Connect with Us

Kokaina në Durrës/ Fatmir Xhafaj, “thikë” pas shpine Ramës dhe vëllait të tij

Kryesore

Kokaina në Durrës/ Fatmir Xhafaj, “thikë” pas shpine Ramës dhe vëllait të tij

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ju është rikthyer sërish akuzave ndaj kryeministrit Rama, në lidhje me operacionin në portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një kontejner me banane.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha thekson se ministri Xhafaj i vuri thikë pas shpinës kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të këtij të fundit, Olsi Rama.

Sipas Berishës, Xhafaj ‘vuri në tepsi kokën e tij’. “Ne mengjesin e 27 shkurtit, pas zbulimit nga skaneri te ngarkeses se 613 kg kokaine ne konteinerin me banane, gje qe shenoi dhe fundin e perpjekjeve 9 ditore per te fshehur, plackitur ose kaluar pa u kapur 180 milione euro ngarkese droge per llogari te klanit Rama, ministri Xhafa, si burimi me i besueshem dhe me autoritativ i fushes per vendin dhe te huajt, u deklaroi nga Durresi shqiptareve dhe botes se operacioni ishte frut i nje bashkepunimi te suksesshem te policise se shtetit, doganave me partneret tane nderkombetar.”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Thika mbas shpine e Xhafes per Edi dhe Olsi Ramen!

Te dashur miq, me 27 shkurt, apo siç po e quajne tani rendome ‘diten e droges madhe’, perveç deshtimit te policise per te fshehur dhe grabitur ngarkesen e droges per llogari te Edi dhe Olsi Rames dhe zbulimit vetem nga skaneri te sasise me te madhe te droges te kapur ndonjehere ne Shqiperi, ndodhi dhe diçka tjeter qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne 27 vite.

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa, ne harkun e shkurter kohor prej disa oresh beri dy deklarata thelbesisht te kunderta njera me tjeteren lidhur me megaaferen e droges ne portin e Durresit. Ndaj dhe per te kuptuar te verteten e zbulimit te sasise me te madhe te kokaines ne historine e vendit, deshtimin e klaneve politike per te rrembyer ngarkesen e droges, te cilen e mbajten per kete qellim 9 dite ne kalaten e portit, dhe prishjen e hetimeve nga policia e shtetit me urdher te Rames, eshte e domosdoshme te shtrojme per pergjigje disa pyetje thelbesore:

Pse Fatmir Xhafa deklaroi ne mengjesin e dates 27 shkurt se operacioni i kapjes se droges ne Durres u krye me sukses nga policia e shtetit, doganat tona ne bashkepunim me partneret nderkombetar?

Si e detyoroi Edi Rama Fatmir Xhafen te deklaroje mbasditen e dates 27 shkurt te kunderten e asaj qe kishte deklaruar po ate dite ne mengjes per ‘Xibraken bis’?

Cili ishte zyrtari shqiptar apo i huaj qe “ndermjetesoi” me sukses dhe “bindi” Xhafen pas largimit nga kryeministria te terhiqej nga doreheqja dhe te shkelmonte mbi veten e tij?

Per nje pergjigje te ketyre pyetjeve ne duhet te ndjekim pak kronologjine e zhvillimeve te dites se droges se madhe!

Ne mengjesin e 27 shkurtit, pas zbulimit nga skaneri te ngarkeses se 613 kg kokaine ne konteinerin me banane, gje qe shenoi dhe fundin e perpjekjeve 9 ditore per te fshehur, plackitur ose kaluar pa u kapur 180 milione euro ngarkese droge per llogari te klanit Rama, ministri Xhafa, si burimi me i besueshem dhe me autoritativ i fushes per vendin dhe te huajt, u deklaroi nga Durresi shqiptareve dhe botes se operacioni ishte frut i nje bashkepunimi te suksesshem te policise se shtetit, doganave me partneret tane nderkombetar.

Shtoj ketu se, ne Shqiperi, persa i perket krimit dhe droges, ministri brendshem eshte zyrtari me i informuar, me kompetent dhe pakundershtueshem krahasuar me çdo zyrtar tjeter te vendit, perfshire ketu dhe kryeministrine. Kjo sepse ai eshte i vetmi zyrtar qe me ligj disponon te gjithe informacionet e sherbimeve inteligjente te shtetit, te Ministrise se Brendshme dhe policise kriminale per krimin dhe trafiqet si dhe te gjitha informacionet qe vendet partnere dergojne ne Shqiperi per keto çeshtje.

Keshtu qe Xhafa, me kete deklarate, tha vetem te verteten, te cilen e konfirmuan me vone disa burime te pavarura nderkombetare. Por nga ana tjeter, me kete deklarate ai me qellim i futi nje thike pas shpine Edi dhe Olsi Rames dhe sikunder do ta shohim me poshte ai njekohesisht vuri ne tepsi koken e tij si minister.

Kjo sepse me kete deklarate Xhafa pohoi se:
– drogen e kapem ne Durres pasi ishim te informuar me kohe nga sherbimet partnere per ardhjen e saj, dhe se
– policia shqiptare, me menyren si vepro, me qellim prishi hetimin rreth klanit politik te niveleve me te larta si te ‘Xibrakes 1’, qe kishte dhene garancite per per hyrjen dhe kalimin e ngarkeses se kokaines ne Durres pa i hyre ferra ne kembe, dhe, po njolloj si ne ‘Xibraken 1’, u njoftua dhe pritesi i droges Cekaj qe ai te largohej nga Shqiperia.

LEXO EDHE:  Luli Basha is simply unelectable

Me keto nenkuptime te pamohueshme, deklarata e Xhafes ishte vertet thike pas shpine fatale per Edi Ramen, i cili, edhe ne kete rast, para shqiptareve dhe botes po perserist plotesisht ‘Xibraken 1’! Edhe ne kete rast Rama prishi hetimet njelloj si ne rastin e Xibrakes.

Keshtu, doli qarte se ne Durres u perdor skenari i ‘Xibrakes 1’, pra fshehja e klanit politik qe kishte dhene garancite per hyrjen me sukses te droges dhe fabrikes se saj ne Xibrake dhe, pas zbulimit te kesaj fabrike ne Xibrake, largimin e kryesorit “teknik” te rrjetit te narkotrafikut, Genti Xhixhes nga Olsi Rama jashte vendi.

Ne kete situate dramatike akuzuese per Edi Ramen kishte vetem nje rruge; te mashtronte cilindo qe mund ta besonte duke mohuar kategorikisht se kishte ardhur informacion paraprak nga partneret per ngarkesen e droges. Keshtu qe vetkuptohet se zbulimi i saj nga policia dhe doganat ishte thjeshte nje aksident.

Me keto mohime, dhe duke paraqitur aferen si zbulim aksidental te droges nga policia dhe dogana shqiptare, vetkuptohet qe dhe hetimet u prishen jo me qellim por aksidentalisht. Kjo ishte menyra absolutisht e vetme per te maskuar sadopak prishjen e qellimshme te hetimeve. Por pengesa me kryesore per kete version ishte deklarata e Xhafes, ne te cilen ai kishte thene se patneret nderkombetar kishin informuar paraprakisht per ngarkesen e 613 kg kokaine qe ishte nisur nga Kolumbia ne Durres. Prandaj ai duhej me se pari te detyronte me çdo kusht Xhafen te mohonte, pergenjeshtronte ate qe kishte thene ne mengjes. Por ne te vertet, perseri pas deklarates se Xhafes ne mengjesin e dt 27 shkurt, kjo perpjekje ishte njelloj si te laje m… me sh…!

Xhafa, deklaraten e mengjesit nuk e kishte bere rastesisisht. Ai me qellim kishte thene te verteten. Xhafa me kete deklarate deshmonte se droga u njoftua nga partneret dhe se per rrjedhoje hetimet u prishen qellimisht. Rama, duke njohur karakterin dinak te Xhafes, u terbua edhe me shume nga deklarata. Ai ishte i bindur se Xhafa e beri deklaraten edhe per tu treguar partnereve dhe shqiptareve se, jo vetem u prishen hetimet por indirekt vetkuptohet se ai dhe vella Agroni ishin duar jashte, pra nuk kishin lidhje me ngarkesen e madhe te droges dhe, vetkuptohet qe klani garantues i 180 milion euro droge nuk mund te ishte kush tjeter perveç klanit Edi – Olsi Rama.

Prandaj dhe i terbuar Rama therret me urgjence ne takim Xhafen ne Kryeministri dhe i kerkon atij te pergenjeshtroje menjehere deklaraten e megjesit dhe te deklaroje se operacioni i zbulimit te droges ishte veper vetem e policise se shtetit dhe drejtorise doganore pa asnje njoftim apo bashkepunim me partneret.

Kete kerkese ultimative te Rames, Xhafa e refuzoi ne menyre kategorike dhe i kerkoi Rames qe ai ta bente vete po te donte nje deklarate te tille. Pas debatesh tejet te ashpra dhe kercenimesh te egra, Rama i kerkon ne menyre ultimative Xhafes deklaraten ose doreheqjen. Xhafa i pergjigjet se ai do jape doreheqjen dhe largohet menjeher me per ne zyren e tij per te formuluar kerkesen per doreheqje.

Menjehere pas kesaj perplasje, Rama beri deklaraten e tij, ne te cilen konsideronte operacionin e kapjes se droges ne Durres si sukses ekskluziv te policise dhe doganes shqiptare. Nderkohe ai nisi ne ministri te brendshme tek Xhafa famozin Don Agaçio, i cili kishte qene avokat ne çeshtjen e trafikut te droges te Agron Xhafes ne Itali. Don Agaçio, mik intim i familjes Xhafa, u nis me ultimatumin, sipas te cilit Xhafa kishte gjithesej 60 minuta afat per te pergenjeshtruar deklaraten e mengjesit dhe perseritur deklaraten e Rames.
Ne rast te kundert Xhafa te perballej me:

1- shkarkimin e menjehershem nga Minister i Brendshem pra nuk do pranohej doreheqja dhe
2- arrestimin dhe dergimin me procedure te shpejtuar te vellait Agron per te vuajtur 14 vitet e denimit ne Itali, te dhena nga gjykata supreme e Republikes Italiane, etj, etj…

Keshtu qe, jo Rama por Don Agaçio, njeriu qe dinte gjthçka per dosjen e Agron Xhafes, e “bindi” Fatziun te lepinte ate qe kishte peshtyre ne mengjes, te shkelmonte mbi veten e tij, por tashme jo per lekuren e Edvinit dhe Olsit por per lekuren Agronit dhe Fatziut duke perseritur si skllav mjeran deklaraten mashtrim qe Rama kishte bere nje ore me pare se operaconi ‘Xibraka 2’ ishte veper ekskluzive e narkopolicise dhe narkodoganes shqiptare! sb

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore

Drogë e fshehur në zarf/ Arrestohet i riu shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ U kapën me hashash dhe kokainë

Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu gjet në kuzhinën e banesës së tij, në Romë një zarf me 26 gramë kokainë.

Në pranga u vu shtetasi N.J., 23 vjeç i cili  vëzhgohej prej një kohe të gjatë nga autoritetet italiane.  Droga dhe materialet e tjera paketuese iu gjetën pas një sërë kontrollesh në banesën dhe lokalet që frekuentonte shqiptari.

LEXO EDHE:  “Do t’iu çoj në kasolle”/ Rama “ultimatum” vajzës së policit: Duhet ta meritoni shtëpinë!

LEXO EDHE:  Luli Basha is simply unelectable

I riu ëshë dërguar në qendrën e vuajtjes së dënimit ‘’La Costarelle’’, ku do të përgatitet për të dalë në gjyq për akuzën e trafikut të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Publikuar

-

Nga

Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të investojë për një shoqëri të hapur në Shtetet e Bashkuara dhe mjaft vende të botës dhe ta mbështesë karierën e tij rreth kësaj ideje. Ai krijoji në Amerikë në fund të viteve 60 Fondin Kuant, një prej fondeve më të sukseshme të investimeve më risk. Miliarderi, në fund të viteve 80 çeli zyra të fondacionit në disa vende të Europës lindore, dhe pas rënies së sistemit komunist edhe në Shqipëri.

Mirëpo edhe pse ai ka investuar qindra miliona dollarë në vendet ish-komuniste, në fusha si arsimi, shëndetësia, dhe në mjaft projekte me ndikim për shtresat në nevojë, sot debati është përqendruar në ndikimin e tij politik në këto vende. Në Shqipëri ky debat kulmoi gjatë hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi 3 vjet me parë.

“Lidhet drejpërdrejt dhe vetëm me rolin e reformës së drejtësisë dhe me faktin se kjo reformë ka filluar të japë rezultatet e para, sado pikëpyetje dhe problematika që ka patur në ecurinë e vet”- thotë Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Le të marrim pak reformën në drejtësi. Le të më thotë mua çdo njeri, çfarë do Fondacioni Soros të hartojë strategjinë e reformës në drejtësi. Një qëllim të vetëm ka, për të shëndrruar drejtësinë shqiptare në degë të ekzekutivit të Edi Ramës”– shprehet Sali Berisha, ish Presdient i Shqipërisë.

“Ne nuk kemi ofruar asnjë paketë për Komisionin e Vencias apo për çdo institucion tjetër. Ne kemi asistuar financiarisht parlamentin e Shqipërisë në punën që kanë kryer 60 ekspertët e e emëruar prej tij. Ne kemi investuar 600 mijë dollarë për parlamentin shqiptar praktikisht. Këtu fillon dhe mbaron mbështetja e Fondacionit Soros për Reformën në Drejtësi”– sqaron Andi Dobrushi drejtor

Edi Rama, Alex Soros, George Soros

ekzekutiv i Fondacionit “Soros”.

Por debati mbi veprimtarinë e Fondacionit Soros në Shqipëri është më i hershëm se Reforma në Drejtësi. Ish-presidenti Berisha përkundrejt rezervave të forta dhe incidentit me dy punonjës të Fondacionit Soros që u shpallën non grada prej tij, me argumentin se ishin kapur nga shërbimet sekrete shqiptare duke iu dhënë informacione shërbimeve serbe, e vlerëson kontributin e Sorosit në fillim të viteve 90.

“Por kjo natyrisht nuk ndërpreu marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Xhorxh Soros. Investimi i tij në Shqipëri për ngritjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile, ishte shumë i mirpritur nga unë. Unë isha president i një vendi, në atë përiudhë i treti më i varfër në botë. Njerëzit nuk kishin asnjë mundësi të udhëtonin, nuk kishin mundësi të siguronin zyra, dhe e vërteta është së në këtë drejtim Fondacioni Soros, mendoj se ishte burimi kryesor i financimit dhe krijimit të këtyre organizatave”– pohon zoti Berisha.

Xhorxh Soros ndikoi në Shqipëri në fillim të viteve 90-të në mbështetjen dhe organizimin e shoqërisë civile. Por kjo veprimtari u shoqërua nga opinione dhe gjykime të ndryshme shpeshherë dhe të ashpra.

“Pas 4-5 vitesh konstatova se ky ishte një investim pothuajse tërësisht i njëanshëm dhe Xhorxh Soros ngriti një rrjet shoqatash të cilat në 80-90% të tyre ishin leva të ish-partisë komuniste, të partisë socialiste që ndërroi emrin. Ishte një dëmtim palcor i rolit dhe misionit të shoqërisë civile”– shprehet Sali Berisha, ish- Presdient i Shqipërisë.

“Në një kuadër më të gjerë Xhorxh Sorosi është njeri pas politikave progresiste dhe liberale dhe njëkohësisht dhe një nga kontribuesit në vendet postkomuniste. Kështu që dihet që është një antikomunist. Nuk mund të jetë një njeri që investon tek e majta”- shprehet Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Në një fondacion që punon për gratë e trafikuara, ti nuk i thua një gruaje a je e majtë apo e djathtë që unë të të shërbej dhe të jap shërbimin tim. Për këtë arsye them që paratë që janë derdhur për shoqërinë civile 80% e tyre kanë shkuar tek ata që kanë patur nevojë për t’i marrë këto shërbime”– thotë Iris Luarasi, aktiviste e të drejtave të grave.

Protagonistë të shoqërisë civile veçojnë meritën e Xhorxh Sorosit në lëvrimin e 130 milion dollarëve në arsim, mjekësi, në ndihmë të komunitetit rom dhe egjiptian, në ndihmë të familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke iu dhënë mbështetje ligjore si dhe mjaft projekte të tjera.

“Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se në kohën kur Berisha ishte president, ky njeri financonte ndërtimin e mbi 200 shkollave. Kështu që nuk mund të mohohen investimet që Soros ka bërë, pavarësisht se cila parti ka qenë në pushtet”– thotë Edlira Gjoni, Drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik.

“Asgjë si mohohet asgjë. Dhe unë kam bashkëpunuar me Xhorxh Sorosin në dekadën e romëve. Qeveria ime me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është angazhuar me interes të veçantë në këtë drejtim”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Problemi që ka lindur në Shqipëri me problemin Soros lidhet kryesisht me programin politik, pra të trajnimit të lidershipit dhë të forcimit të kapaciteteve të partive politike”- shprehet Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

Komponenti politik është dhe fusha gri e gjithë debatit ndaj figurës së Xhorxh Sorosit. Kundërshtarët e tij në Shqipëri shohin tek ai një mbështetës dhe financues të fuqishëm të së majtës dhe eksponentëve të saj.

LEXO EDHE:  “Do t’iu çoj në kasolle”/ Rama “ultimatum” vajzës së policit: Duhet ta meritoni shtëpinë!

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Në qeveri nuk ka ministra, Rama lider autokrat

“Kemi një ç’ekuilibrim të balancës politike në raport me Fondacionin Soros. Kemi një raport 8-2, pra kemi një favorizim e partive politike më bindje të majta dhe lënie mënjanë e PD dhe partive të qendrës së djathtë” – argumenton Lavdrim Lita, bashkëthemelues i Qendrës Zëri i Integrimit.

“Në këtë mes është e vështirë të spekulosh se mbështetja ka qenë 80% për të majtët dhe 20 për të djathtët sepse unë nuk e di se kush është kjo shoqëri civile që është e majtë dhe kush është e djathtë” – sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Ai mund të thotë se unë kam financuar edhe qendrën e djathtë, por ato kanë qenë stërpika krahasuar më milionat e milionat, që ai derdhi për financimin e ish pasardhësve të nomenklaturës”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”– sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”– pohon ish Kryeministri Sali Berisha.

Fondacioni Soros drejtohet nga një bord, në përbërje të të cilit vit pas viti kanë qenë mjaft përsonalitete të jetës shoqërore dhe politike në Shqipëri. Sot nën dritën e re të diskutimit dhe debatit mbi rolin dhe ndikimin e Xhorxh Soros për një shoqëri të hapur, mjaft emra shigjetohen si tregues, se filantropi ka mbështetur të majtën ekstreme duke sjellë pasoja për vendin.

“Edi Rama vetë ka qenë kryesor në Fondacionin Soros. Linda Rama vetë ka qenë drejtuese e Fondacionit Soros. Erjon Veliaj gjithashtu. Në një aspekt, me paratë e tij është mbjellë fara e korrupsionit e paimagjinueshme. Nuk është se nuk ka ekzistuar korrupsi

oni, por dhe ka ndikuar”– shprehet Sali Berisha ish Kryeministër i Shqipërisë.

“Në bordin e Fondacionit Soros njerëzit nuk vijnë të bëjnë karrierë dhe nuk e ndërtojnë karrierën e tyre nga bordi i fondacionit përkundrazi të mos harrojmë se në bordin e fondacionit kanë qenë njerëz si Ylli Popa, Ismail Kadareja. Ka patur gjithnjë një balancë në përbërjen e bordit sidomos përsa i përket si bindjeve po ashtu dhe prurjeve dhe ideve”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Ish Kryeministri Sali Berisha thotë për Zërin e Amerikës se takimi i tij i fundit me zotin Soros ishte pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

“Xhorxh Sorosin e kam pritur në 2005-ën. Fitova zgjedhjet dhe ai erdhi për Edi Ramën. E prita në një drekë, diskutova, i përcaktova qëndrimet e mija se unë kam ndërmend të bashkëpunoj më të gjithë pushtetin vendor, dhe natyrisht dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, kam ndërmend të bashkëpunoj me opozitën. Interesi i tij në këtë takim ishte Edi Rama.”

“Ne kemi punuar dhe bashkëpunuar me të gjitha qeveritë si të majta ashtu dhe të djathta. Mund të jemi konfrontuar madje me to, siç ka qenë rasti i Gërdecit. Raste të tjera janë aktuale. Një çështje e pacientes hemofilike, që është fituar në gjykatë kundër Ministrisë së Drejtësisë. Çështje tjetër është një e sëmurë që vuante nga kanceri dhe që nuk i jepeshin medikamentet nga Ministria e Shëndetësisë. Në Tepelenë përshëmbull kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Kemi raste të tjera të ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë. Janë çështje juridike që vazhdojnë”– argumenton Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

Lidhur me pyetjen e Zërit të Amerikës se kritikët shprehen se Partia Demokratike po kërkon të gjejë një armik të jashtëm pasi nuk arrin të jetë frymëzuese për mbështetësit e saj, zoti Berisha shprehet se:

“Sot opozita është shumicë dhe do të ishte absurde të mendohej se PD do të preferonte për armik një superspekulant të planetit me një fuqi të jashtzakonshme, sepse përdor paratë për të blerë politikanët dhe politikë, si askush tjetër në botë. Por Partia Demokratike guxon dhe do të guxojë t’i thotë të vërtetat në sy.”

Debati mbi aktivitetin e miliarderit Xhorxh Soros dhe rolin e tij në mbështetje të shoqërisë civile nuk është një çështje thjesht dhe vetëm shqiptare. Filantropi është i atakuar edhe në Amerikë pasi ai mbështet demokratët dhe është kundërshtar i fortë i Presidentit Tramp. Kritika ndaj ideologjisë Soros për një shoqëri të hapur, pati vitet e fundit edhe në disa vende të Europës, veçanërisht në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut. Vala e këtij diskutimi ngre pikpyetje mbi këtë figurë komplekse, që u bë i pasur duke investuar fonde më risk, dhe që një pjesë të parave të tij, në ndryshim nga mjaft miliarderë të tjerë, ka zgjedhur t’i shpenzojë për forcimin e atyre që ai e quan shoqëri të hapura./VOA

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Hetimi i Ilir Metës/ Fatmir Mediu injoron deputetët

Publikuar

-

Nga

 Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, ka qenë pjesë e të intervistuarit në “Ditarin” e televizionit “A2-CNN”, ku si temë diskutimi ishte dalja e presidentit Ilir Meta, paraditen e sotme, përpara trupës së Komisionit Hetimor parlamentar.

Ndërsa e ka vlerësuar qëndrimin e Presidentit, Mediu ka injoruar deputetët pjesëmarrës në aktin e marrjes në pyetje të Ilir Metës, duke i etiketuar si shërbetor të verbër të urdhërave politik etj.

“Sot ishte shfaqja më e turpshme e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që nuk njohin as Kushtetutën, por i shërbejnë verbërisht urdhrave politikë. Nga ana tjetër, Presidenti, me përgjegjësinë dhe me autoritetin që i jep Kushtetuta, shpjegoi vendimin e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, e cila nuk u respektua për shkak të urdhrit politik të Edi Ramës. Ku objekt hetimi ishte i ndërtuar qëllimisht nga ana e Partisë Socialiste, e cila pas raportit të OSBE/ODIHR duhet të kishte një reflektim. Interesi i tyre politik dominon mbi interesin kombëtar. Më bëri përshtypje analiza e Presidentit, më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i tij kur tha se nuk donte të kishte një Rajshtag në Shqipëri. Ky komision është një zgjatim i pavlerë. Edi Rama ka shpërfytyruar shtetin dhe shtetarin. Sot shqiptarët mendojnë se shteti dhe shtetari janë një gjë e keqe. Rama e ka bërë këtë qëllimisht. Nuk ka parlament. Jemi në një vend ku nuk kemi as Gjykatë të Lartë e as Prokurori. Edhe Partia Socialiste është drejt degradimit”, , ka deklaruar Fatmir Mediu./CNA.al.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: