LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleanca PD-LSI në Gjirokastër, ja pse fitorja e sotme nuk gëzon dot asnjë palë

13 Mars 2018, 07:08, Aktualitet CNA
Aleanca PD-LSI në Gjirokastër, ja pse fitorja e sotme nuk gëzon

?Pak durim, fitore të tjera na presin. Koha punon për ne?. Kështu shprehej ndër të tjera kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, në reagimin e tij për zhvillimet e sotme në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, ku PD dhe LSI zgjodhën me shumicë votash kreun e ri, ish-prefekten Mimoza Çomo. Por a duhet realisht të lexohet si fitore e PD-së ky zhvillim? Natyrisht që po ta shohim thjesht në planin e shumicës numerike në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, është një fitore e opozitës.

Por nëse dalim prej asaj salle, Roland Bejko dhe Zamira Rami e dinë fare mirë se kjo shumicë e brishtë që kanë në Këshill, nuk reflekton mbështetjen me votë popullore në Gjirokastër. Fitore të tilla mund të krijojë çdo forcë politike, për aq kohë sa këshilltarët s?e kanë për gjë të lëvizin sa nga njëra parti tek tjetra. Kjo është thjesht çështje ofertë-kërkese, apo çështje ?tepsie?. Problemi qëndron tek mbështetja me votë popullore. PD-LSI nuk ia dolën dot në zgjedhjet e 25 qershorit. Rritja e LSI-së me votë ishte e papërfillshme, ndonëse drejtonte një bashki të madhe si Gjirokastra dhe shumë institucione të tjera. Nga ana tjetër PD-ja vazhdon të jetë në ?rënie të lirë?. Po të kthehesh pas në kohë, kujton vitin 2011 kur këto dy forca ishin bashkë në koalicion dhe nuk arritën dot të fitonin Bashkinë Gjirokastër.

Thënë këto, shumica e krijuar sot në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nuk duhet të ekzaltojë askënd nga radhët e PD-së dhe LSI-së. Ajo është një fitore artificiale, të cilën mund ta krijojë kushdo. Nëse PD e shikon rikthimin në pushtet, qoftë dhe marrjen e Bashkisë Gjirokastër, përmes LSI-së, kjo thjesht ka për ta dëmtuar partinë e dytë më të madhe në vend, më shumë nga sa e dëmtoi gjatë koalicionit 2009-2013. Ndërkohë e vetmja e qetë në këtë situatë është Zamira Rami. Ajo tani e ka shumicën në Këshillin Bashkiak dhe mund të vazhdojë drejtimin e bashkisë, ndonëse ndihet keq që ?tepsinë? po ndan me një parti tjetër./ ArgjiroLajm.net

Lajmet e fundit nga