Shpërthimi në dyqanin e celularëve aksident teknologjik apo prelud akti terrorist – CNA
Connect with us

Opinione

Shpërthimi në dyqanin e celularëve aksident teknologjik apo prelud akti terrorist

Publikuar

-

Në mes të Tiranës në një nga zonat më të mbrojtura e më të survejuara me policë shteti e privati, me shikas, me karabinierë e me marinsa amerikanë ndodhi një shpërthim me pasojë dëme materiale dhe 2 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në një dyqan shitje-riparim celularësh. Në fillim policia u mundua rrejshëm ta trajtonte si një aksident teknologjik, si një shpërthim baterie celulari prodhim jo cilësor kinez. Fatkeqësisht minarja nuk futej në thes, kështu që policia e pranoi se viktimës Gentian Hoxha 34 vjec, ndërsa po montonte një bombë me celular (me komandim në distancë), i shpërtheu në duar një sasi e vogël eksplozivi.

Mediat shqiptare  e trajtuan kalimthi këtë shpërthim, ndonëse faktikisht një gjë e tillë është këmbanë alarmi, që në Shqipëri jo vetëm rendi publik, por edhe ai kushtetues është në nivelin: bir Selman i nënës, kë të qaj më parë. Asnjë politikan deri në mbrëmjen e së hënës nuk e komentoi këtë hata, ndonëse disa nga politikanët kryesorë të Shqipërisë këtë të hënë bënë pornoncime publike. Këto proncime mbulonin tema nga teatri te asistenca sociale, nga kokaina e Olsit te politizimi i administratës shtetërore, por asnjë fjalë të vetme për fabrikën e bombave dy hapa larg Ambasadës Amerikane dhe Rezidencës së ambasadorit italian në Tiranë!

Ka indicie se “zantaciu” i bombave me celualr nuk i përgatiste ato për të furnizuar kundrejt shpërblimit keqbërës ordinerë, por për akte terroriste. Ndër këto indicie përmendim faktin, që

  • Gentiani është besimtar myslyman praktikant i Ritit Selafi.
  • Nuk mund të jetë koincidencë që në qytet e Shqipërisë shumica dërrmuese e dyqaneve, që shesin dhe riparojnë celularë janë në pronësi, apo përdorim të besimtarëvve praktikantë myslymanë, kryesisht të Ritit selafi (disa qindra dyqane).
  • Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të Shqipërisë përfshirë Tiranën të tillë dyqane si edhe piceri, piteri dhe dyqane mishi “Hallall” gjënden në afërsi të ndërtesave të objekteve speciale si ambasada, gjykata, prokurori, drejtori apo komisariate policie, burgje apo dhoma paraburgimi, bashki, seli SHIK-u apo seli konsullore, ëmbëltore me pronarë ebrej etj.
  • Shpërthimi me fuqi të ulët është tregues, që ka plasur ajo që teknikisht quhet “lënda iniciale” jo ngarkesa e plotë plasëse. Mbetet për tu investiguar se kjo pajisje shpërthyese në distancë cfarë sasie lënde plasëse do të aktivizonte: pak qindra gramë apo larg qoftë ndonjë makinë kuth-eksploziv me dhjetra apo qindra kilogramë lëndë plasëse?!
  • Përderisa nuk është identifikuar “klienti” i minës me celular duke zbatuar parimin e skenarit të rastit më të keq, pista terroriste nuk përjashtohet kurrsesi.
  • Shpërthimet aksidentale në dyqane celularësh me pronarë salafistë shqiptarë, ndërsa montohen bomba me celularë kanë ndodhur edhe më parë. Në maj 2005 një shpërthim identik ndodhi në Fier, por cështja u mbyll si sherr për motive të dobta të bomba-prodhuesit Pëllumb Reshlani (besimtar i ritit Selafi dhe bashkëpronar i një dyqani celularësh) me ortakun e vet.
  • Malavita shqiptare tashmë në më shumë se një rast ka adoptuar maksimën e Mehmet Shehut: Në gojë të ujkut hedhim valle! Bananexhinjtë shqiptarë një numër të madh kontejnerësh me ngarkesë bananesh + kokaine apo bosh por me pak armë e municione brenda i kalonin nga e për në kolumbi nëpër Portin e Filadelfias duke sfiduar agjensitë ligjzbatuese amerikane nga doganat te Homeland Security. Disa banda falsifikatorësh dokumentesh i kishin bazat e tyre vec dy hapa larg nga drejtori apo komisariate policie etj. etj. precedentët ekzistojnë kështu që…..

Ky shpërthim tregoi edhe një herë se siguria kombëtare në Shqipëri mbetet problematike. Rilindja e kryerilindasit Rama fatkeqësisht ka prioritet fasadat, reklamën, propagandën ndërsa sigurinë kombëtare e konsideron si brimën e parafundit të kavallit. Një qëndrim i tillë qesharak dhe tmerrësisht me zarar do të ishte njëlloj sikur Hitleri me mendjelehtësi kriminale t’i jepte prioritet absolut Minsitrisë së Propagandës të Dr. Goebels-it dhe ta konsideronte Whermacht-in si brimën e parafundit të kavallit për Rajhun e Tretë (Sic!).

Ky shpërthim është edhe si të thuash një hakmarrje e vogël e dialektikës ndaj qëndrimeve të ambasadorit amerikan Donald Lu në Tiranë. Zotëria në fjalë investon personalisht shumë më tepër kohë, mund, përpjekje e prestigj personal e diplomatik amerikan për shëtitje me bicikleta dhe ballo në favor të pseudo kauzës së pederasëve dhe lesbikeve shqiptare, sesa për të ndihmuar policinë shqiptare me “hard Ware” jo me seminare e Workshop-e plot llogje pa bukë. Në ato raste, kur i vjen rradha brimës së parafundit të kavallit d.mth. policisë shqiptare, përsëri ofrohen trajnime thuajse pa vlerë ose për shqetësime e halle periferike për policinë shqiptare. Kam qenë prezent personalisht, kur DCM amerikan z. Jardine shpërndante certifikata për policë e doganierë për pjesëmarrje në një kurs të tillë trajnimi me instruktorë 2 ciliminj polakë, që nuk komunikonin në asnjë gjuhë përvec polonishtes.

Ndër pjesëmarrësit në këtë kurs kishte policë si G. P. apo doganierë si A.D. që kishin vite punë në doganë e polici thuajse sa kishin vite jetë adoleshentë-instruktorët polakë. Amerikanët harxhojnë dollarë, mund e kohë për të trajnuar policët tanë për të trajtuar krimet me sfond seksual më shumë sesa për t’i trajnuar (lëre pastaj për ti armatosur e pajisur) për të luftuar terroristët. Tipik është rasti i nja 6 “geishave” me grada të larta policore dhe të një përkthyesi, që këtë fillim marsi u trajnuan për të luftuar krimet seksuale nga personeli i Departamentit të Policisë së Lenox-it në Shtetin e Illinoisit. Në foto janë policet shqiptare në ambjentet e këtij departamenti të policisë amerikane!

Shpërthimi aksidental i bombës me celular bashkë me dekonspirimin e “Rrugës shqiptare” për refugjatët e luftës, klandestinët dhe veteranët e Daesh-it është një zhvillim i frikëshmë i kësaj fund jave. Tashmë Shqipëria nga toka (19 sirianë), nga deti (5 pakistanezë) nga ajri (9 nepalezë) është shndërruar në një trampolinë për të tillë individë, që synojnë vendet e BE-së. Në rastin shpërthimit në dyqanin e celularëve dhe të shndërrimit të Atdheut tim në një trampolinë të tillë nuk kemi vetëm problem të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, por edhe rreziqe për fqinjët dhe aleatët tanë të NATO-s! Sic e kam shkruar edhe më parë të tilla zhvillime shqetësuese janë si Qemonia e Nastradinit, që i dëgjohet avazi sabajle. Nesër avazi! Nesër avazi! /GJERGJ THANASI /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nga Ilir Levonja/ Pedagogëve ilegalë këtyre dashnorëve të errësirës

Publikuar

-

By

Në internet po qarkullon një dialog mes studentëvet të Kamzës dhe atyre në shesh. Shkurt ata të Kamzës janë zënë gafil nga kërcënimet e pedagogëve dhe ardhja si kuti dhuratë e kryeministrit Edi Rama. Midis të tjerave ata thonë se nuk mund të dalin në protestë pasi nuk lejohen, duhet të dëgjojnë ”dialogun” e kryeministrit. Një dialog që e konfirmon edhe faqja në fb e Ramës dhe ERTV e tij, televizioni më brutal i kohëve të fundit, një tregues që e afron me kuvlinë televizive të viteve të partisë së punës. Dhe ajo çfarë është absurde është makineria e propagandës e cila e quan këtë dialog. Flitet në emër të studentëve etj…, po ashtu siç flitej në emër të popullit në kohën e Enverit.

Unë e kam thënë edhe më parë se diktaturat, këto forma të mbajtjes së pushtetit me dhunë, nuk bëhen vetëm. Enver Hoxha nuk vrau e preu vetëm, por me shokë, me petritat e tij etj. Kësisoj edhe sot Edi Rama, nuk po sundon e shantazhon i vetëm. Eshtë një rracë brenda shoqërisë që kuletën a titullin si profesor e më the e të thashë, e kanë mbi interesat e vendit. Këta janë shtuar shumë këto tri dekada demokraci. Pllisnin e shisnin me shumicë diploma aq sa mundën ritin kërpudhor a fenomenin natyror me dhënie titujsh e diplomash pa brerjen e ndërgjegjes. Pllisnin e pllasin për arsimin shqiptar megjithëse vetë i dërgonin fëmijët e tyre me haraçin më të lartë në katundet e botës, mjaft të diplomoheshin jashtë, si moda më vrastare karshi asaj shtrese prej 140 mijë frymësh që ripej nga blerja e detyruar e dispensave dhe provimet e mbartuara.

Kjo rracë e mbrapshtë shtoi serat dhe hormonet e doktoraturave po me shumicë sa sot vendi ynë ka në një masë fiktive 95% kodoshë që presi tu shërbejnë dhe jo ata t’i shërbejnë vendit. Mos u qeshni me broçkullat e Ramës karshi doktoraturës së Monika Kryemadhit, shikoni së pari rreth vetes tuaj se deri aty është kalbëzimi, pasta shefat tuaj a liderët me metodat e leprit karshi lepurit dhe gomarit për punën e veshëve. Edi Rama ka palosur edhe doktoraturat e tij ”shkencore”, mjaft t’i referoheni rrjetit bankar dhe koncesioneve etj. Janë karvanë me bote ari karshi kënaqësisë suaj perverse karshi asaj doktoraturës së Monës. Pra krimi nuk bëhet i vetëm. Jo, jo, aspak, por me petritët e tij. Dhe ta dini ata janë të shumtë. Kjo një nga arsyet që herë më herë luhen këto lojra me rrethimin e kryeministrisë a konfliktin e dëshiruar me forcat e rendit e plot të tjera. Me mbledhjet urgjente të ”dialogut”. Një turp kombëtar i radhës.

Ja u drejtoj këtë mllef njerëzor pikërisht atyre pedagogëve të tredhur që u impojnë studentëve këto forma të dhunëshme për mbytjen e demokracisë, mbytjen e vendit. Atyre pedagogëve me kostume jeshilë që i tmerron sekretari i partisë, partia etj. Mos u bëni ilegalë, mos vrisni e dhunoni se nuk ju a ka borxh Shqipëria. Vendi që sot konkretisht, konsideron 2018 si vit të Skënderbeut dhe hedh arka me para në blerjen e filmave nga Anadolli. Vendi i dhimbjes a atdheu është dhimbje siç e quan një Fatos poet shqiptar.

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Prof. Fuga bën për ujë të ftohtë qeverinë/ 1000 vjet errësirë rrezikojmë

Publikuar

-

By

Trishtim në prag dimri! Pas 14 ditësh protestash studentore dhe që studentët kanë braktisur mësimin, gjendja është e trishtë. Shpresa ime se më në fund do të hapeshin, shtroheshin dhe zgjidheshin problemet e rënda të akumuluara prej njëqind vjetësh në arsimin, shkencën dhe edukimin shkollor të rinisë shqiptare, që Shqipëria t’i bashkohej emancipimit dhe revolucionit të madh shkencor që ka përfshirë të gjithë botën, po zverdhet, zbehet, bjerret, si gjethet në dimër!

Qeveria nuk ka ndërmend të pranojë se pa hequr këtë kupolë ligjore që i merr frymën dhe e bën inefikas arsimin e lartë shqiptar, që i merr jetën rinisë shqiptare dhe e bën atë të paaftë për të gjithë jetën, kriza dhe kalbëzimi kombëtar do të vazhdojë.

Nuk do ta abrogojë ligjin sepse një ligj i ri do t’a fuste vendin në një krizë politike meqë ky parlament e ka hallin për pushtetin e pesë vjetëve të ardhshme dhe jo për t’iu përgjigjur nevojave të rinisë për arsim.

Dhe në vend të bëjë këtë, bashkëbisedon te Gjeologjiku me një dorë pedagogësh të lodhur duke harruar se industria e gjelogjisë dhe e minierave në Shqipëri i ka mbathjet në fund të këmbëve.

A thua se arsimi i lartë shqiptar për ndërtesa vuan!

Cfarë dialogu!!!

Opozita po nxjerr disa ish- universitarë deputetë që tani kujtohen të thonë se përgjegjësia është e ligjit për arsimin e lartë, pikërisht nga ata që katër vite më parë ishin midis atyre që nën zë ose me veprime mbështesnin pikërisht atë ligj të sotëm sotëm që kritikojnë dhe bëhen trima pas kuvendi!

E mbështesnin si pedagogë, tani e kritikojnë si politikanë!

Opozita nuk ka një ligj alternativ për arsimin sepse nuk ka dashur ta bëjë për interesat e veta të ngushta. Cfarë i thotë rinisë: përmbyseni këtë qeveri, kur nuk u premton asgjë studentëve!

Politika i ka tradhtuar studentët dhe ne pedagogët që luftojmë prej vitesh për një universitet të ri!

Arsimi është tradhëtuar nga politika dhe e shumta përdoret për luftën politike midis uzurpatorëve të skenës publike shqiptare.

Studentët nuk po dinë se cfarë duhet të kërkojnë dhe si! Ato 8 kërkesa as nuk dihet se kush i ka shtruar, as nuk dihet se ku janë konceptuar, as nuk u del Zot njeri! Duke e mbuluar gjithçka me një vello misteri!

Ato kërkesa ashtu sikurse janë formuluar, pa asnjë shpjegim, të shkëputura nga kritika e mekanizmave konkrete të zhvillimit të shkencës dhe arsimit, nuk të cojnë dot askund!

Mirë që studentët nuk i kanë, por përse nuk dëgjojnë kur u thuhet se ka gjëra të tjera që duhet të kërkojnë nëse duan të dalin nga robëria dhe bodrumet ku i ka futur shoqëria e prindërve të tyre qofshin këta të papunë, politikanë apo pedagogë?

Përse nuk dëgjojnë?

Unë sot e kam një përgjigje sepse pas dyjavësh durimi ka sosur. Sepse dikush apo disa i pengojnë studentët, ata që njoh unë me mijra, të artikulojnë kërkesat që duhen që ta shkundin njëherë e mirë barrën që u kanë ngarkuar mbi supe dhe që i bën skllevër të humbur për jetë!

Dikush i pengon!

Media as ka fuqinë dhe as nuk dëshiron të nxjerrë mbi dallgë interesin e vërtetë studentor. Nuk investigon, nuk e con kamerën në thellësinë e masës studentore, nuk analizon sepse politizon dhe shkon atje ku janë ata që bërtasin më shumë, te ata që vijnë në studio. Por, a është ai vërtetë zëri studentor?

Si nuk kërkojnë studentët rrëzimin e kuadrit ligjor në fuqi kur nuk ka dyshim që ai ligj i trajton si skllevër? Si është e mundur që kur flet për të drejtat e studentêve ka studentë gjoja të zgjedhur, pikërisht ata që i kundërshtojnë?

Më raftë pika mua për studentët e zgjedhur që përfaqësojnë studentët dhe që janë nën kontrollin e dekanëve dhe të disa pedagogëve uzurpatorë!

Media nuk ka gazetarë specialistë të arsimit, rinisë, shkencës. Nuk di të raportojë për to.

Drejtuesit e agjencive dhe të bordeve ministrore dhe jo pak drejtues fakultetesh, anëtarë senatesh, nuk ndihen sepse janë mësuar me këtë sistem të kalbur dhe të paturpshëm që merr në qafë jetë studentësh dhe tallet me ta.

Emra pa fund plagjiaturash dhe askush nuk ka moralin të deklarojë : Poshtë vjedhësit e dijes! Politika i mban ende në gjirin e vet!

Unë kam frikë se Shqipëria e humbi shansin që në sajë të pakënaqësisë dhe ndershmërisë studentore të shtronte dhe zgjidhte një herë të vetme cështjet e arsimit, edukimit dhe shkencës.

Tani 1000 mijë vjet errësirë rrezikojmë!

Studentët e gjorë kanë mbetur pa drejtim pa zë, pa ndërgjegjen e asaj që duhet të bëjnë dhe kërkojnë realisht.

Cdo minutë që kalon shoh gjethe që zverdhen, dobësohen dhe bien në këtë prag dimri që do të zgjasi nëse jo ndryshe edhe 30 ose 50 vjet të tjera.

Shqipëria paska zgjedhur që të jetë një muze në qiell të hapur i prapambetjes dhe sakrifikimit të brezit të ri!

Cfarë trishtimi!

Pas dy javësh përpjekje duket se je i zhytur në një shurdhëri planetare, ku askush nuk dëgjon, dhe në vend të arsyes sundon hipokrizia e një mbështetjeje fallco që secili për modë dhe për të larë gojën thotë: Ah jemi me rininë!

Ndërkohë e shoh këtë rini plandosur për tokë, rrëzuar, plagosur tek lufton në një natë të errët nuk dihet se me cilin, nuk dihet se për kë, nuk dihet se për çfarë!

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mësimi nga protesta e studentëve/ Kryeministri përballë dy pasqyrave

Publikuar

-

By

Nga Andi PËRMETI

* Protesta e studenteve sot eshte ne diten e 14 dhe eshte pershkallezuar duke arritur ne bllokimim e shume akseve rrugore.
Studentet kane parashtruar 8 kerkesa qe i konsiderojne te panegociushme. Qartazi populli eshte plotesisht ne mbeshtjetje te studenteve te cilet realisht na treguan disa te verteta, te cilat jo cdo kush i njihte ose i ndjente.

Studentet na treguan qe kushtet neper konvikte jane mizerabel, na treguan se pedagoget jane nje pjese e mire e korruptuar dhe nje pjese tjeter e paafte, na treguan se jane nje brez punetor qe i duhet te punojne per te ndihmuar familjet dhe per tu shkolluar, na treguan se jane nje brez inteligjent dhe i kulturuar, me deshire, vullnet, ambicie dhe dashuri per kete vend, por mbi te gjitha na mesuan se Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi jane njesoj.

Studentet kane nje kerkese qe mbizoteron mbi 8 kerkesat baze te tyre dhe kjo eshte: jo partite, jo politike.
Ata ndihen aq te tradhetuar, aq te vjedhur, te zhjenjyer dhe te manipuluar nga partite politike sa urrejne jo vetem 3 liderat politik sot po cdo njeri qe ka njelloj lidhje me cdo parti politike ne vend. Ata i neverisin keta lloj politikanesh dhe nuk kane faj.
Studentet na treguan qe jane nje brez jashtezakonisht i zgjuar dhe intuitiv. Ata ishin te qarte qe ne fillim. Per ta Edi Rama miratoi nje ligj totalisht ne dem te tyre dhe Universitetit Publik dhe sot teatron studiove televizive duke iu zotuar studenteve qe eshte me ta, Monika Kryemadhi e votoi ligjin pa asnje kundershti dhe sot egersohet duke kerkuar hedhje kartash anetaresie ne mbeshtetje te plote te tyre qe sot kundershtojne voten e saj dje, ndersa Lulzim Basha dogji mundesine per ta ankimuar ligjin e arsimit te larte se kohen e kishte te zene me drekat dhe darkat me pronaret e Universiteteve Private ndersa sot zotohet qe do rrezoje ate ligj qe deri dje nuk e kundershtoi ne gjykate ndersa gjysma e ekipit te tij te ngushte paguhej nga krijuesi real i ligjit te arsimit te larte.
Studentet e kane kuptuar dhe na i mesuan edhe ne ate qe prej kohesh perceptohej nga te gjithe. Te tre jane njesoj. Te tre jane nje. Edi Rama ka dy pasqyra dhe kur del para tyre ne nje shembellehet Lulzim Basha ne tjetren shembellehet Monika Kryemadhi.

Faleminderit te dashur studente. Protesta tuaj na dha mesimin me te madh. Ata tre jane njesoj. Ne, ju, populli nuk eshte si ta. Ka ardhur koha per ti nxjerre ne pension te tre me gjithe sistemin qe kane krijuar.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Aktualitet19:59 - 16 Dhjetor, 2018

Abuzoi me vajzën e bashkëshortes shqiptare/ Var veten greku

Një shtetas grek 53 vjeç ka është vetëvarur, pasi është akuzuar nga bashkëshortja 35-vjeçare se ka abuzuar ndaj vajzës së...

Aktualitet19:24 - 16 Dhjetor, 2018

Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë komunikuar presiderntit turk...

Aktualitet19:06 - 16 Dhjetor, 2018

“Jelekët e verdhë”/ Pakësohen protestat në Francë

Prej disa javësh protestuesit me jelekë të verdhë kanë bllokuar qytetin e Parisit duke ndaluar çdo aktivitet ekoniomik dhe e...

Aktualitet18:58 - 16 Dhjetor, 2018

“Teatri” i bashkohet studentëve/ Nesër të gjithë në protestë

Aktorët, antarët e shoqërisë civile dhe qytetarët kanë nisur protestën për mbrojtjen e teatrit edhe pasditen e sotme. Në protestën...

Aktualitet18:32 - 16 Dhjetor, 2018

Akuza të forta/ Robotë rusë në operacione dezinformuese në Francë

Robotë rusë akuzohen për shkallëzimin e protestës së, jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria i verifikon...

Aktualitet18:26 - 16 Dhjetor, 2018

Parlamenti i Kosovës mandaton ekipin për bisedimet me Serbinë

Një ditë pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Ekipi...

Aktualitet18:11 - 16 Dhjetor, 2018

“T’i jepet fund këmishave të përgjakura”/ Sërish protesta në Serbi

Në Beograd sërish janë mbajtur protesta të opozitës kundër presidentit Vuçiq dhe qeverisë Brnabiq. Demonstruesit kërkojnë përfundimin e aksioneve të...

Aktualitet17:53 - 16 Dhjetor, 2018

Foto/ Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pjesë e CIA-s?

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane. Këtë përfundim e kanë nxjerrë mediat...

Aktualitet17:07 - 16 Dhjetor, 2018

Paralajmërimi i banorëve të Bregut të Lumit/ Çfarë do ndodhë nesër

Banorët e Bregut të Lumit që janë duke protestuar kundra projektit të Unazës së Madhe kanë paralajmëruar qeverinë se nesër...

Aktualitet16:57 - 16 Dhjetor, 2018

Protestë masive/ Zbulohet plani i studentëve për nesër

Studentët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të ketë protestë masive, ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë...

Trending

Read previous post:
Plani i SHBA për Kosovën/Ndihmës Sekretari amerikan hedh poshtë mediat serbe

Wess Mitchell, ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, gjatë vizitës së tij ka thënë në...

Close