LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tregon pse ishte në spital dhe a u takua me Tahirin

12 Mars 2018, 21:11, Aktualitet CNA
Rama tregon pse ishte në spital dhe a u takua me Tahirin

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, u ka kthyer përgjigje të gjithë zërave lidhur me një takim të mundshëm të tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në “Spitalin Amerikan”, apo jo.

Në përgjigje lidhur me këto denoncime të ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama u shpreh se ka qenë në spital për shkak të një problemi me shëndetin, pasi vuan nga mesi, dhe nuk ka takuar atje ish-ministrin Tahiri, por një doktor.

“Kam një problem të trashëguar. Vuaj nga mesi për shkak të hobit që kam, basketbollit. Kisha një problem me nervin shijatik.”, – tha Rama, ndërsa shtoi, “Nuk e kam takuar Tahirin, është një histori e sajuar. Tahirin do ta takoja në zyrë, në kafene jo në spital. Ai është një njeri në hetim jo në kërkim.”

Rama u shpreh se nuk ka nevojë ta takojë Tahirin, pasi nuk ka përse dhe nuk e ka marrë as malli për ta takuar.

Teksa ai komentoi akuzat për takim me ish-ministrin Saimir Tahiri, tha: “Hedh një kokrra e budallait një gur në lum dhe ju hidheni të gjithë të nxirrni gurin. Je e zhytur në sallatën ruse.”, ndërsa shtoi se kur thotë këtë sjell proverbin nuk quan asnjë budalla. /CNA.al

Lajmet e fundit nga