LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-aleati i PD shpërthen kundër Bashës/ Milioner pa punuar askund, tallesh me mjerimin

12 Mars 2018, 13:54, Politikë CNA
Ish-aleati i PD shpërthen kundër Bashës/ Milioner pa punuar

Pas vizitës së kryetarit të PD, Lulzim Basha në Lezhë, për të parë gjendjen e familjeve në nevojë ka reaguar ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se vizita e kryedemokratit në qytetin e Lezhës është tallje e pashembullt.

?Kjo është një tallje e pashembullt që dy kryetaret i bejnë mjerimit duke qëndry aty me durë ne xhepa pa asnjë ndihmë konkrete.Do i kshilloja zotit Basha që të flasi me kryetarin e Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj që të heqi nga puna do njerez të cilët marrin rrogen pa u paraqityr në punë fare tash 3 vite, ose të uli numrin e administrates që e kishte 1300 punonjes deri para ca ditesh,? shprehet Ndocaj.

Postimi i plotë: 

ZOTI BASHA MOS U TALLE ME FUKAREJT

E lexova me vemendje këtë artikull për këto familie në nevojë ku shoh të pikëlluar z. Basha e kryetatin e bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj.

Kjo është një tallje e pashembullt që dy krytaret i bejnë mjerimit duke qëndry aty me durë ne xhepa pa asnjë ndihmë konkrete.

Do i kshilloja zotit Basha që të flasi me kryetarin e Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj që të heqi nga puna do njerez të cilët marrin rrogen pa u paraqityr në punë fare tash 3 vite, ose të uli numrin e administrates që e kishte 1300 punonjes deri para ca ditesh.

E çdo punonjes që merr rrogen kot ose me mire janë disa punonjes që marrin 3 rroga në shtet tu hiqen tu japi asistenca këtyre që po viziton zoti Basha.

Ske pse ban of medet që po ndodh se asht qeveria që ti po mbeshte dhe bashkin e ke ti vet të Lezhës.Mos u tall me fukarallikun z. Basha se je Milardier pa punu askund.

Jepja 1000 euro kësaj familie zoti Basha mos të dhimsen leket që ke se i ke pa djers si të gjithë politikanet miliardier Shqiptar.

Lajmet e fundit nga