LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jaguari" i pret rrugën, autobusi me pasagjerë përplaset me murin (foto)

11 Mars 2018, 16:48, Kronika CNA
"Jaguari" i pret rrugën, autobusi me pasagjerë

Një aksident mësohet se ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit, ku një autobus është përplasur me murin rrethues të një ndërtese.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Jaguar” i ka prerë rrugën autobusit e për pasojë ky i fundit, duke evituar daljen nga rruga, ka zgjedhur të përplase me murin rrethues të një ndërtese.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa pasagjerët janë traumatizuar, kanë zbritur nga autobusi dhe kanë udhëtuar me mjetet të rasti drejt destinacionit të tyre.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga