Connect with Us

Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit/ Dokumentet për 2 mijë trashëgimtarë

Sociale

Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit/ Dokumentet për 2 mijë trashëgimtarë

Publikuar

-

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipërit duhet të plotësojnë dokumentet brenda muajit për të marrë dëmshpërblimin në momentin që Ministra e Financave do të çelë fondin për pagesa. Rreth 2 mijë trashëgimtarë ligjorë të ish-të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dokumentacionin në bazë të kategorisë ku përfshihen sipas përcaktimeve ligjore. Ministria e Financave bën të ditur se çdo trashëgimtar ligjor, që është listuar në një prej kategorive për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duhet të postojë dokumentacionin e kërkuar.

Përfituesit që jetojnë
Për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë duhet një akt trashëgimie, certifikatë vdekje të të dënuarit, certifikatë trungu të të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokure dhe dokument identifikimi për përfituesit. Në qoftë se njëri ose disa trashëgimtarë të radhës së dytë nuk jetojnë më, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit Nr.9831, datë 12.11.2007 (ndryshuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009) nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimtarëve që janë gjallë.
Nga ana e trashëgimtarëve që jetojnë, në marrëveshje, paraqesin certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes. Ministria e Financave bën të ditur se në rastet kur ish-i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t’u paguar, vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët, pa përjashtim, do të kenë dorëzuar (postuar) dokumentacionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentacioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë.

Trashëgimtarët
1. Për persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç:
a. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.
b. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur.
c. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.
d. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
2. Për persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.
a. Certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar.
b. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më.
c. Certifikatë familjare të ish-të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur.
d. Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor.
e. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më.
f. Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit./GSH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i keq për të dashuruarit vjen nga Shërbimi Meteorologjik. Mësohet se nga dita e nesërme do të kemi ndryshim total të situatës meteorologjike.

Duke nisur që nga orët e vona të mbrëmjes së sotme, nis shtimi i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit, gradualisht nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa në jugperëndim-veriperëndim reshjet do të jenë në formë shtrëngatash.

Parashikohet se nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta.

LEXO EDHE:  Grida Duma dëbon ish të përndjekurit

LEXO EDHE:  KLSH kërkon të ndryshojë skema për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve/ Siç është shlyhen për 18 vjet

Ndërkohë, temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe një grup studentësh, panë nga afër investimin e ri, që përmbush një kërkesë të kahershme të studentëve, të cilët tashmë do t’i kryejnë praktikat klinike si në vendet europiane.
“Ky është një premtim i mbajtur. Realizojmë një investim të munguar prej shumë vitesh dhe po aq të kërkuar nga studentët e Mjekësisë, laboratorin e biosimulimit për praktikën klinike të studentëve, një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Paktit për Universitetin”, tha Manastirliu.

Investimi prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakulteti i Mjekësisë, në bashkēpunim me Fondin Global.
Duke theksuar se investimet për mbështetjen e studentëve do të vazhdojnë, Manastirliu theksoi se në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbajtur premtimet e dhëna.

“Angazhimet tona në kuadër të Paktit për Universitetin vijojnë të përmbushen, duke ju dhënë mundësi studentëve të Mjekësisë të kryejnë praktikat klinike siç e meritojnë dhe një ndër këto angazhime është mundësimi i praktikave klinike për studentët e degës së Farmacisë, të cilët nuk e kanë patur këtë mundësi deri më sot dhe do ta kenë në kushte dhe standarde europiane në depon e re farmaceutike në QSUT”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Gjonaj ishte në dijeni të ekstradimit të Seitit/ Ja dokumentet që e vërtetojnë

LEXO EDHE:  Ish-të përndjekurit në protestë për pensionet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale renditi një sërë angazhimesh të përmbushura në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Është premtim i mbajtur praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore qe kanë kryer për herë të parë – me angazhim tonë për Paktin- praktikën mësimore pranë Laboratorit të Kontrollit Shëndetësor Bazë. Është premtim i mbajtur mundësimi për herë të parë i trajnimeve jashtë vendit të studentëve, gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Siç është premtim i mbajtur salla kirurgjikale digjitale në spitalin e ri të kirurgjisë, e cila do i shërbejë studentëve të mjekësisë për të ndjekur ndërhyrjet kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare.

Sipas SHMU, në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore -1ºC deri në 11ºC
Zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC
Zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

LEXO TE PLOTE