LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova sërish drejt INTERPOL-it dhe UNESCO-s

10 Mars 2018, 16:48, Aktualitet CNA

Afirmimi i shtetit të Kosovës në botë dhe anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtarë, INTERPOL dhe UNESCO është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Haradinaj.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës,  në emisionin e përjavshëm ?Fokus? të  radios ?Evropa e Lirë?, e që ?Zeri.Info?  sjell në publikim, thotë se ekzekutivi tashmë është duke punuar në përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësim në këta dy mekanizma.

Në përmbushje të këtyre dy objektivave, sipas Matoshit, është ërgatitur një strategji e re për pranimin në INTERPOL

Kjo pasi Kosova kishte aplikuar edhe vitin e kaluar për anëtarësim në mekanizmin ndërkombëtar policor, INTERPOL dhe megjithse u arrit që kërkesa ë futej në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, ndërsa  Palestina dhe Ishujt Solomon ishin pranuar, Kosova e tërhoqi kandidaturën e saj. Një hap i gabuar ky i vlerësuar nga Skënder Hyseni, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, në dy mandatet e kaluara.

Duke dashur të plotësoj këshilltarin Matoshi zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Besnik Hoti, konfirmon për radion ?Evropa e Lirë? se është punuar intensivisht për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Dhë ndërsa rruga për këtë anëtarësim qohet e ?mbarë?, aj drejt UNESCO-s vlerësohet si më e vështirë, pasi sado dhe çfarëdo të bëjë qeveria Haradinaj  mundësia eventuale e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do të jetë vetëm në vitin 2019, kur edhe pritet Konferenca e Përgjithshme e kësaj organizate.

Megjithatë, zëvendësministri Hoti thotë se Kosova po bëhet gati edhe për këtë sfidë. Ka finalizuar propozim-kornizën për strategjinë, kornizën që parashikon reformat legjislative, krijimin e mekanizmave gjithëpërfshirës koordinues në nivel nacional, si dhe fushatë të fuqishme diplomatike të koordinuar me partnerët tanë ndërkombëtarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga