Foto-denoncim/ Rruga në kryeqytet në kushte skandaloze – CNA
Connect with us

Denoncim

Foto-denoncim/ Rruga në kryeqytet në kushte skandaloze

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e radhës të mbërritur në adresë të tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon denoncimin me foto të një qytetari, të një rrugë në kryeqytet, e cila ndodhet në kushte të mjerueshme, Berisha shkruan:

“Tirana e Lal plehut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Rruga Halili hoxha e lali lekut nje shi i duhet e gati per rafting bohet kjo lagje publikojeni ju lutem” /CNA.al

Aktualitet

Denoncim/ Nikolla terrorizon mësuesit, njëri hidhet nga kangjellat e shkollës

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim ku thuhet se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është duke terrorizuar mësuesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit, i cili tregon se Lindita Nikolla ka bërë një ndalesë në shkollën “18 Tetori” në qytetin e Lushnjës, ku ka kërkuar nga mësuesit e fiskulturës që t’i tregonin ditaret.

Në denoncim shkruhet se njëri nga mësuesit që nuk kishte ditar është hedhur nga kangjellat e shkollës.

“Sot Ndrikulla e Arsimit Lindita na ka ber nje ndales ne kavaj dhe ne lushnje dhe si inspektore e qeveris se hajdutave ka vajtur tek mesuesit e fiskultures duke i kerkuar ditaret she nje nga mesuesit qe mbon dhe votat e partis socialiste ka qen pa ditar dhe eshte hedhur nga kangjelat e shkolles 18 tetori ne lushnje.Me pak fjal ndikulla terrorizon mesuesit e lushnjes.”-shkruhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali në Fiks Fare/ Gjykata e Shkodrës rigjykon një çështje të Gjykatës së Lartë të vitit 2007!

Publikuar

-

By

Fiks Fare denoncoi një vendim të Gjykatës së Shkodrës të vitit 2013, e cila ka rigjykuar një çështje të Gjykatës së Lartë të vitit 2007. Terezina Gjergji u ankua në emisionin investigativ se ka pasur disa çështje në gjykim për një çështje pronësie në fshatin Stajkë në Bushat, Shkodër. Çështja ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë, e cila më datë 4 tetor 2007 ka fituar gjyqin me komshiun. Çështjen e ka ekzekutuar përmbarimi dhe qytetarja ka marrë pronën e saj.

Më pas qytetarja ka ikur në emigracion dhe, para një viti ka mësuar se për të njëjtën pronë, ka një vendim të Gjykatës së Shkodrës, të gjyqtarit Albano Çepele. Ky vendim është dhënë në vitin 2013, që një pjesë të pronës së gjykuar deri në Gjykatën e Lartë, ia ka dhënë sërish komshiut. Qytetarja nuk ka marrë dijeni asnjëherë, pasi ka qenë në emigracion. Ajo thotë se bëhet fjalë për të njëjtën pronë, me parcelë 360/2 në fshatin Stajkë në Bushat. Më pas ka shkuar në dy gjykatat dhe ka marrë vendimet, ku çuditërisht emri i saj nga Terezina Gjergji është bërë Terezina Zefi. Madje i kanë ngatërruar edhe vitin e lindjes me qëllimin e vetëm që mos të zbulohej se çështja ka qenë e gjykuar në Gjykatën e Lartë. “Disa padi të komshiut, gjykatat ia pushojnë, duke i kërkuar që të rishohë edhe njëherë palët. Vetëm padia e tretë u gjykua nga gjyqtari Albano Çepele. Në këtë rast padia nuk ishte bërë me emrin e saktë” thotë ajo. Në fund, gjyqtari Albano Çepele ia pranon padinë dhe vendos në favor të komshiut të saj.

Qytetarja, sëbashku me bashkëshortin e saj, shkojnë në Gjykatën e Shkodrës, për të takuar gjyqtarin Albano Çepele. Punonjës të gjykatës i thonë se nuk mund ta takojë këtë gjyqtar, pasi ditën e premte ai nuk shkon në punë. Më pas, ata takojnë kancelaren e gjykatës dhe pasi i tregojnë për këto vendime, kancelarja thotë se diçka e tillë është bërë me qëllim dhe kush e ka bërë të mbajë përgjegjësi. Ajo i thotë t’i drejtohen Prokurorisë së Shkodrës për këtë falsifikim dhe nëse ka përgjegjësi kallëzuesi, sekretarja, avokati apo vetë gjykata të mbajnë përgjegjësi.

Me të dyja vendimet e formës së prerë, të Gjykatës së Lartë në 2007 që i ka dhënë pronën dhe të Gjykatës së Apelit Shkodër në 2015 që i ka hequr pronën, qytetarja shkon në Hipotekë dhe pyet juristin se cilin vendim do të regjistrojë hipoteka. Juristi i thotë se duhet t’i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, për të vendosur se kujt i takon sërish prona.

***

Qytetarja shkon në Gjykatën e Shkodrës

Qytetarja – Po Albano Çepele, ka ka gjyq sot aa?

Punonjësi – Jo, s’ka.

Punonjësja – Ti ke ardh me taku gjyqtarin?

Qytetarja – Po.

Punonjësja – Ditë të premte nuk vjen.

Qytetari – Ne rrimë jashtë, në donim Albano Çepelen.

Kancelarja – Gjyqtari nuk është sot.

Qytetari – E kemi të domosdoshme ta takojmë, për arsye se zonjës në fjalë i ka bërë një gjyq për një çështje të gjykuar në Gjykatën e Lartë. Ai i ka ndërruar emrat, kush ia ka ndërruar i dinë ata. I ka ndryshuar gjeneralitetet, me të tana. S’i ka dhënë të drejtë për avokat, se nuk i ka njoftu.

Kancelarja – Ça viti?

Qytetari – Në 2013-ën. Për të njëjtën pronë, për të njëjtën tokë, për të njëjtën çështje, me të njëjtët paditës.

Qytetarja – Është ekzekutu.

Kancelarja – Terezina Zefi?

Qytetarja – Po.

Kancelarja – (Shikon regjistrin) Në 2013-ën je te gjyqtar Rezart Kaçkini, me Pjetër Dajanin.

Qytetarja – Po.

Kancelarja – Prapë në 2013-ën, i 6-ti, qershor, te gjyqtare Valbona Duraj.

Qytetarja – Po, edhe ajo e refuzon.

Kancelarja – Pastaj ke në 2013-ën ke …

Qytetari – Të dy tregohen korrektë shumë

Kancelarja – Me Albano Çepelen. Ti thu për këtë. Detyrimin për njohje pronar për pasurinë e paluajtshme, ku paditës është Pjetër Dajani, e paditur jeni ju.

Qytetarja – Po.

Kancelarja – Terezina Zefi, e vitlindjes ’58-ës.

Qytetari – Ëë, ajo është e ’57-ës.

Kancelarja – Nejse, mund të jenë dhe gabime lapsuse që hedh në padi.

Qytetarja – Jo, jo, aty ka fillu. Është për të njëjtën pronë.

Kancelarja – Jam shumë dakord me ty, duke qenë i paditun, nuk është se ka gjyqtari ka detyrimin e asaj. Thjesht i kërkon gjeneralitetet. Dhe ka vendos; pranimin e kërkesë-padisë së Pjetër Dajanit, detyrimin që Komuna Bushat t’i njohë paditësit pronar të një sipërfaqe 417 metra katrorë, të përcaktuar sipas ekspertimit të ndodhur, brenda ngastrës 360, fshirjen e regjistrimit për këta në emër të Gjon Palushanit.

Qytetari – Si ka mundësi, që ne jemi në Itali dhe ndërrohen gjeneralitetet?! Dhe bën një gjyq të një çështje të gjykuar, të një çështje të ekzekutuar me përmbarues.

Kancelarja – Nuk është e njëjta pronë?

Qytetari – E njëjta pronë për të gjitha gjyqet.

Kancelarja – Të gjitha gjyqet?

Qytetari – Të gjitha, janë faktet. Tani ka dy vendime të formës së prerë. Një të Gjykatës së Lartë që e heq nga harta dhe një të Gjykatës së Apelit që e fut në këtë hartë. Unë nuk e di se kush do të vendoset tani.

Kancelarja – Nëse objekti ka kën i njëjti në kërkesë-padi, si ajo që ka shkuar te prona, si te ajo që ka shku te Albanoja në rastet e juja, është faji i dikujt tjetër që i ka regjistru dhe nuk i ka bashkuar në një. Është një kryesekretari që i rregullon marrëdhëniet në momentin e regjistrimit.

Qytetari – A mban dikush përgjegjësi për këto ndërrime gjeneralitetesh që i kanë ba?

Kancelarja – Nuk ta vë në diskutim hiç atë pjesë. Me marr një avokat dhe me ba një rishikim të këtij vendimi të Çepeles në Gjykatën e Lartë. Pse? Sepse i është drejtuar një personi jo ekzistent.

Qytetari – Me ça kam kuptu unë, këtë e kanë përdorur. Unë ndjej dhimbje për të (gjyqtarin).

Kancelarja – Është fatkeqësia e këtij shteti që nuk e çon njeriun atje ku duhet. Tani del kjo që thua ti. Është bërë dy herë dhe janë ndryshuar gjeneralitetet që të shkojë te një gjyqtar tjetër.

Qytetari – Ka qenë strategji. A mban dikush përgjegjësi për këtë?

Kancelarja – Ai që ka ushtruar të drejtën e padisë, vetë Dajani. Pjetri ka të drejtë me padit tënë botën, Terezina Gjergjin, Terezina Zefin, Terezina, Terezina…, sa dush me i vu emra kësaj zonjës. Mund të jetë e njëjta. Ose prona bëhet fjalë për të njëjtën, po në sekretari nuk e identifikon dot, pa gjatë gjykimit. Do t’i drejtohesh, 1 prokurorisë dhe 2 gjykatave për me riparu kët dëm. A ia ka ba avokati, a ia ka ba sekretarja, të shpërthejë përgjegjësia atje ku duhet. Aman ti konfliktin e ke me të, se ai ka rrëjt gjeneralitetet tuja. Sesi ia kanë ba atij, sesi ia kan gjet rrugët atij, avokat, qoftë edhe gjykata, qoftë sekretarja, këto janë probleme që zgjidhen hap pas hapi. Ti provat i ke.

***

Qytetarët shkojnë në Hipotekën e Shkodrës

Qytetarja – Cilin vendim do të merrni ju?

Juristi – Nëqoftë se ke një vendim të formës së preme dhe e keni prurë për regjistrim. A e keni prurë për regjistrim vendimin?

Qytetari – Ne e kemi prurë për me marrë certifikatën e pronësisë.

Juristi – Nëse ju keni prurë një vendim të formës së prerë dhe keni apliku dhe ai vendim është i regjistrueshëm, që plotëson atë që parashikon ligji. Ne i shqyrtojmë dhe regjistrohet vendimi i gjykatës. Nëse ju, ju kanë bërë padrejtësi me vendim gjykate.

Qytetarja – Po padrejtësi kanë ba.

Juristi – I drejtoheni gjykatës ma ta lartë dhe ajo shqyrton vendimin, a është marrë padrejtësisht. Për këtë rastin që thoni ju, nëse ka një vendim të Gjykatës së Lartë, që e ka shqyrtuar njëherë çështjen, Gjykata e Lartë e shpall të pavlefshëm këtë vendim.

Qytetari – A do të qëndrojë kjo hartë kështu nga Hipoteka e Gjykatës së Apelit apo do të qëndrojë kjo e Gjykatës së Lartë. Kaq du me dit ne, nji kaq gjë prej jush.

Juristi – Problemi është se nuk ke si me dit. Nëse të kanë prurë me regjistru një vendim në zyrën tonë, të marrë prej gjykatës, regjistruesi nuk jam unë.

Qytetarja – Unë e kam ceritifikatën e pronësisë, desha me e dit, a pranohet kjo a kjo? Unë për njat punë e kam fut brenda atë. Cilën certifikatë do më jepni ju njëherë?

Juristi – Cilin vendim gjykate ke pru me regjistru?

Qytetarja – Unë e kam pas me vendim të Gjykatës së Lartë.

Juristi – Nuk ka pse me u regjistru, sepse ka lënë në fuqi një pronë që e ke pas regjistru, nuk ke pse me e regjistru. Nuk ke pse me e regjistru me një vendim tjetër, këto janë faktet. Dhe aty mbaron detyra jonë sepse përndryshe as do kishte ekzistu gjykata, e mirë e keqe si do që të jetë. Ne nuk japim vendime, ne i regjistrojmë vendimet. Regjistrojmë aktet e fitimit të pronësisë. Tani ça me të thën unë; ka vepru keq gjykata?! Me at dokumentacion, bani dhe një kërkesë me pretendimet tuaja, në dijen tonë, ai vendim na cënon, nuk jena dakord ne me regjistru atë vendim, me aplikimin tuaj të mos regjistrohet të paktën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Gjykata e Shkodrës rishikon vendimin e prerë të Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

By

Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet një tjetër skandal.

Këtë herë e përfshirë në skandal është Gjykata e Shkodrës, e cila rigjykon një çështje për të cilën është dhënë një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Lartë.

Dy moderatorët e këtij emisioni Devis Muka dhe Dorian Ramaliu kanë publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën thonë se qytetarja nuk di kë vendim të marrë për bazë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:25 - 19 Dhjetor, 2018

Mblidhen liderat e Ballkanit Perëndimor/ Ja çfarë do të diskutohet

Zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutohen sot në Bruksel. Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri...

Aktualitet10:13 - 19 Dhjetor, 2018

Shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi me thikë, shqiptari shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi

Një shqiptar vuri në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar 20 fëmijë! Fidan Bejtani me origjinë nga Kosova, u...

Aktualitet20:26 - 18 Dhjetor, 2018

Ndërron jetë aktorja me famë botërore, ja shkaku

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane Penny Marshall. Lajmin e ka...

Aktualitet19:31 - 18 Dhjetor, 2018

Mashtroi FBI-në/ Shtyhet dënimi për ish-gjeneralin Flynn

Në SHBA, gjykata e shtyu dhënien e dënimit për ish këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn, i cili pranoi fajësinë...

Aktualitet18:35 - 18 Dhjetor, 2018

Gjendet i mbytur një burrë në Sarandë/ Dyshimet e para

Trupi i një personi pajetë është gjendur në një kanal në Vrion të bashkisë Finiq, mbrëmjen e sotme. Mësohet se...

Aktualitet18:17 - 18 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët dhe drejtuesit e Ekonomikut dalin me 12 vendime

Studentët dhe drejtuesit e Fakultetit Ekonomik të Tiranës kanë zhvilluar një takim ku karë rënë dakord për marrjen e disa...

Aktualitet17:55 - 18 Dhjetor, 2018

Studentët sërish nesër në protestë/ Zbulohet skenari

Studentët vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e tetë pikave të kërkesës dhe deri kur të arrihet plotësimi i saj të rinjtëparalajmërojnë...

Aktualitet17:43 - 18 Dhjetor, 2018

Gazetari tallet me Ylli Rakipin/ U bën thirrje kërcënuesve

Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një shkrim ironizues ndaj moderatorit Ylli Rakipi, pas  bërjes publike se ky i fundit ka...

Aktualitet17:28 - 18 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë arrestimin e fajtorëve

Ka filluar edhe për sot protesta kundër prishjes së banesave te zona e Astirit ku do të ndërtohet Unaza e...

Aktualitet17:00 - 18 Dhjetor, 2018

Trump letër Thaçit/ Çfarë kërkon ai?

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që të ketë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse...

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Trending

Read previous post:
Ikja e Shpend Ahmetit nga VetëVendosje/ Prishtina mund të shkojë në zgjedhje

Pas dorëheqjes nga Lëvizja VetëVendosje, Shpend Ahmeti, mund ta përfundojë “aventurën” e tij edhe si kryetar i Prishtinës. Këtë mund...

Close