pse duhet të di unë kush ka paguar për mua?.

Në fakt, nëse i heqim elementin rus, teoritë konspirative për destabilizim të vendit dhe të rajonit, për të cilat Rama pranoi se ka vetëm dyshime, dy historitë paralele ngjajnë si dy pika uji.

Në vitin 2013, Edi Rama, para garës elektorale, kërkon një foto me presidentin Obama për t?i mbushur mendjen shqiptarëve se ai është njeriu i përëndimit dhe se Sali Berisha tashmë është braktisur. Për këtë ai siguron 80 mijë dollarë, gjen edhe një taksist emigrant që do të paguajë si qytetar amerikan paratë. Rama arrin të sjellë në Shqipëri foton, megjithëse nuk e pranojnë të bëjë shoqëruesin e Shehut në darkë. Shtypi kundër Obamës e relaton më pas ngjarjen dhe drejtësia amerikane fillon të merret me të.

Plot katër vite më pas, Basha bën të njëjtën gjë. Edhe ai është para zgjedhjeve. Edhe atij i duhet një fotografi me presidentin e radhës Trump, për të treguar se ShBA e paranon atë. Edhe ai i ka paratë. Por, njësoj si Rama nuk i paguan dot vetë. Prandaj në vend të një taksisti zgjedh një kompani të regjistruar në parajsa fiskale, e cila rrezulton se ka nga pas dy shoqëri të tjera me pronarë rusë, për të bërë pagesat. Por, fiks si i pari edhe anipulimi i tij del në shtypin amerikan.

Pra shkurt dy ngjarjet janë identike. Histori parash të zeza, të pa deklaruara, të ardhura nga Shqipëria, të cilat kanë shfrytëzuar nga një dredhi, për t?u bërë të pranueshme nga ligjet amerikane.

Në kohë të ndryshme dhe me mënyra të ndryshme edhe Basha edhe Rama kanë bërë të njëjtën gjë: janë mundur të fshehin origjinën e dollarëve që u a kanë dorëzuar me thas ne dorë. Prandaj këto çështje, më shumë sesa zhurma konspirative me agjentë të Kremlinit apo tentativa për të lëvizur ekuilibrat gjeopolitikë, janë thjeshtë pazare të shëmtuara shqiptare. Ku të dyja palët janë identikisht njësoj. Ku të dyja palët ushqehen nga paratë e zeza që prodhohen në këtë vend.

Prandaj, Rama fliste logjikshëm kur trajtonte në ?Studio e hapur? rastin e kundërshtarit dhe bukosjej kur duhej të argumentonte aferën e tij. Edhe këtu janë fatkeqësisht identikë.

Basha dikur merrte poza serioze kur trajtonte 80 mijë dollarët e fotos së Bilalit, por mbeti gojë mbyllur dhe u bë qull në djersë, një javë më parë në ?Opinion?, kur nuk shpjegoi dot historinë e lobimit të vet./ Lapsi

09:14 Opinione

Një komb i dhunuar

Nga:Dr. Bledar Kurti Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjit...

Lajmet e fundit nga