LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje dhe analiza/ Çfarë synon Lulzim Basha me Kuvendin e 28-29 prillit?

11 Mars 2018, 12:15, Aktualitet CNA

Lulzim Basha ka paralajmëruar thirrjen e Kongresit në datat 28-29 prill, duke tentuar që të hedhë hapin e tij final drejt kontrollit të plotë dhe uzurpimit në mënyrë autokratike të PD.

Kuvendi i prillit në fakt e ka mandatin e tij deri në 27 shtator, kohë kur katër vite më parë zgjodhi Këshillin Kombëtar të PD-së.

Ky Kuvend duket të jetë totalisht antistatutor dhe në shkelje të plotë të rregullave në PD, në rast se do të hidhet hapi i rizgjedhjes së strukturave të reja nga po ky Kuvend.

Kuvendi mblidhet për të zgjedhur strukturat e niveleve të larta, pasi ka përfunduar totalisht proçesi i riorganizimit në bazë, pra zgjedhja që nga qeliza më e vogël që është seksioni i partisë, më pas në grupseksione, kuvendet e degëve, zgjedhja e kryetarëve të degëve, delegatëve etj.

Ky proçes nuk do të kryhet aspak, por gjithçka do të bëhet pas Kuvendit. Zgjedhjet këtë herë do të zhvillohen së prapthi. Nuk do të ekzistojnë formula nga baza në qendër, por do të përmbyset.

Në prill, i njëjti Kuvend, për herë të parë në historinë e PD do të zgjedhë dy Këshilla Kombëtarë, do të mandatojë për katër vite një Këshill të ri, që do të zgjedhë strukturat drejtuese. Po ky Kuvend, 3 vite e 6 muaj më parë ka zgjedhë një tjetër Këshill, të cilit i mbaron mandati në fillim të tetorit. Pra, i njëjti Kuvend zgjedh dy Këshilla dhe të dy janë me mandat.

Basha në prill do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar, ndërkohë që i vjetri mund të mblidhet nga kushdo dhe të ushtrojë funksione dhe të zgjedhë struktura, sepse edhe ai është me  mandat.

Një ngërç në shkelje të plotë të statutit thjeshtë dhe vetëm që Basha të zhvillojë pazarin e radhës dhe të kapë atë që ka ngelur në PD duke përjashtuar çdo kritik të mundshëm. Ndonjë prej tyre mund të shpëtojë pas kockave të hedhura nga Luli.

Basha synon që disa vegla qorre të tija, një ekip të paaftë sekretarësh që ishin pjesë e dështimit dhe humbjes së turpshme të PD-së, megjithëse nuk u kandiduan, ti mbajë në detyra. Tu japë ç?të mundet Eno Bozdos, Fatbardh Kadillit, Arben Ristanit e ndonjë tjetri.

Pasi ti emërojë në detyra, do ti çojë në bazë të bëjnë spastrime nga poshtë. Pra, do ti përdorë dhe më pas do ti hedhë në plehra, ashtu siç bëri disa muaj më parë. Tani që i duhen i keqpërdorë për të bërë aktin e fundit të shpartallimit të elitës politike dhe strukturave në bazë të PD-së.

Basha do të largojë drejtuesit e departamenteve, anëtarët e kryesisë dhe një pjesë të sekretariatit duke zgjedhur të rinj në shkelje të statutit, pasi u ndërpret mandatin atyre të zgjedhurve. E gjitha kjo ka një qëllim, Basha të kapë strukturat drejtuese, të mos ketë probleme në kryesi, ndërkohë që PD cahet më shumë, thellohet një ndarje mes bazës dhe qendrës. Në mënyrë abuzive zhvillohet një Kuvend antistatutor, shkaqet dihen, pasojat priten të jenë të mëdha, por Lulzim Bashës kjo nuk i intereson aspak. Ai qëllim ka aktin e fundit të tradhëtisë ndaj demokratëve dhe në pazarin me Ramën të mundet të sigurojë pushtet absolut që nesër ta ketë rrugën e hapur për të qeverisur me socialistët duke vazhduar projektin e pazarit të 18 majit.

Ky Kuvend i PD-së, i organizuar nga Basha në shkelje statutore dhe që çon PD-në drejt një copëtimi të saj është në fakt Kuvendi i marrëveshjes së 18 majit, të cilen Basha e bëri personalisht si pazar me Edi Ramën, kurse sot thërret institucionet e larta të partisë, thjeshtë dhe vetëm për të legalizuar deligjimitetin e tij politik, që nga kontrata korruptive  me Ramën vazhdon në zgjedhjet e 25 qershorit, në zgjedhjet e 22 korrikut dhe nuk ndalet.

PD le të shkatërrohet, mjafton që Basha të jetë i pari, me qëllim që të shkojë në qeveri me Edi Ramën. Ky është përfundimi i një kuvendi antistatutor në të gjithë veprimet që do të kryejë.

Fashti le të digjet, mjafton që Luli të krihet!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga