LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Vijon "terrori" ndaj mësuesve me mbi 30 vite eksperiencë

11 Mars 2018, 20:50, Aktualitet CNA

Ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila shprehet se ndonëse ka 35 vite eksperiencë pune, qeveria kërkon që t’i largojë nga detyra.

Postimi i Berishës:

Vazhdon terrori i narkoshtetit dhe ndrikull Nikolles ndaj arsimtareve me mbi 30 vjet eksperience!

Lexoni mesazhin e arsimtares dixhitale. sb

?Pershendetje doktor!
Me kete sms dia te mbetem anonim dhe jam e sigurt se ju do ta beni kete.
Jam mesuese e diplomuar ne 1983ne ILPGjirokaster .Ne rjetet sociale po shohim se ne duan te na largojne sic duket me ndonje vkm.Ata diplomen tone duan ta bejne te barazvlefshme me bacelorin sot me duket pa sensKam 35 vite pune ashtu si shume kolege te mite dhe kemi kontrbuar ne arsimin shqiptar dhe te hodhemi poshte si lecke apo limon i shtrydhur ne nuk e meritojme
Ju lutem na ndihmoni
Edhe njehere dua te mbetem anonim
Naten e mire? /CNA.al

Lajmet e fundit nga