LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohen hetimet për skandalin e lobimeve të Bashës/ Prokuroria, letër-porosi në SHBA mbi pagesat

11 Mars 2018, 09:07, Aktualitet CNA

Prokuroria ka thelluar hetimet në lidhje me skandalin e lobimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Skandali i lobimeve shpërtheu gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ku BIRN denoncoi faktin se tri kontrata të majme, duke përfshirë edhe një kompani off-shore, nuk janë deklaruar në raportimin financiar zgjedhor pranë PD.

?Në atë kohë prokuroria nisi hetimet, por gazeta ka mësuar se në vijim procesi hetimor ka ngecur duke qenë se në krye të organit të akuzës ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.?-shkruan gazeta Sot.

Hetimet kanë rifilluar nga prokuroria menjëherë pas publikimit të investigimit të revistës amerikane ?Mother Jones?, ku theksohej se Lulzim Basha ishte financuar nga rusët për lobimet.

Kryeprokurorja Marku ka kërkuar që në lidhje me këtë çështje të ketë një hetim sa më të thelluar.

Për këtë arsye bëhet me dije se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të dërgohet një letër-porosi mbi pagesat që kanë kryer kompanitë dhe deklarimet e bëra pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Dy ditë më parë deshmoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ndersa së shpejti pritet të thirret edhe financieri i PD, Ilir Dervishi. Ky i fundit është edhe personi i cili ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportin e Partisë Demokratike. Në momentin që do të thirret për të dëshmuar në prokurori pritet që ai të japë sqarime se pse demokratët nuk kanë deklaruar asnjë donator në raport për lobimet në SHBA në prag zgjedhjesh parlamentare.

Lajmet e fundit nga