LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të bëjë Arben Ristani burg për Lulzim Bashën ?

10 Mars 2018, 18:05, Aktualitet CNA

Prej gati një jave, media amerikane ?Mother Jones? denoncoi financimet e kreut të PD, Lulzim Basha në një kompani lobimi në SHBA, e cila një prej burimeve të saj e kishte nga një degë e një kompanie ku nga pas qëndronin pronarë rus.

Kjo për një pjesë prej rreth 150 mijë dollar, paguar vitin e kaluar në muajin mars, si mbështetje e kompanisë amerikane ndaj PD për ti krijuar hapësira kryetarit të saj Lulzim Basha për të hyrë në Kongres apo dhe për të realizuar një foto me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Kjo është pjesa e parë e asaj çfarë ka nxjerrë media investigative, me profil të majtë ashtu siç e pretendon dhe vetë Lulzim Basha, më pas ka dalë dhe Zëri i Amerikës, zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thotë se ka dyshime të forta dhe paqartësi për burimin e parave të financuara.

Ndërkohë raportoi menjëherë dhe New York Times dhe gjithashtu pritet që dhe disa media të tjera europiane në vijim të raportojnë ngjarjen e ndodhur.

Në politikën shqiptare, kryeministri Rama po përpiqet ta instrumentalizojë politikisht çështjen, duke e kanalizuar atë te rusët, duke thënë që janë rusët që kanë financuar. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë, por e vërtetë është vetëm një detaj. Janë dy rusë, pronarë të një kompanie nga ku është financuar Lulzim Basha.

Që janë lekët e rusëve apo jo, kjo ende nuk dihet. Me shumë gjasa ato para  mund të jenë edhe të vetë Lulzim Bashës, apo ndoshta donator, por janë kanalizuar të gjitha nëpërmjet dy rusëve që Basha pretendon se nuk i njeh dhe PD nuk ka një kontratë me ta, megjithëse CNA.al informoi tre ditë më parë se Lulzim Basha e njihte Biniatta Trade LP dhe për më tepër në kontratën e firmosur me kompaninë Muzin, ku në cep të çdo faqje ndodhet firma e Lulzim Bashës ndodhet dhe emri i Biniatta, por kjo nuk ka rëndësi.

Në lidhje me gjithë këto që po themi dhe me skandalin e fundit, e publikuar fillimisht nga një media investigative në muajin nëntor, gjërat kanë percipituar shumë. Prokuroria ka hapur një hetim, Basha është treguar i gatshëm të dëshmojë, të vërë në dispozicion gjithçka, por asnjë ditë Lulzim Basha nuk ka shkuar në prokurori, asnjë ditë nuk është paraqitur të thotë të vërtetën e tij. Ka disa qëndrime të Lulzim Bashës në media, por që janë kontradiktore, ashtu si dhe vetë deklarimet e të ardhurave apo financimet për foton e tij apo mbështetjen e PD në fushatën elektorale.

Në fakt, në prokurori ka shkuar Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm dhe numri dy i kësaj partie, të cilin Lulzim Basha e vendosi në mesin e listës së kandidatëve në Vlorë, megjithëse me dëshirën që Ristani të humbte, dhe në fakt ashtu ndodhi. Mesa duket tani Lulzim Basha kërkon ta përdorë si komardare shpëtimi Arben Ristanin.

Në kontratën me Muzin dhe në çdo shkrim të botuar nga mediat amerikane, ?Mother Jones? apo ?New York Times? duke klikuar edhe linket e mëposhtme ku ju mund të gjeni të gjitha kontratat e plota të deklaruara nga kompania amerikane Muzin nuk është në asnjë pikë Arben Ristani.

Lulzim Basha nuk është nga ata që lëshon kollaj vulën. Të gjitha kontratat ai i ka firmosur vetë. Të gjitha marrëveshjet i ka bërë vetë. Këto i ka bërë një pjesë të madhe të tyre në SHBA. Kujtojmë se në atë kohë, Lulzim Basha ka udhëtuar shpesh drejt SHBA-së, para gjatë dhe pas çadrës. Edhe gjatë fushatës, ku më e fundit ishte ajo kur realizoi foton me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Por çfarë ndodhi? Kontratat shkoi dhe i firmosi Lulzim Basha, mbështetja ju dha Lulzim Bashës, firmën dhe vulat i vendosi Lulzim Basha. Gjithçka e bëri vetë Lulzim Basha, edhe përzgjedhjen e kompanisë, edhe nënkontraktorët i ka bërë Lulzim Basha. Ndërkohë prokuroria i ka hapur tashmë hetimet, atje nuk shkon. Te prokuroria nuk shkon Lulzim Basha, por shkon Arben Ristani.

Çfarë përgjegjësie ka Arben Ristani që shkon në prokurori, sekretari i përgjithshëm dhe numri dy i PD që nuk ka shkuar në SHBA dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë?

Gjithçka e ka firmosur dhe vulosur Lulzim Basha. Përse duhet të thërrasë prokuroria Arben Ristanin, një herë, dy herë apo tre herë?

Ndoshta prokuroria mund të ketë thirrur Lulzim Bashën dhe ky i fundit nuk shkon, por ka çuar Arben Ristanin sepse nuk do të dëshmojë, do ti shmanget të vërtetës, ti shmanget prokurorisë dhe asaj çfarë ka bërë.

Si gjithmonë Basha përpiqet që gjërat ti kalojë në heshtje, dhe për këtë arsye ai çon Arben Ristanin. Nuk ka prokurori në botë në fakt që mund ta shpëtojë Lulzim Bashën nga ky skandal, as Arben Ristani, vetëm nëse ky i fundit ka vendosur që të bëjë burg në vend të Lulzim Bashës, gjë që na duket e vështirë për ta besuar. Sepse Arben Ristani në këtë rast do të ishte kamikazi i Bashës, pas përdhosjes dhe turpërimit publik që i bëri kreu demokrat sekretarit të përgjithshëm rreth 6-7 muaj më parë kur e vendosi në mes të listës së kandidatëve në Vlorë, në një pozicion humbës.

A do ta bëjë Arben Ristani burgun e Lulzim Bashës, sepse është Lulzim Basha ai që ka shkuar, ka gjetur kompaninë dhe ka kontaktuar, ka negociuar dhe ka firmosur dhe për këtë ka vepruar edhe kompania?

Nuk ka bërë foto Arben Ristani me presidentin Trump, nuk ka takuar askënd në kongres nuk ka qënë Arben Ristani, nuk ka vulë Arben Ristani, nuk ka firmosur asgjë Arben Ristani , gjithçka e ka firmosur, negociuar dhe paguar Lulzim Basha.

Përse duhet që Arben Ristani të shkojë të paraqitet në prokurori në emër të Lulzim Bashës?

Lulzim Basha nëse ka burrëri të shkojë vetë në prokurori. Nuk mund ti shmanget asaj duke cuar atje Arben Ristanin, vetëm nëse ky i fundit ka marrë përsipër të bëjë burgun e Lulzim Bashës./ CNA.al

https://www.motherjones.com/politics/2018/03/how-a-russian-linked-shell-company-hired-an-ex-trump-aide-to-boost-albanias-right-wing-party-in-dc/

https://www.nytimes.com/aponline/2018/03/07/world/europe/ap-eu-albania-russia-election-meddling.html

Lajmet e fundit nga