LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

54-vjeçari alarmon policinë: Nusja ka marrë fëmijën dhe është zhdukur prej ditësh

11 Mars 2018, 16:56, Kronika CNA

Një 54-vjeçar ka bërë një kallëzim në polici se prej 3 ditësh, nusja me fëmijën e saj të mitur janë larguar në drejtim të paditur dhe ende nuk janë kthyer.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të 23-vjeçares I.B. nga shtëpia së bashku me vajzën e mitur A.B., ndërsa policia po punon për gjetjen e tyre.

Materialet përkatëse janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Kavajës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga