LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga kati i 2-të i pallatit/ Adoleshentja transportohet me urgjencë në spital

10 Mars 2018, 21:34, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Plazhit në Durrës.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se një vajzë 15 vjeçe është hedhur nga kati i dytë i një pallati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa vajza është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Nga të dhënat paraprake gjendja e saj paraqitet e rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton. /CNA.al

Lajmet e fundit nga