ALBUMI MONOGRAFIK “AZEM HAJDARI DHE TROPOJA” NË 55 VJETORIN E LINDJES SË TIJ – CNA
Connect with us

Blogu

ALBUMI MONOGRAFIK “AZEM HAJDARI DHE TROPOJA” NË 55 VJETORIN E LINDJES SË TIJ

Publikuar

-

Nga Ramiz LUSHAJ

“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik me njëqind faqe format A4 e me ngjyra, botim i posaçëm në 55-Vjetorin e Lindjes (1963-11 mars-2018), pasqyron me kapituj të veçantë jetën e veprimtaritë, kontributet e meritat e tij si bir i Tropojës, si një nga politikanët shqiptar demokrat e atdhetar kombëtar.

Trualli i tij epik deri në kufijtë e legjendave, lidhjet genetike të gjakut e pragut të Azem Hajdarit jepen për herë të parë me anë të pemëve gjenealogjike, i cili shkon deri në nëntë breza me Haxhi Zekë Byberajn e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe me Heroin e Popullit Bajram Curri; në dhjetë breza me Heroin e Popullit Mic Sokoli dhe prijtarin e pleqnarin Binak Alia i Krasniqes e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Thuhet për herë të parë se Azem Hajdari, si rrallë kush tjetër në politikën shqiptare, në rrënjët e degët e tij, i ka pesë “Dëshmorë të Atdheut”, që nga gjyshi i tij Tahir Niman Hajdaraj, dy kusherinjtë Syl e Sokol Hajdaraj dhe dy dajët e tij të vllaznisë Neziraj të Luzhës së Tropojës: Kadri dhe Bek Neziraj, të cilët paraqiten me CV-të përkatëse. Azem Hajdari është Heroi më i ri i tyre, Hero i përmasave kombëtare, eshtrat e të cilin prej 12 shtatorit 2013 prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

Azem Hajdari ishte njeri i madh i punës, njeri i punëve të mëdha. Deri në risi, sakrifica, vetmohim. Ai kur ishte specialist galanterist  në NRSHK të Tropojës e ngriti Shtëpinë e tij dykatëshe në qytetin alpin të Bajramcurrit, e cila tashma është “Monument Kulture i Kategorisë së Parë”dhe pritet të kthehet në Shtëpi Muze. Ai kur ishte kryetar i Komisionit Nismëtar të PD-së ndërmori nismen faktkryer për ndertimin e Tyrbes së Dervishit të Luzhës – Nderi i Kombit e, tevona, të Shtatores së tij, që tashma është “Monument Kulture i Kategorisë së Parë”, kthye në një vend pelegrinazhi fetar, një vend i shenjtë.

Azem Hajdari ishte i dhanun pas dijes, pas shkollimit, pas letërsisë, historisë, shkencave politike. Me zgjuarsi gjenetike natyrore, me përkushtime përtej të zakonshmes. E kreu gjimnazin në Tropojë me notë mbi nëntë, çka i mundësoi vijimin e studimeve të larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua për Shkenca Politike (1991) e Juridik (1994). Ishte njeri besimtar, një besimtar i madh, si pak kush, si rrallëkush, edhe kur Shqipëria ishte ateiste. Ai merrej shumë me sportet: me futbollin, notin, shëtitjet deri në lartësitë alpine, etj. Në këtë botim kemi një fakt interesant: më 1981, Azem Hajdari 18-vjeçar, u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës “Dardania” në qytetin Bajramcurri, në rolin e personazhit Maliqi tek drama e njohur “Familja e Peshkatarit”.

Në këtë album monografik, në faqe e kapituj të tij, pasqyrohet roli i madh dhe veprimtaria elitare e Azem Hajdarit si Lider i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90 (në Qytetin “Studenti”, në takimet me liderin e fundit komunist – Ramiz Alinë; në ballë të mitingjeve, protestave, demonstratave; etj.); si kryetar i Komisionit Nismëtar të PD (në ngritjen, shtrirjen e forcimin e degëve të PD-së në rrethe; në propagandimin e zbatimin e Programit të PD-së, në Grevën e Urisë në “Qytetin “Studenti” dhe në rrëzimin e Shtatores së E. Hoxhës; etj); në kontributet e tij për ndërkombëtarizimin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri (vizitat në Senatin e Kongresin Amerikan, në institucione e organizma ndërkombëtare në Europën Perëndimore; në vende ballkanike e mesdhetare, në diasporat shqiptare në botë). Njëkohësisht e njejtësisht kemi veprimtarinë atdhetare e politike të tij në Tropojë, në vendlindjen e vet: Në shtëpinë e Azem Hajdarit, më 3 janar 1991, themelohet dega e PD-së  e Tropojës, një nga degët e para në Shqipëri. Ai merr pjesë qyshse në të parin miting të madh  e të veçantë të PD e popullit të Tropojës më 10 janar 1991. Ai ishte dhe deputet i rrethit të Tropojës në Kuvendin e Shqipërisë, ku në vitin 1998 shkoi për t’u interesuar dhe për të ardhurit nga Kosova, për shqiptarët e shpërngulur prej gjenocidit e terrorit sllav të Millosheviqit.

Në këtë Album monografik ka një kapitull të veçantë: “Azem Hajdari u rrit me dashurinë për Kosovën dhe kontribuoi për Lirinë e saj”, sepse kishte traditën e familjes e të vendlindjes së tij, sepse ishte mik i afërt i Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova; se kishte lidhje atdhetare dhe me Adem Jasharin e figura të tjera të shquara të Kosovës; sepse më 1998 mori dhe plagë në trup kur shkoi në Tropojë për t’u interesuar për të ardhurit nga Kosova, për shqiptarët e shpërngulur prej gjenocidit e terrorit sllav të Millosheviqit. Ai, në shtator 1998, kishte nistue punën për t’i hyrë rrugës së marrjes të gradës shkencore “Doktor i Shkencave” me një temë për Çështjen Kombëtare Shqiptare, por nuk ia mbrrini për shkak të jetës së tij të shkurtër. Aty gjejmë dhe faktin tjetër, se si Azem Hajdari e shprehu publikisht gadishmërinë për të shkuar për të luftuar me armë në dorë në Luftën e Kosovës, por për shkak të pozicionit të tij politik në Shqipëri nuk iu lejua ndërmarrja konkrete e një akti të tillë.

Albumi monografik “Azem Hajdari dhe Tropoja” i kushton një vend të veçantë përurimit të Shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë (27 tetor 2017), e cila ishte nismë e nisur vite më parë nga dy biznesmenët atdhetare shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktari – Nderi i Kombit dhe Rrustem Gecaj – Nderi i Kombit, nga Besnik Dushaj – kryetari i sotëm i Bashkisë së Tropojës dhe av. Rasim Hasanaj – vllai i Azem Hajdarit, ish-kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë.

Aty, në këtë veprimtari solemne e festive përshendetën: nga Tirana, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta; nga Amerika Federata Panshqiptare “Vatra” dhe Harry Bajraktari – Nderi i Kombit; nga Tirana, Azem Hajdari – djali i vogël i Heroit të demokracisë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, theksoi: “Azem Hajdari jeton dhe do të jetojë përjetë në idealin e lirisë, në ëndrrën më të bukur të çdo shqiptari”. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij, pohoi: “ Azem Hajdari e shënoi hapjen e epokës së re të demokracisë shqiptare”. Gjeneral Daut Haradinaj, deputet i Kosovës, teksa solli përshendetjet e tij nga Kosova, shtoi: “Qindra mijëra luftëtarë të Kosovës dhe jo rastësisht e kishin frymëzim heroin e Kombit Shqiptar, Azem Hajdarin”. Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, tha në fjalën e tij: Edhe ne, shqiptarët në Malin e Zi, njësoj si Ju e nderojmë figurën e Azem Hajdarit”. Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, do ta krahasonte Azem Hajdarin si “një shpërhtim vullkani…”. Deputetja Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, tha se” Azemi dhe Studentët e Dhjetorit, nuk e mësuan demokracinë nëpër shkolla apo universitete. Por, historia e Tropojës, historia e Kombit Shqiptar, historia e Kosovës ishte baza mbi të cilët  ata ngritën idealet e Dhjetorit dhe luftuan për një Shqipëri të Lirë, Demokratike dhe të integruar…”.

Në kapitullin e fundit rendohen dekoratat e titujt e lartë dhënë nga presidentët e Shqipërisë: “Urdhri i Flamurit”(2013), Urdhri “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” (2008); titulli “Nderi i Kombit” (2002), “Pishtar i Demokracisë” (1993); nga Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova me dekoratën e lartë “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” (2003); titujt “Qytetar Nderi” në Tropojë – vendlindjen e tij dhe në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Kavajë, Berat, Elbasan, Peshkopi, Mallakastër, Lezhë, Delvinë, Librazhd, Kukës, Lushnje, etj., pothuaj në të gjithë Shqipërinë.

Në përmbyllje po due me e risjellë një thanie të regjizorit të njohur Mevlan Shanaj (2008), e cila është në faqen e parë të këtij albumi monografik dhe shprehimon realisht e mrekullisht për Azem Hajdarin: “Erdhi si një meteor” dhe “solli një ndriçim, ndriçimin e madh të Lirisë”.

Aktualitet

Basha dhe fjalimi që “vrau” protestën

Publikuar

-

By

Nga Xhuljo Ferzaj

– Gjatë protestës së opozitës fjalim u mbajt vetëm nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flasë para pjesëmarrësve. Ligjërata e Bashës nisi me një nga thëniet e Naim Frashërit “Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi”. Më pas kaloj direkt te shifra e pjesëmarrësve duke thënë se ishin mbledhur qindra e mijëra, krahasimi i vitit 2018 me periudhën e komunizmit ku vendi ishte i izoluar nga bota perëndimore, ripërtëritë “Diellin, Perëndimi, Lirinë, Demokracinë”, krahason qeverinë “Rama 2” si qeveri bizantine, osmane, anti eurpiane. Në minutën e 5 të fjalimit tregon se opozita nuk është mbledhur për përfitim politik, por shkatërrimin e “Sundimtarin shkatërrues”, betejë midis të mirës dhe të keqes.

Ky është momenti i parë kur kryetari i PD-së, ngre zërin sipas fjalëve, për të marrë në këmbim brohoritje, duartrokitje, mbështetje por nuk arriti ta realizonte. Gjithsesi vazhdoj të lexonte fjalimin duke e pasur të vështirë të kuptonte se vëmendja e pjesëmarrësve nuk u tërhoq siç duhej. Basha tentoj të krahasonte veten e tij, pjesëmarrësit me njerëzit që duan drejtësinë dhe atyre që se duan dhe i përkasin “Aleancës së krimit”. Sipas deklaratës së tij problemi nuk është midis opozitës dhe mazhorancës, por dhunimi i demokracisë, të drejtës së qytetarëve, në fund e mbyll fjalinë duke akuzuar se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin.

Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve. Mund të mbledhësh protestues, është vetëm puna e parë, fjalimi nëse rezulton pa inspirim zbeh shpirtin e protestës, e “vret”. Këtu ndikuan shumë faktor, së pari, Basha ka vështirësi të mbaj një fjalim para turmave të qytetarëve, kjo kuptohet qartë, lexon në mënyrë mekanike, nuk inspiron, krijon tension te dëgjuesi, që me siguri thotë “kur do mbaroj”. Përveç kësaj ishte vetë Basha, ai që hasi pengës në fjalim, u kuptua qartë, mezi priste ta përfundonte, kjo i solli gabime në renditjen e fjalimit, pasi nuk i lexoj të gjitha, nuk e përcolli me emocion për të marrë shpirtin e protestueseve, fundja në një protestë ky është një ndër synimet kryesore.

Gjestet, lëvizja e dorës së djathë, herë duke treguar me gishtin tregues, me grusht dhe dy gishtërinjtë shoqëruar me ngritjen deri në maksimum të vokalit gjatë fjalëve “Lufta me autokratët e korruptuar”, i dha më shumë fishkëllima se sa duartrokitje dhe brohoritje, në minutën e 11. Provoj të bënte pauzën por kjo nuk ndikoj aspak te duartrokitjet, brohoritjet dhe reagime që tregonin se ishin duke e ndjekur me vëmendje, nuk ndikuan aspak në psikologjinë e pjesëmarrësve, gjithçka pritej të realizohej mbi bazën e skemës së ndërtuar. Nëse kjo do ndodhte protestuesit do duartrokisnin, thërrisnin me zë të lartë emrin e kryetarit të PD, “Basha, Basha”, gjë e cila do kërkonte kohë deri sa të qetësoheshin, nuk ndodhi as kjo.

Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve. Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë. Shumica e qytetarëve që kishin planifikuar pjesëmarrjen hoqën dorë, nuk donin të dëgjonin përsëri historinë e përsëritur me “Babalen”. Në fjalim kishte një kombinim midis akuzave, propagandës, krahasimeve, jo mesazh, pasi vetë Basha premtoj se do tregonte gjëra të reja, që do tronditnin qeverinë, ndodhi që përsëriteshin të njëjtat fjalë si në media dhe kuvend.

Fjalimi u përcoll si propagandë asgjë më shumë, në të gjithë fjalët e përdorura nuk pati asnjë mesazh, përveç 300 fjalëve që lexoheshin e rilexoheshin disa herë. Ka nga ata që thonë se të gjitha fjalët e tij ishin mesazhe, vlerësimi bëhet pas përfundimit të protestës. Kishte një ngatërresë midis propagandës dhe akuzave, nuk solli asnjë manipulim/ndikim  për ti nxitur pjesëmarrësit të kishin një reagim mbi bazën e ndikimit të fjalëve të Lulëzim Bashës. Në një fjalim llogariten mesazhet që do prodhojnë dhe mbushin mediat me lajme, kjo nuk ndodhi pasi llogaria ishte bërë gabim. Reagimi i qytetarëve nuk erdhi nga fjalë e Bashës, për këtë problem është i vetëdijshëm edhe vet. Më shumë lajm prodhoj dëmtimi i kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, se sa fjalimi i Bashës.

Pavarësisht se për këtë të fundit u pretendua se u dhunua si gazetar, në të vërtet ai nuk kishte në dorë mikrofon, regjistrues, apo diçka që ta identifikonte si të tillë, ishte protestues si të gjithë qytetarët. Reagimet e deputetëve të PD nisën të ndërtoheshin mbi këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë si të dhunshme dhe polici që mbron krimin, jo mbi fjalimin e kryetarit. Kryeredaktori u bë epiqendra e lajmeve ndërsa vetë kryetari i PD, nuk u bë krijues. Nuk ndodhi se e fshehu informacionin, s’kishte kauzë politike, ky është problemi thelbësor. Mesazh është numri i pjesëmarrësve por jo gjithmonë, mund të bëhet edhe me 50 persona, madje me një figurë satirike nëse je lider.

Një politikan si në rastin e Bashës i cili pretendon të jetë lider politik, përveçse duhet të ketë një fjalim të përgatitur për të ushqyer protestuesit, mediat brenda dhe jashtë vendit, qytetarët që nuk janë pjesëmarrës, përfshirë edhe ata që nuk e mbështesin duhet ta menaxhoj ai dhe jo anasjelltas. Problem ishte përmbajtja e fjalimit, mënyra se si u përcoll, pa dashur të futem te pjesa e organizimit, numrit të pjesëmarrjes, sa veta u dëmtuan, banderolat, flamurat.etj.

Nuk pamë një Basha krijues sipas rrethanave, por një lexues fjalimesh në mënyrë mekanike që mezi priste edhe vetë të mbaronte. Mungesa e  menaxhimi i fjalimit pengoj vetë Bashën e qytetarët ta dëgjonin me vëmendje, dukej sikur thoshin të mbaroj sa më shpejtë për të kaluar te Ministria e Brendshme për fazën e dytë të protestës, përplasje verbale dhe fizike, në fakt kjo u duk sikur të ishte qëllim kryesor, u la në dorë të pjesëmarrësve për një kohë të gjatë por dikush i kërkoj Bashës të tërhiqte personat që tentuan konfrontimet. Gjë të cilën e bëri duke kërkuar largimin nga Ministria e Brendshme. Pa dashur të dal nga kontesti i fjalimi të Bashës, u vu re se fjalët e tij nuk shërbyen si orientim për reagimin e protestueseve, vepruan mbi bazën e planifikimit që ishte bërë në skenarin e protestës. Basha kishte llogaritur të mbante një fjalim më të gjatë, ai lexoj 60 % të tij.

Një sukses që pati lideri i PD ishte mungesa e konkurrencash, mbajtja e fjalimit vetëm nga ai i dha shumë pikë përball Monika Kryemadhit, tashmë ai mund të quhet “Lideri i opozitës” ndërsa kryetarja e LSI e humbi këtë gjë. Nuk dihet nëse Monika Kryemadhi vendosi vetë të mos mbante fjalim, ishte e gatshme për pjesën tjetër të organizimit të protestës, kjo varet nga talenti. Basha nuk e kishte konkurrent në fjalim Kryemadhin, pavarësisht se kjo në demokraci është diçka e bukur, pavarësisht se nuk u realizua. Në protestë s’kishte konkurrencë midis fjalimeve por një tërheqje nga ana e Kryemadhit e cila për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur, nëse do kujtojmë fjalimin e saj të fundit preferoj të mos e komentoj.

Basha përpiqet ta nisi me sukses fjalimin, gjatë rrugës i dalin shumë probleme, jo vetëm me zërin, hapjen e gojës, gjestet, leximi i protestueseve e mënyra se si përcillet është problematike, duke e kthyer në një ligjëratë vetëm për tu lexuar, pa menduar mesazhet, lajmet që duhet të prodhojnë fjalët. Këtu nuk diskutohet për menaxhimin e situatës, lidhjen fjalim-protestues, kjo gjë ishte shumë larg për ata që ishin prezent në shesh dhe jo për ne që e dëgjuam nëpërmjet mediave.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

A kemi pse frikësohemi ?!

Publikuar

-

By

Nga Leonora Laçi
Sa herë përmendet emri i diktatorit Enver Hoxha, kemi një reagim alergjik të pashmangshëm dhe të justifikueshëm, e njëjta gjë ndodh dhe më komunistët kur i përmendën nacionalistët, madje dhe termi“nacionalist” i trembë.
A do të gjendet ndonjëherë gjuha e përbashkët për këtë çështje, si dhe të ulen gjakrat mbi këtë temë delikate ?!
Por, pse ndjehemi të frikësuar dhe a kemi arsye duke qenë se tashmë jetojmë një tjetër sistem, e komunizmi ka rënë ?!
Disa nga arsyet do i përmendi në këtë artikull.
Së pari, nëse ne do ndjeheshim të vlerësuar mjaftueshëm nga politikbërësit tanë, nga shteti shqiptar me institucionet e tij, e nderi të jete çuar në vend, s’do kishim përse të friksoheshim.
Së dyti, nëse ne vërtetë do kishim hapur një kapitull të ri, partitë shqiptare të ishin shkëputur nga e kaluara dhe të dënonin aktet e dhunës që janë ushtruar ndaj shqiptarëve nga shqiptarët përgjatë periudhës komuniste, s’do kishim pse të frikësoheshim nga fantazma  e “Enver Hoxhës”.
 Së treti, nëse do i dënonim persekutorët atëherë s’do kishim përse të frikësoheshim.
Së katërti, nuk do indinjoheshim aspak nga qëndrimet e njerëzve të caktuar për të kaluarën komuniste nëse këta njerëz nuk do rrihnin gjoksin dhe të numëronin vetëm fitoret e komunizmit, por të njihnin dhe dështimet e tij, të merrnin në konsideratë dhe viktimat e komunizmit, e të mos frynin numrin e dëshmorëve. Nuk janë më pak dëshmorë  dhe njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore të rreshtuar në partitë e tjera, apo dhe ata  që punuan punë vullnetare në këneta e miniera, e mbetën aty.
Së pesti, frikësohemi sepse në dokumentet arkivore të periudhës komuniste në dosjet e sigurimit hidhet baltë mbi individë të caktuar dhe nesër këto dokumente mund të merren si fakte historike, e kësaj i thonë fallsifikim të historisë. Jo çdo dokument i asaj periudhe duhet të merret në konsideratë.
Së gjashti, gënjeshtra komuniste është thënë aq shumë sa për shumëkënd është marrë si e mirëqenë.
Së shtati, ne frikësohemi sepse nuk u bë asnjë “nuremberg shqiptar”, mjaft i domosdoshëm.
Së tetti, ne tërhoqëm zvarrë vetëm bustin, por jo ideologjinë komuniste, që reflektohet në politikëbërjen tonë.
Së nënti, nuk protestuam një herë të vetme mbarë populli të padirigjuar nga partitë politike, për të larë hesapet me të kaluarën, e kështu harruam.
Fantazmat e së kaluarës do na ndjekin gjithmonë deri sa të guxojmë të dalim mbi partitë, të veprojmë të bashkuar kundër së keqes.
Duhet të kuptojmë që në çdo kohë kanë lindur dhe do lindin njerëz me mendime pro dhe kundër së kaluarës komuniste.
5 Maji nuk duhet të jetë datë e komunistëve, edhe pse ata e kanë përdorur si triumf personal, është groteske të thuhet që pas marrjes së pushtetit i vranë vetë shokët e luftës e më pas i ngritën memorial.
Edhe pse simbolika e kësaj date është instrumentalizuar nga komunistët në dobi tyre, në të vërtetë duhet të shërbejë si datë përkujtimi për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake që luftuan kundër një force të huaj.
E vërteta historike nuk është absolute pasi atë e shkruajnë fitimtarët, e shkruarja e saj jo gjithmonë i përshtatet realitetit, dhe secili e konsideron të vërtetë, të vërtetën e tij në kushtet dhe rrethanat e kohës.
Dëshmorë të shpallur të tillë apo të pashpallur duhen nderuar njëlloj, sepse sakrifikuan jetën për Shqipërinë pavarësisht rreshtimit ideologjik.
Po ashtu duhen respektuar njëlloj viktimat e komunizmit ashtu siç po i respektojnë ekzekutuesit e tyre, ngritja e një memoriali për ta është detyrim kombëtar.
LEXO TE PLOTE

Blogu

Mbajti të birin në kafaz për më shumë se 20 vite/ Arrestohet babai

Publikuar

-

By

Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendohet se e mbante të birin e tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vite, me arsyetimin se ishte me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, një burrë 73 vjeçar i quajtur Yoshitane Yamasaki është arrestuar me dyshimin se për më shumë se 20 vite e ka burgosur të birin e tij në një kafaz prej druri në lartësi prej 1 metër dhe gjerësi prej 2 metrash, transmeton Anadolu Agency.

Një punonjës lokal i cili ishte përkujdesur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Yamasaki-t para se të vdiste, në muajin janar njoftoi autoritetet në lidhje me rastin. Pas kësaj policia ka filluar hetimet për rastin dhe ka ndaluar Yamasaki-n.

Ai zyrtarëve u ka thënë se të birit, të cilin e mbante të mbyllur që nga mosha 16 vjeçare e deri më tani, i jepte çdo ditë ushqim dhe se lejonte të lahej çdo të dytën ditë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se djali i Yamasaki-t, i cili tani është 42 vjeçar, përveç kurrizit të lakuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në institucionet e mirëqenies sociale.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:50 - 21 June, 2018

Rreshjet e shiut përmbytin Prishtinën

Gjatë ditës së sotme Prishtina është përmbytur nga reshjet e shtuara të shiut, që kanë lënë pasoja të mëdha. Sikurse raporton “Zeri.Info”,përveç...

Aktualitet17:49 - 21 June, 2018

PD nuk ndalet/ Deputeti demokrat lë në “ethe” Qeverinë

Pas publikimit të skandalit “Xhafaj”, Partia Demokratike ka paralajmëruar nxjerrjen e provave të reja për eksponentë të Qeverisë. Kjo gjë...

Aktualitet17:42 - 21 June, 2018

Franca gjen golin/ Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

Kombëtarja e Francës më në fund arriti të kalojë mbrojtjen e Perusë, e cila u mbajt mirë deri në 34’....

Aktualitet17:41 - 21 June, 2018

Albin Kurti sulmon kryeministrin Haradinaj dhe presidentin Thaçi

Kryetari i lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti, në një konferencë për media nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Ramush Haradinaj...

Aktualitet17:33 - 21 June, 2018

Spaho “tradhëton” Bashën/ Nxjerr zbuluar punën e PD për zgjedhjet

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ndërsa ka komentuar situatën...

Aktualitet17:24 - 21 June, 2018

Vrau burrin përdhunues, u dënua me vdekje/ 19-vjeçarja dëshmon historinë tronditëse

Rasti i Noura Hussein, e cila është dënuar për vdekje për vrasjen e bashkëshortit të saj, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar....

Aktualitet17:16 - 21 June, 2018

Holanda ngre alarmin/ Zbulohen arsyet pse janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është vënë në pikëpyetje nga Holanda. Në një raportim të medies vendase...

Aktualitet17:15 - 21 June, 2018

BE kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagave/ Ja çfarë sugjeron

Shefja e zyrës së BE-së, si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin...

Aktualitet17:02 - 21 June, 2018

Presidenti Ivanov mund ta lërë pezull Marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të...

Aktualitet16:51 - 21 June, 2018

Të dënuar me burg për disa vepra penale/ Ekstradohen shtetasit shqiptarë

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe atë të Greqisë kanë bërë ekstradimin e dy shtetasve. Policia bën me...

Aktualitet16:19 - 21 June, 2018

Kreu i OSBE-së “shuplakë” politikës shqiptare

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt, ka qenë i ftuar në emisionin “7 pa 5”, në “Vizion Plus”,...

Aktualitet16:02 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Nuk ka fitues mes Danimarkës dhe Australisë

 Edhe pse ndeshja mes Australisë dhe Danimarkës nisi praktikisht me avantazhin e këtyre të fundit, fitues nuk ka pasur. Eriksen...

Aktualitet15:58 - 21 June, 2018

Listat/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë. Të vlerësuar me notën...

Aktualitet15:53 - 21 June, 2018

Talenti shqiptar i bashkohet Gurit tek Oostende

Pas transferimit të sulmuesit Sindrit Guri tek Oostende, klubi belg ka arritur të transferojë edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet...

Kryesore15:52 - 21 June, 2018

Çelja e negociatave me Shqipërinë/ Çfarë kushtesh ka Gjermania?

Gjatë fjalës së tij në parlament, kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e...

Aktualitet15:43 - 21 June, 2018

Tifozeria daneze në fokus/ Fotoja e tyre po bën bujë në internet

Nuk iu ka shpëtuar fotografëve të FIFA-s një detaj shumë i veçantë, shumë i bukur, por i ekzagjeruar. Dy tifozë...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Zbulohen prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas refugjatëve

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka komentuar lajmin për ardhjen e 600 mijë refugjatëve. I ftuar në studion e “Opinion”...

Politikë15:34 - 21 June, 2018

Ish-ministri “shuplakë” Bashës/ Del në krah të Ramës ?

Ish-ministri i Rendit Publik në qeverinë e vitit 1992, Bashkim Kopliku ka reaguar në lidhje me debatet e fundit, për...

Kryesore15:10 - 21 June, 2018

Zbardhen debatet në parlament/ Holanda i “ngrin buzëqeshjen” Shqipërisë?

Ditën e sotme në Komisionin për Çështjen e Europës në Parlamentin e Holandës  është diskutuar çështja e hapjes së negociatave...

Aktualitet15:04 - 21 June, 2018

Skandal te Krimet e Rënda/ “Degjeneron” situata, avokati fyen gjyqtaren

Fadil Kasemi, ish burri i gjyqtares së vrarë, Fildeze Hafizi, është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës për...

Kronika15:01 - 21 June, 2018

Policia spanjolle prangos “skifterët” shqiptarë

Policia e Spanjës ka arrestuar një grup shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Sipas mediave iberike, ky grup brenda...

Aktualitet14:49 - 21 June, 2018

Rusi 2018 / Barazpeshë totale mes Danimarkës dhe Australisë

Janë mbyllur 45 minutat e para të sfidës së parë për ditën e sotme, mes Danimarkës dhe Australisë. Nordikët e...

Aktualitet14:43 - 21 June, 2018

Australinë e “shpëton” VAR / Vjen barazimi në “Cosmos Arena”

 Ka barazuar Australia me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga kapiteni Milos Jerdinak. Në minutën e 38’,...

Politikë14:30 - 21 June, 2018

Gjermania kundër negociatave ?/Reagon ministri Bushati

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Dimir Bushati, ka falenderuar qeverinë gjermane dhe kancelaren Angela Merkel për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Në...

Aktualitet14:25 - 21 June, 2018

Video / Një “perlë” e Eriksen bën diferencën 20 minutat e para

Nuk mund të mungonte ylli i Tottenham Chritian Eriksen dhe golat e tij spektakolar në këtë botëror. Mesfushori i Danimarkës...

Kryesore14:16 - 21 June, 2018

“Skandali Xhafaj”/ Basha “vret” Babalen  

Pak kohë më parë, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj....

Kryesore14:05 - 21 June, 2018

Para droge me “Toyota Yaris”?/ Balla zbulon emrat e deputetëve që udhëtuan drejt Berlinit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë...

Aktualitet14:04 - 21 June, 2018

Zhduket shqiptarja në Itali/ Nënë e dy fëmijëve

Mediat italiane kanë publikuar lajmin e zhdukjes së një shqiptareje në Itali. Rasti u bë i njohur në emisionin “Chi...

Trending

Read previous post:
Ndërron jetë mjeku i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur Polikron Çela, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Polikron...

Close