LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria i injoroi kërkesat/ Nesër institucionet e sistemit arsimor kosovar në grevë

11 Mars 2018, 19:58, Aktualitet CNA

Të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë nesër do të mbajnë grevë një ditore. Njoftimin e ka dhënë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)m kurse e kanë bërë të ditur mediat kryesore kosovare.

Mësim nuk mbahet në shkollat fillore, të mesme dhe universitete, të cilat nuk janë pjesë e SBASHK-ut.

Zyrtarë të kësaj sindikate thonë se greva po përsëritet, pasi qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ata paralajmërojnë se nëse nuk u plotësohen kërkesat, grevë do të ketë përsëri më 13 prill.

Lajmet e fundit nga