LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

WhatsApp na gëzoi të gjithë me këtë që sapo bëri

11 Mars 2018, 09:42, Lifestyle CNA

WhatsApp i jep më shumë kohë rimendimit. Aplikacioni po zgjeron kohën e nevojshme për një pendim, për të fshirë gjëra që nisim apo thjesht kemi ngatërruar adresë.

Deri tani koha për këtë ishte vetëm 7 minuta, por tashmë do të bëhet një orë.

Ky version ishte fillimisht i disponueshëm në Beta dhe u fut në WhatsApp tetorin e kaluar me limitin 7 minuta dhe quhet ?Elemino mesazhet për të gjithë?.

Për të tërhequr mbrapsht një mesazh në grup apo mes dy personash, mjafton ta përzgjedhësh mesazhin dhe të zgjedhësh opsionin ?Eleminoje për të gjithë?.

Megjithatë ky veprim nuk është 100% i sigurtë se nuk lë gjurmë. Kjo pasi, personit që i ka shkuar mund ta ketë parë mesazhin para se të fshihet, apo ta lexojë nga njoftimet që vijnë në smartphone./CNA

Lajmet e fundit nga