Kush i firmosi dokumentet?/ Misteri me letrat e legalizimit – CNA
Connect with us

Denoncim

Kush i firmosi dokumentet?/ Misteri me letrat e legalizimit

Publikuar

-

Dila Lleshi, një qytetare nga Lezha ankohet në emisionin “Stop” se ka qenë në pritje të një përgjigjeje nga Hipoteka, përmes shërbimit postar. Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i thonë që ia kanë nisur dokumentet me postë, çka provohet në zyrat e postës, ku dokumentet rezultojnë të firmosura.

Denoncuesja thotë se as nuk i ka marrë dhe as nuk i ka firmosur dokumentet në fjalë. Drejtori i postës shprehet se kush e ka bërë falsifikimin do të mbajë përgjegjësi. Por punonjësi i postës, Admir Duli, që rezulton të ketë çuar dokumentacionin e Diles thotë se nuk e ka patur kurrë në dorë porosinë e Diles, ndaj dhe nuk i ka dorëzuar gjë.

Në këtë mënyrë të gjithë përgjegjësit luajnë ping-pong, ndërsa faji mbetet jetim.

“Unë quhem Dila Lleshi dhe jam banuese në qytetin e Lezhës. Në vitin 2013 sipas ligjeve që nxorri qeveria, kam çuar letrat për legalizim te ALUIZNI, i cili më dërgoi te Hipoteka. Hipoteka nga viti 2013 e deri në vitin 2017 me përvetësitë e saj m’i ndaloi e mi shiti në fillim të 2017. Atëherë shkoj t’i marr te Hipoteka, punonjësja më thotë që t’i kam dërguar letrat me postë. I them që nuk më kanë ardhur dhe më thotë që i kam firmosur. Shkoj e verifikoj dhe i them që nuk ishte shkrimi dhe firma ime. Unë pa gjetur letrat kryesore që është firmosur me emrin tim nga dikush tjetër, unë nuk pranoj letra të tjera. Si përfundim, çfarëdolloj letrash që të bëjnë, unë dua letrat e para që të di se kush ka firmosur. Për këtë ka mundësi, sepse është kaligrafia që verifikohet, prandaj ju jam drejtuar për të më ndihmuar”.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë për të pyetur nëse në regjistrin e dërgesa postare gjenden dokumentet e Dila Leshit.

Specialistja e Arkivës në Z.R.P.P Lezhë, Erida Marku u shpreh se dokumentet e denoncueses i janë dërguar Postës Shqiptare Lezhë më datë 18.10.2017, çka e vërtetojnë edhe me librin e dorëzimeve.

Ndaj gazetarja shkoi pranë Postës Shqiptare Lezhë, ku komunikoi me drejtorin e këtij institucioni, Erenis Çelën.

“Rezulton nga verifikimi që shpërndarësi dhe përpunuesi kanë firmosur dhe në këtë datë është firmosur nga personi ankimues, Dila Lleshi, që kjo është marrë në dorëzim nga ana e saj. Kuptohet kja ka ndodhur shumë më parë se të isha unë drejtues i këtij institucioni dhe përveç këtij dokumenti që unë disponoj, nuk kam pamje filmike që të verifikoj ka qenë a jo personi që ka tërhequr këtë zarf”.

Ai shtoi se nëse punonjësit e postës kanë abuzuar me detyrën, atëherë do të mbajnë përgjegjësi. Nuk mbeti gjë tjetër veçse të komunikohej me postierin që ka firmosur dokumentin e shpërndarjes së postës, Admir Dulin.

” Jo, jo! As që i kam patur ndonjëherë këto letra në dorë e as i kam dhënë gjë, unë personalisht jo. Zonja është në lagjen që mbuloj unë, prandaj është emri im. Unë e njoh zonjën dhe s’ka shanse që ta kem patur lëtë letër në dorë!”

Ndërsa përpunuesja e postës tha se nuk e mban mend rastin në fjalë, pasi ka kaluar shumë kohë.

Me pak fjalë gjithçka është mister, pasi faji do të mbetet jetim. /tvklan.al

Aktualitet

Dokumenti/ Zbulohen katër deputetët e PS-së që zhvasin miliarda fonde publike

Publikuar

-

By

Një denoncim në adresë të katër deputetëve të PS-së, të cilët përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë, ka ardhur nga Partia Demokratike. Me anën e një deklarate për mediat partia më e madhe e opozitës ka sjellë emrat konkrete të deputetëe por edhe dokumenta që vërtetojnë denoncimin e bërë.

Deklarata e drejtueses së Departamentit Antikorrupsion  të PD-së, Lealba Pelinku:

Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqëndruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin.

Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë. Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vazhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurrent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke pasur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë.

1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tendera me vlerë 29 milionë euro. Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve.

Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fallco, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim.

2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro. Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament.

78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njerëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët. Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kundër ekspertizës mjeko-ligjore/ Familjarët e Enea Ftojit kërkojnë zhvarrosjen

Publikuar

-

By

Vetëm pak orë pas shpalljes së konkluzioneve evidentuese të vdekjes së Enea Ftojit, nga ekspertiza mjeko-ligjore, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të të ndjerit.

Ekspertët kriminalistë kanë konkluduar se ndaj Enea Ftoit, i cili gjeti vdekjen në Komisariatin e Korçës, nuk është ushtruar dhunë policore, ndaj dhe vdekja e tij nuk ka ardhur si pasojë e dhunës, sikurse kanë pretenduar familjarët e tij.

Në reagim të deklaratës së policisë të publikuar nga kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, familjarët e 27-vjeçarit Ftoji jo vetëm kanë ripërsëritur pretendimin e mëparshëm, që bie në kundërshtim me atë të ekspertëve mjeko-ligjor, por kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit për riekspertim.

Të prononcuar pak më parë për median familjarët thonë se janë të bindur që babai i tre fëmijëve vdiq nga dhuna e policisë, dhe nëse kjo e vërtetë nuk zbardhet do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam që policia thotë se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhunë nga policia. Enea vdiq në Komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën kur e shoqëruan në ambientet e Komisariatit, por policia fshehu dhunën”, thanë prindërit e viktimës, duke specifikuar se gjurrmët e dhunës së ushtruar ishin prezente në trup, në fytyrë,në krahun që e kishte të thyer.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuzat e Emir Gjinishit për gylenistët e Shqipërisë/ Ja çfarë thotë kryeministri Rama

Publikuar

-

By

Deklarata e kryeministrit Rama për “Anadolu Agency”, se qeveria po ndjek me vëmendje institucionet arsimore të Gylenit, ngjall opinione të kundërta në Tiranë. Hajro Limaj, drejtues i Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare, thotë se ky survejim është i panevojshëm, ndërsa Ermir Gjinishi, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman, e vlerëson këtë organizatë si kërcënim për vendin.

Herë pas here, Shqipëria është përfshirë në një debat lidhur me prezencën e organizatës gyleniste.

Debati nxitet nga kërkesa e vazhdueshme e qeverisë turke ndaj Shqipërisë që të shkrijë institucionet e saj arsimore dhe të dëbojë individët e lidhur me klerikun Gylen.

Fusha me të cilën vepron lëvizja “Gylen” në Shqipëri është arsimi, kolegjet dhe universitetet turke.

Vetë kryeministri Edi Rama, i pyetur nga agjencia turke “Anadolu Agency”, konfirmoi vëmendjen e qeverisë shqiptare ndaj këtyre institucioneve. Për drejtorin e Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare, Hajro Limaj, ky survejim i qeverisë ndaj këtyre institucioneve është i panevojshëm, pasi këto kolegje janë konform rregullave dhe ligjit të arsimit shqiptar.

“I vetmi investim që është bërë nga shteti dhe biznesi turk më i mirë në Shqipëri.

Për këto institucione arsimore nuk e bën Shqipëria vlerësimin, por e bën bota.

Këto shkolla nuk i ka hapur Gyleni me kokën e tij vetëm, por këto shkolla i ka hapur me mbështetjen e shtetit turk.

Ndaj duke e ditur që këta pasqyrojnë vlera të tilla dhe kanë influencë, edhe pse shkollat nuk merren fare me partitë politike, ai do t’i godasë se kanë lidhje me Gylenin.

Shkollat në Shqipëri janë hapur me mbështetjen e shtetit turk dhe të gjitha të miratuara në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe kjo ministri i vlerësoi si shkollat më të mira”, deklaroi Hajro Limaj, i Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare.

Në anën tjetër, Ermir Gjinishi, i njohur si një kritik i ashpër i lëvizjes gyleniste, shprehet se kontrolli që qeveria iu bën këtyre institucioneve është mëse i nevojshëm, pasi gylenistët sipas tij shfrytëzojnë vendet me demokraci të brishtë për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.

“Të tilla organizime paralele, të tilla struktura që përdorin hapësirat ligjore për të kapur shtetin për të inflirtuar shtetin.

Një shtet me defektet e njohura siç është Shqipëria me demokraci të brishtë, me institucione që nuk janë në nivelin e duhur, janë të thuash parajsa e këtyre lëvizjeve.

Prezenca gyleniste është e vërtetuar në Shqipëri dhe i  takon shtetit dhe strukturave të shtetit t’i vërejnë, t’i mbikëqyrin dhe të shohin a janë a s’janë të vërteta shqetësimet e shtetit turk, se funksionojmë me ligjet e shtetit tonë”, tha Gjinishi.

Gjinishi shkon më tej kur thotë se kjo lëvizje, jo vetëm është prezente në vendin tonë në arsim, porse aktiviteti i saj ka marrë një shtrirje të gjerë edhe në jetën socio-ekonomike.

Për Gjinishin, prezenca e gylenistëve në Shqipëri përkthehet në cenim të sigurisë kombëtare.

“Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve të Gylenit në Shqipëri kanë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri.

Shumë shpejt do dalin fakte në llogaritë e këtyre njerëzve, shtetas turq, që kanë punuar në organizimet e Gylenit në Shqipëri, por jo vetëm shtetasit turq, mund të dalin të dhëna rrënqethëse siç janë transferime të shumave marramendëse dhe ky është objekt kërkimi dhe hulumtimi i Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe krimit të oganizuar. Eksponentë të Gylenit janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge në Shqipëri, madje dhe në atë që është bërë shumë zhurmë në Parlamentin shqiptar: trafikun nëpërmjet atyre avionëve të vegjël që quheshin mushkonja, do t’i gjeni shumë shpejt faktet.

Kemi të bëjmë me një aktivitet, i cili merret me pastrim parash, evazion fiskal dhe trafik ndërkombëtar droge dhe ky është problem shumë i madh”, tha Ermir Gjinishi.

Ndryshe nga Kosova, e cila ka zbatuar disa kërkesa të Turqisë për ekstradimin e gylenistëve, qeveria shqiptare është treguar e matur.

Megjithatë, Turqia vazhdon të nxisë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, si Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, që të veprojnë ndaj gylenistëve.(TemA TV-Tituli është i CNA.al)

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:42 - 21 June, 2018

Franca gjen golin/ Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Kombëtarja e Francës më në fund arriti të kalojë mbrojtjen e Perusë, e cila u mbajt mirë deri në 34’....

Aktualitet17:41 - 21 June, 2018

Albin Kurti sulmon kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi

Kryetari i lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti, në një konferencë për media nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Ramush Haradinaj...

Aktualitet17:33 - 21 June, 2018

Spaho “tradhëton” Bashën/ Nxjerr zbuluar punën e PD për zgjedhjet

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ndërsa ka komentuar situatën...

Aktualitet17:24 - 21 June, 2018

Vrau burrin përdhunues, u dënua me vdekje/ 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

Rasti i Noura Hussein, e cila është dënuar për vdekje për vrasjen e bashkëshortit të saj, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar....

Aktualitet17:16 - 21 June, 2018

Holanda ngre alarmin/ Zbulohen arsyet pse janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është vënë në pikëpyetje nga Holanda. Në një raportim të medies vendase...

Aktualitet17:15 - 21 June, 2018

BE kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagave/ Ja çfarë sugjeron

Shefja e zyrës së BE-së, si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin...

Aktualitet17:02 - 21 June, 2018

Presidenti Ivanov mund ta lërë pezull Marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të...

Aktualitet16:51 - 21 June, 2018

Të dënuar me burg për disa vepra penale/ Ekstradohen shtetasit shqiptarë

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe atë të Greqisë kanë bërë ekstradimin e dy shtetasve. Policia bën me...

Aktualitet16:19 - 21 June, 2018

Kreu i OSBE-së “shuplakë” politikës shqiptare

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ka qenë i ftuar në emisionin “7 pa 5”, në “Vizion Plus”,...

Aktualitet16:02 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Nuk ka fitues mes Danimarkës dhe Australisë

 Edhe pse ndeshja mes Australisë dhe Danimarkës nisi praktikisht me avantazhin e këtyre të fundit, fitues nuk ka pasur. Eriksen...

Aktualitet15:58 - 21 June, 2018

Listat/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë. Të vlerësuar me notën...

Aktualitet15:53 - 21 June, 2018

Talenti shqiptar i bashkohet Gurit tek Oostende

Pas transferimit të sulmuesit Sindrit Guri tek Oostende, klubi belg ka arritur të transferojë edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet...

Kryesore15:52 - 21 June, 2018

Çelja e negociatave me Shqipërinë/ Çfarë kushtesh ka Gjermania?

Gjatë fjalës së tij në parlament, kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e...

Aktualitet15:43 - 21 June, 2018

Tifozeria daneze në fokus/ Fotoja e tyre po bën bujë në internet

Nuk iu ka shpëtuar fotografëve të FIFA-s një detaj shumë i veçantë, shumë i bukur, por i ekzagjeruar. Dy tifozë...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Zbulohen prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas refugjatëve

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka komentuar lajmin për ardhjen e 600 mijë refugjatëve. I ftuar në studion e “Opinion”...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Ish-ministri “shuplakë” Bashës/ Del në krah të Ramës ?

Ish-ministri i Rendit Publik në qeverinë e vitit 1992, Bashkim Kopliku ka reaguar në lidhje me debatet e fundit, për...

Kryesore15:10 - 21 June, 2018

Zbardhen debatet në parlament/ Holanda i “ngrin buzëqeshjen” Shqipërisë?

Ditën e sotme në Komisionin për Çështjen e Europës në Parlamentin e Holandës  është diskutuar çështja e hapjes së negociatave...

Aktualitet15:04 - 21 June, 2018

Skandal te Krimet e Rënda/ “Degjeneron” situata, avokati fyen gjyqtaren

Fadil Kasemi, ish burri i gjyqtares së vrarë, Fildeze Hafizi, është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës për...

Kronika15:01 - 21 June, 2018

Policia spanjolle prangos “skifterët” shqiptarë

Policia e Spanjës ka arrestuar një grup shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Sipas mediave iberike, ky grup brenda...

Aktualitet14:49 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Barazpeshë totale mes Danimarkës dhe Australisë

Janë mbyllur 45 minutat e para të sfidës së parë për ditën e sotme, mes Danimarkës dhe Australisë. Nordikët e...

Aktualitet14:43 - 21 June, 2018

Australinë e “shpëton” VAR / Vjen barazimi në “Cosmos Arena”

 Ka barazuar Australia me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga kapiteni Milos Jerdinak. Në minutën e 38’,...

Politikë14:30 - 21 June, 2018

Gjermania kundër negociatave ?/Reagon ministri Bushati

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Dimir Bushati, ka falenderuar qeverinë gjermane dhe kancelaren Angela Merkel për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Në...

Aktualitet14:25 - 21 June, 2018

Video / Një “perlë” e Eriksen bën diferencën 20 minutat e para

Nuk mund të mungonte ylli i Tottenham Chritian Eriksen dhe golat e tij spektakolar në këtë botëror. Mesfushori i Danimarkës...

Kryesore14:16 - 21 June, 2018

“Skandali Xhafaj”/ Basha “vret” Babalen  

Pak kohë më parë, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj....

Kryesore14:05 - 21 June, 2018

Para droge me “Toyota Yaris”?/ Balla zbulon emrat e deputetëve që udhëtuan drejt Berlinit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë...

Aktualitet14:04 - 21 June, 2018

Zhduket shqiptarja në Itali/ Nënë e dy fëmijëve

Mediat italiane kanë publikuar lajmin e zhdukjes së një shqiptareje në Itali. Rasti u bë i njohur në emisionin “Chi...

Aktualitet13:47 - 21 June, 2018

Formacionet zyrtare / Danimarka gati për triumf kundër Australisë

 Danimarka do të synojë me doemos triumfin përballë Australisë, në mënyrë që të sigurojë kalimin në fazën me eliminim direkt....

Aktualitet13:43 - 21 June, 2018

Kritika të shumta për Ozil / Fotoja me Erdoğan shkakton zhurmë

Tifozët e Gjermanisë janë shumë të rreptë kur vjen puna tek himni i kombëtares dhe Mesut Ozil nuk ka preferuar...

Trending

Read previous post:
Mosdhënia e autorizimit nga Meta/ Rama: Deri tani ka bërë gjënë e duhur…

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar veprimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, lidhur me qëndrimet e tij lidhur me negociatat...

Close